Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/28

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Robert Elsie]

Robert Elsie (29 qershor 1950 - 2 tetor 2017) ishte një albanolog, shkrimtar dhe përkthyes gjerman i lindur në Vankuvër, Kanada. Elsie ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë1972. Po në atë vit, ai shkoi në Evropë me një bursë studimesh, ku ne vitet ne vijim vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor, në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978.

Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bonn dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës, në veçanti si përkthyes për disa raste, duke përfshirë gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai u nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri.






Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]