Zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Zgjedhjet parlamentare të 'Kuvendit të Kosovës'[a] (shqip: Kuvendi i Kosovës, Serbe Cirilik: Скупштина КосоваСкупштина Косова), janë mbajtur gjashtë herë që nga viti 1999 më të fundit në qershor të vitit 2017. Kuvendi është institucion i sistemuar nga Kushtetuta e Kosovës, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe; 100 votohen direkt në Kuvend ndërsa 20 janë të reservuara si në vazhdim:

Që prej Luftës së Kosovës, vendi ka mbajtur gjashtë zgjedhje parlamentare, në vitin 2001, 2004, 2007, 2010, 2014 dhe së fundi në 2017. Dy zgjedhjet e para (2001, 2004) janë administruar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe (2007, 2010) janë monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, me OSBE-në dhe të tjera, duke përfunduar se këto zgjedhje ishin përgjithësisht të lira e të ndershme.

Kosova ka një sistem multi-partial, me shumë parti dhe sistem të përfaqësimit proporcional dhe vende të garantuara për  përfaqësusit e pakicave, do të thotë se asnjë parti nuk do të ketë një shumicë parlamentare. (Përveç kësaj, një numër minimal të Ministrave janë dhe mbeten të rezervuara për Serbët dhe pakicat e tjera)

Zgjedhjet parlamentare (2017)[redakto | përpunoni burim]

Data e zgjedhjeve: 11 qershor 2017

Numri i votuesve të regjistruar: 1,888,059

Pjesëmarrja në zgjedhje: 779,729 votues (41.3%)

Zgjedhjet ishin shkaktuar nga një mocion mosbesimi nga Nisma Socialdemokratee Fatmir Limaj, më 10 Maj 2017 me një votim 78 pro 34 kunder dhe 3 abstenim.

Emri i partisë (shkurtesa) Votat Përqindja
12 PDK, AAK, Nisma, Alternativa (PANA) 245.627 33,74%
35 Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) 200.135 27,49%
16 LDK, AKR (LAA) 185.884 25,53%
Lista serbe 44.499 6,11%

Zgjedhjet parlamentare (2014)[redakto | përpunoni burim]

Data e zgjedhjeve: 8 qershor 2014

Numri i votuesve të regjistruar: 1,799,023

Pjesëmarrja në zgjedhje: 734,055 votues (42.63%)

Emri i partisë (shkurtesa) Votat Përqindja
Partia demokratike e Kosovës (PDK) 222.181 30,38%
Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) 184.594 25,24%
LËVIZJA VETËVENDOSJE! (LVV) 99.398 13,59%
Aleanca për ardhërinë e Kosovës (AAK) 69.793 9,54%
Lista serbe 38.199 5,22%
Nisma për Kosovën 37.680 5,15%

Zgjedhjet parlamentare (2010)[redakto | përpunoni burim]

Data e zgjedhjeve: 12 dhjetor 2010

Numri i votuesve të regjistruar: 1,632,276

Pjesëmarrja në zgjedhje: 706,317 votues (45.29%)

Emri i partisë (shkurtesa) Votat Përqindja
Partia demokratike e Kosovës (PDK) 224,339 32.11%
Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) 172,552 24.69%
LËVIZJA VETËVENDOSJE! (LVV) 88,652 12.69%
Aleanca për ardhërinë e Kosovës (AAK) 77,130 11.04%
Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 50,951 7.29%

Për më shum informata[redakto | përpunoni burim]

Për më shum informata, rezutate, statistika ju lutemi te vizitoni faqen zyrtare për Zgjedhjet në Kosovë.[1]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

http://www.kqz-ks.org/zgjedhjet-e-pergjithshme/