Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/19
... universitetet mesjetare në Evropë kanë evoluar nga disa shkolla shumë të vjetra të njohura si shkollat e katedraleve dhe shkollat e manastireve? Këto universitete u shfaqën në fund të shekullit XI ndërsa gjatë shekullit XIV pati një rritje të numrit të tyre.
Që nga periudha e hershme moderne e tutje, kjo formë organizative e stilit perëndimor u përhap gradualisht nga perëndimi mesjetar latin në të gjithë globin, duke zëvendësuar përfundimisht të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë mesjetar dhe duke u bërë modeli kryesor i arsimit të lartë.
Ndër universitetet më të hershme të këtij lloji ishin Universiteti i Bolonjës (1088), Universiteti i Parisit (mësimdhënia mesi i shekullit XI, njohja formale 1150), Universiteti i Oksfordit (mës. 1096, njoh. 1167), Universiteti i Kembrixhit (1209), Universiteti i Vjenës (1365), Universiteti Heidelbergut (1386) dhe Universiteti i Shën Andreut (1413). Universiteti i parë mesjetar në Gadishullin Ballkanik konsiderohet të jetë Universiteti Mesjetar i Durrësit.