Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/50
Japonia (japonisht: Nihon ose Nippon, zyrtarisht 日本国Nippon-koku ose Nihon-koku) është një shtet ishullor në Azinë lindore.Ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje tëDetit të Japonisë, Republikës Popullore të Kinës,Koresë veriore, Koresë jugore dhe Rusisë, nga Deti Ohot në veri tek Deti i Kinës Lindore dhe Taivani në jug. Shkronjat japoneze (kanji) që e përbëjnë Emrin e Japonisë nënkuptojnë "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si "Toka e Lindjes së Diellit".
Japonia përbëhet prej më shumë se 3,000 ishujve që e bëjnë atë arkipelag. Ishujt më të mëdhenj janë Honshū, Hokkaidō, Kyūshū dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanikë; për shembull, pika më e lartë e Japonisë, Mali i Fuxhijamës, është vullkanik. Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona Tokyo i Madh, e cila përfshin kryeqytetin de facto Tokyo dhe disa prefektura përreth, është zona më e madhe metropolitane në botë, me mbi 30 milion banorë.