Windows XP
Windows XP | |
---|---|
Pjesë e familjes Microsoft Windows | |
Zhvilluesi | |
Microsoft | |
Adresa e internetit | microsoft |
Publikimi | |
Faza e parë e publikimit | tetor 25, 2001 |
Publimiki i qëndrueshëm | 5.1 (Build 2600: Service Pack 3) (prill 21, 2008 | )
Modeli burimor | Burimi i mbyllur, Burimi i përbashkët[1] |
Licensa | Pronësi, softuer komercial |
Lloji krenel | Hibrid |
Mënyra e përditësimit | Windows Update Windows Server Update Services (WSUS) System Center Configuration Manager (SCCM) |
Platformat e suportuara | IA-32, x86-64 dhe Itanium |
Paraprirë nga | Windows Me dhe Windows 2000 |
Pasuar nga | Windows Vista |
Statusi i mbështetjes | |
Mbështetja kryesore | Përfundoi më 14 prill 2009 |
Mbështetje e zgjeruar | Mbështetja e zgjeruar përfundoi më 8 prill 2014 për Windows XP me Service Pack 3 dhe Windows XP x64 Edition me Service Pack 2 |
Ulja e mbështetjes | I disponueshëm deri në fund të ciklit të jetës Windows 7[2] |
Lexim i mëtejshëm | |
Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 tetor 2001 dhe brenda janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë. Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 nëntor 2006 dhe për publikun në 30 janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.
Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.
Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.
Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Windows Licensing Programs" (në anglisht). Microsoft. Marrë më 21 shtator 2008.
- ^ Ina Fried (1 korrik 2010). "Microsoft extends Windows XP downgrade rights" (në anglisht). CNN. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 6 mars 2012.
Shiko Edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]