Jump to content

Xhamia e Sinan Qatipit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Çatip Sinanit - Ljevisha
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek.XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës370

Xhamia e Jazixhi Sinanit ose e Qatip Sinanit apo Ljevishës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Hyn ndër xhamitë më të vjetra dhe mendohet se është ndërtuar jo shumë kohë pas hyrjes së qytetit nën sundimin osman, dhe sipas Menakibitmyftiut prizrenas Mehmet Tahir efendiut shkruar në shek. 19, përcillet se Sinani ishte qatipi personal i një sulltani dhe se pas ndërtimit fillestar ajo është shkatërruar dhe ndërtuar disa herë. Gjatë regjistrimit të përgjithshëm të sanxhakut të Prizrenit është radhitur se për mesxhidin e Jazixhi Sinanit qe lënë vakëf një mulli, pra asokohe xhamia ka qenë e ndërtuar.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Miftari, Faik (27 qershor 2016). "Xhamia e Jazixhi Qatib Sinanit". mediaelire.net.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)