Xhamia e Plumbit, Berat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Ky artikull ka lidhje me Xhaminë e Plumbit në Berat. Për artikuj të ngjashëm kliko këtu.

Koordinatat: 40°42′16″V 19°57′19″L / 40.70444°V 19.95528°L / 40.70444; 19.95528

Xhamia e Plumbit
Xhamia e Plumbit

Xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua në vitet 30 të sheullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë kur qyteti i Beratit fillon të rimëkëmbet duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme administrative dhe fetare në suazën e Perandorisë Osmane.[1]

Xhamia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monumenti fetare dhe kulturore ngrihet në qendër të qytetit dhe u ndërtua me porosi të feudalit Ahmet Bej Uzgurliu, i cili mendohet të jetë pinjoll i Skurajve[2]. Udhëtari osman Evlia Celebi kur shprehet për listën e ndërtimeve të Ahmet Beut në qytetin e Beratit, pas përshkrimit të vetë xhamisë, si një xhami e ndërtuar me gurë të gdhendur, mbuluar me plumb, me minaren elegante dhe një portik me shtatë kupola mbuluar me plumb edhe ato, na thotë se ajo ishte pjesë e një kompleksi të përbërë nga pazari, medreseja, imareti (mensë publike), shkolla, banja e cezmja. Elementët përbërës arkitekturor të monumentit janë: salla e lutjeve në formë katrore me kupolë, portiku nga ana veriore dhe minareja e lartë dhe e hollë punuar në bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit. Në brendësinë e saj karakteristik është ndricimi i bollshëm nga prezenca e shumë dritareve.

Biblografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena.  9992716223.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Anamali 2002, p. 711
  2. ^ Vehbiu A., Pllaka e Skurës, peizazhe.com, 5 tetor 2015.