Emblema e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Emblema e Tiranës.

Emblema e Bashkisë së Tiranës është emblema e qytetit të Tiranës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Stema e Bashkisë është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 215, me 14 nëntor 2000. Ka në bazë të saj stemën e Skurajve, e cila është familja që sundonte Tiranën në Mesjetë, në shekujt XIV-XV. Një nga gjurmët e gjetura nga kjo familje, në zonën rrëzë Malit të Dajtit, është Stema e Skurajve, e gjetur në një bllok guri, që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar. Për qytetin e Tiranës, të lindur në vitin 1614, për të gjithë banorët e tij të dyqind vjetëve të fundit, si simbol dhe si pikë referimi ka shërbyer Kulla e Sahatit, që është monumenti më domethënës i shekujve të tij të fundit. Në stemën e qytetit përfshihet edhe një kurorë me tre kulla, e vendosur përsipër shqytit, që do të jetë një simbol i përbashkët për të gjitha stemat e qyteteve.[1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ www.tirana.gov.al

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]