Skurajt
Skurajt, Izgurliu ose Uzgurliu, kanë qenë një familje fisnike arbërore ndikimi i të cilës shtrihej në mes Tiranës dhe Durrësit dhe më pas mendohet se vijuan si funksionarë të Perandorisë Osmane[1][2]. Stema heraldike e kësaj familjeje është brendësuar në flamurin dhe stemën e Tiranës[3].
Mbiemri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dokumentet mesjetare latine, bizantine dhe sllave, mbiemri dokumentohet në disa trajta gjuhësore shkrimore si: Scura, Schura, Schuro, Sguro, Scuro, Sgurous, Zgura[4] etj. Studiuesit pohojnë se “emërtimi Skura ka prejardhjen toponimike nga treva e Shqipërisë së Mesme që fillimisht dokumentohet i lokalizuar tek Marin Barleti si Skuria, krahinë midis Tiranës dhe Durrësit”[5]. Më 1294-5 përmendet Progron i Sgurouve (Πρόγονος τοũ Σγούρου) si rimëkëmbës i kishës së Virgjëreshës Peribleptos në Ohër.[6]
Si patronim, përmendet Gjergj Skura në kadastrën e Shkodrës, me prona në përkatësitë e komunës[7]. Përmendet nga relacioni i Bolicës më 1614 ku në Balldren i quajturi Pepë Skura është në krye të 150 burrave në armë, ndërsa në Rus të Shkodrës i quajturi Mengo Skura në krye të 100 burrave në armë[8]. Një Pjetër Skura nga Kruja, nxënës në kolegjet e Fermos dhe Loretos, doktoruar për teologji-filozofi më 1665[9]. Më 1693 xhamisë në kalanë e Ulqinit i shtohet si hajrát një minare me gur të prerë nga bamirësi Haxhi Halil Skura. Në Shqipërinë e Mesme mbijeton toponimi Skuraj në Kurbin[10]. Lagjja Zguraj në Kavajë dhe ajo Uzgurli në Berat, mendohet se janë emërtuar prej pranisë së kësaj familjeje ndër këta qytete.
Stema
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stema gjendej në një gur varri, i cili mban emrin e Anton Skurës. Guri i varrit është zbuluar në vitin 1907 nga konsulli austro-hungarez në Shkodër, Theodor Ippen, në kalldrëmin para kishës së Zonjës Nunciatë, në Kodër-Marlekaj të Lezhës. Ky gur ka qenë lapidari mbi varrin e Anton Sgurës. Pas shembjes së kishës guri u përdor si pllakë kalldrëmi. Ippen e hoqi nga kalldrëmi dhe e vendosi në murin e kishës. Gjendet në gjendje të mirëmbajtur dhe ruhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë[10].
Mbishkrimi osman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në marsin e 2015 u gjet në qytetin e Lezhës një pllakë me mbishkrim i periudhës osmane, shkruar në arabishte dhe përkthyer nga prof. Mehmet Tutuncu i Qendrës Orientale në Holandë:
Sulltan Sylejmani, i biri i Selimit, i biri i Bajazid Khanit - iu zgjattë mbretërimi dhe jeta - ndërtoi këtë kala të bekuar me ndihmën e Dervish Muhamedit, bir Uzgurësh me datë - kryelartë është kalaja e Sylejmanit, dhe e fortë - 928 (1522).
Sipas historianit të perandorisë dhe arkitekturës osmane, Machiel Kiel qeveritari vendor Muhamed bej Uzgurliu[11] është themeluesi i Xhamisë së Plumbit në Berat prej të cilit iu dha edhe emri një lagjeje të qytetit buzë Osumit. Mbiemër i cili, sipas historianit gjerman Franz Babinger, nuk fsheh gjë tjetër veçse osmanizimin e mbiemrit Skuraj, që u tejshkrua emri në Uzgur (+ liu/olli, tejshkrim nga turqishtja moderne Özgür+oğlu)[1].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Vehbiu A., Pllaka e Skurës, peizazhe.com, 5 tetor 2015.
- ^ Italian survey & international experience: Edizione cartonata con copertina rigida dorso tondo cucita filorefe - Arte, Disegno, Rilievo, Design, Gangemi Editore Spa, 2014, fq. 633. ISBN 978-88-492-7915-3
- ^ "Bashkia e Tiranës". Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2017. Marrë më 1 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: 55, 2010, fq. 46. ISBN 978-99943-56-83-6
- ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 18. ISBN 99927-738-8-X
- ^ Nicol D., Studies in Late Byzantine History and Prosopography. London, United Kingdom: Variorum Reprints. fq. 161 ISBN 978-0-86078-190-5.
- ^ Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417, përgatitur nga Injac Zamputti, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1977. fq. 295.
- ^ Bolizza M., Relatione et descrittione del sangiacato di Scuttari, dove si ha piena contezza delle città et siti, loro villagi, case et habitatori, rito, costumi, havere et armi di quei popoli, et quanto di considerabile minutamente si contenga in quel ducato, përkthyer prej italishtes nga Robert Elsie. albanianhistory.net, marrë më 2 janar 2018.
- ^ Cordignano F., L'Albania a traverso l'opera e li scritti di un grande Missionario italiano: il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Roma: Instituti per l'Europa Orientale, 1934, fq. 362.
- ^ a b Hamzai Dh., Stema 700-vjeçare e Skurajve si e shpëtoi konsulli Ippen, Shqiptarja.com, 19 dhjetor 2015.
- ^ U zgjodh kjo trajtë për ta tejshkruar këtë llagëp duke marrë si mbështetje trajtën patronimike dhe toponimike të gjendur në Berat.