Jump to content

Windows Me

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Windows Millennium Edition
Zhvilluesi
Microsoft
Adresa e internetitWindows Me tek Wayback Machine (arkivuar 2 shtator 2000)
Publikimi
General
availability
shtator 14, 2000; 24 vite më parë (2000-09-14)[1][nevojitet citimi]
Publimiki i q
ëndrueshëm
4.90.3000 (shtator 14, 2000; 24 vite më parë (2000-09-14)[2])[nevojitet citimi]
Modeli burimorBurimi i mbyllur
LicensaSoftuer i pronarit
Lloji krenelBërthama monolit
Platformat e
suportuara
IA-32
Paraprirë ngaWindows 98 (1998)
Pasuar ngaWindows XP (2001)[3]
Statusi i mbështetjes
Mbështetja kryesore përfundoi më 31 dhjetor 2003
Mbështetja e zgjeruar përfundoi më 11 korrik 2006[4]

Windows Millennium Edition, i njohur edhe si Windows Me është një hibrid 16/32-bit grafik sistemi operativ që u publikua nga kompania Microsoft në 14 shtator 2000. Emri origjinal i kodit për versionin ishte Millennium (nga fjala angleze Millenium, që do të thotë mijëvjeçar).

Historia e zhvillimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëshuar pas Windows 95 dhe Windows 98, Windows Me u tregtua si "edicion në shtëpi". Ai përfshinte Internet Explorer 5.5, Windows Media Player 7 dhe softuerin e parë Windows Movie Maker, i cili ofronte aftësi themelore të redaktimit dhe zvogëlimit të videos dhe ishte krijuar si një program intuitiv redaktimi për përdoruesit e shtëpisë për konsumatorët. Microsoft ka përditësuar gjithashtu ndërfaqen grafike të përdoruesit në këtë version, duke përfshirë ato atribute të ndërfaqes grafike që u prezantuan pak më herët në sistemin operativ Windows 2000.

Ndryshe nga edicioni i Windows XP Home, i cili zëvendësoi Windows Me një vit më vonë, Windows Me nuk bazohet në arkitekturën Windows NT. Windows Me është një version i bazuar në MS-DOS (Windows 9x) si paraardhësit e tij, por kishte kufizime "reale mode" MS-DOS për kohë më të shpejta të nisjes së sistemit. Ky ishte një nga ndryshimet më të përfolura në Windows Me, pasi programet (si p.sh. drejtuesit e vjetër të diskut) që kërkonin "real mode" DOS për të ekzekutuar nuk funksiononin më në Windows Me.

Krahasuar me versionet e tjera, Windows Me ishte në treg për një kohë shumë të shkurtër, pasi shumë shpejt u zëvendësua nga sistemi operativ Windows XP, i cili u lëshua në 25 tetor 2001.

2006, gazeta PC World e quajti Windows Me si "Produktin më të keq kompjuterik të të gjitha kohërave" të katërt (Windows Me ishte pas vetëm AOL, RealPlayer dhe Syncronys SoftRAM) për çështje dhe aspekte të ndryshme teknike.[5]

Kërkesat e sistemit të Windows ME
Minimale Rekomanduar
Frekuenca e procesorit 300 MHz (150 MHz sa më pak e mundur) 700 MHz ose më shumë
RAM 32 MB 128 MB ose më shumë
Hard disk 200 MB 500 MB ose më shumë
Disk drive CD-ROM CD-ROM ose DVD-ROM
  1. ^ "Microsoft Announces Immediate Availability Of Windows Millennium Edition (Windows Me)". News Center. Microsoft. shtator 14, 2000. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 27, 2019. Marrë më janar 28, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ "Windows Me: Microsoft Releases New Operating System Built From the Ground Up for Home PC Users". News Center. Microsoft. shtator 14, 2000. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 15, 2019. Marrë më janar 28, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Hoffman, Chris (21 gusht 2021). "Windows Me, 20 Years Later: Was It Really That Bad?". How-to-Geek (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më shkurt 7, 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ "Microsoft Windows Millennium Edition". Microsoft Support Lifecycle. Microsoft. Arkivuar nga origjinali më mars 27, 2019. Marrë më 2016-05-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ Dan Tynan (26 maj 2006). "The 25 Worst Tech Products of All Time" (në anglisht). PC World. Arkivuar nga origjinali më 2006-07-21. Marrë më 2006-12-07.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)