Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/16
Anglia është vendi më i madh dhe më i populluar i Britanisë së Madhe. Popullata e saj e përbën me më shumë se 83%, shumicën e popullsisë së Britanisë së Madhe, kurse pjesa kontinentale e Anglisë zë pjesën më të madhe jugore të Ishullit Britanik dhe ndan kufirin tokësor me Skocinë në veri dhe Uellsin në perëndim. Ka dalje në Detin Veriut, Detin irlandez, Detin Kelt, Kanalin e Bristolit dhe Kanalin Anglez.
Anglia u bë shtet i bashkuar në vitin 927 dhe merr emrin nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shek. V. dhe VI. Kryeqyteti i Anglisë është Londra, sipërfaqja më e madhe urbane në Britani dhe zona më e madhe urbane në Bashkimin Evropian.
Anglia renditet ndër qendrat e zhvillimit kulturor më me ndikim. Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës angleze si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e perandorisë britanike dhe vendlindja e Revolucionit industrial. Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua. Anglia ishte demokracia e parë parlamentare dhe si pasojë shumë novacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike me prejardhje angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.