Jump to content

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2009

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zgjedhjet parlamentare shqiptare 2009
Shqipëria
2005 ←
28 qershor 2009
→ 2013

Pjesëmarrja 50,52% Increase
 
Partia Aleanca e Ndryshimit Bashkimi për Ndryshim Lëvizja Socialiste për Integrim
Përqindja 46.92 45.34 4.85


Kryeministri më parë

Sali Berisha
PD

Kryeministri më pas

Sali Berisha
PD

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri u mbajtën më 28 qershor. Asnjë aleancë nuk fitoj 71 deputetë që duhen për të formuar një shumicë parlamentare, dhe për të formuar një qeveri të re partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bashkuan forcat në një koalicion.

140 anëtarët e Parlamentit u zgjodhën nga dymbëdhjetë zona zgjedhore shumë-antarëshe, të ngjashme me dymbëdhjetë qarqet. Brenda zonave zgjedhore, vendet zgjidhen nga përfaqësimi proporcional i listave të mbyllura me një prag prej 3% për partitë dhe 5% për aleancat.[1]

Vende janë ndarë për aleancat duke përdorur sistemin D'Hondt, pastaj partitë politike duke përdorur metodën e Sainte-Lague.[2]

Para zgjedhjeve, ligji zgjedhor u ndryshua në një sistem rajonal dhe proporcional.[3][4] Sondazhet nga marsi dhe prilli i vitit 2009 shihte një garë të ngushtë, ndërmjet dy partive më të mëdha në vend, Partia Demokratike në qeveri dhe Partia Socialiste në opozitë me rreth 37%, dhe me partitë e tjera pakicë si Lëvizja Socialiste për Integrim,  Lëvizja G99Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Republikane me një përkrahje më të ulët.[5]

Pak para zgjedhjeve, partia e etniteti grek Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e ndërroj aleancën e saj, e braktisi aleancën me Partinë Demokratike dhe u bashkua me Partinë Socialiste.[6] Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, një parti që përfaqëson interesin e shqiptarëve që jetojnë në trojet e okupuara nga grekët, dhe që pronat e të cilëve u konfiskuan pas Luftës së Dytë Botërore, u bashkuan me koalicionin Aleanca për Ndryshim.

Në këto zgjedhje dolën gjithsej 33 parti të organizuara në 4 aleanca, një parti ishte e vetme dhe pa aleancë, ndëra kishte edhe një kandidat të pavarur.[7]

  • Aleanca e Ndryshimit, ishte koalicioni i qendër-djathtë i përbërë nga 16 partie dhe i udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha.
  • Bashkimi për Ndryshim, ishte një koalicion i përbërë nga 5 parti të të majtës dhe të qendër-majtë, i udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.
  • Alenaca Socialiste për Integrim, ishte një koalicion i përbërë nga 6 parti të qendër-majtë dhe liberal, e udhëhequr nga ish Kryeministri Ilir Meta.
  • Poli i Lirisë, ishte një koalicion konservativ i përbërë nga 6 parti të djathta, i udhëhequr nga ish kryeministri Aleksander Meksi.

Në nivel kombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nivel rajonal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elektorati ishte i ndarë në dymbëdhjetë rajone, në një sistem proporcional rajonal, secili prej të cilëve zgjidhte një numër të caktuar të Anëtarëve të Parlamentit (deputetë). Tabela në vijim detajon rezultatet rajonale duke nisur nga veriu e deri në jug.


Rajonet

Aleanca e Ndryshimit Bashkimi për Ndryshim Alenaca Socialiste për Integrim Poli i Lirisë Gjithsej

vende

% Vende % Vende % Vende % Vende
Shkodër 58.11 7 35.18 4 2.9 0 3.45 0 11
Kukes 65.00 3 31.31 1 2.97 0 0.67 0 4
Lezhe 54.32 4 34.47 3 5.61 0 3.37 0 7
Diber 57.72 4 32.38 2 5.72 0 4.08 0 6
Durrës 51.65 7 39.22 5 8.02 1 0.85 0 13
Tirane 46.83 16 45.69 15 5.24 1 1.82 0 32
Elbasan 45.06 7 47.77 7 5.04 0 1.94 0 14
Fier 39.98 6 51.83 9 6.47 1 1.55 0 16
Berat 33.16 3 54.62 4 11.35 1 0.68 0 8
Korce 46.96 6 47.82 6 4.21 0 0.59 0 12
Vlore 37.46 5 54.89 7 5.01 0 2.45 0 12
Gjirokastër 40.10 2 55.9 3 3.27 0 0.59 0 5
Gjithsej 46.92 70 45.34 66 5.56 4 1.82 0 140

Fillimisht koalicioni i udhëhequr nga PD hyri në bisedime rreth ndarjes të pozitave të ndryshme në kabinet.[8]

Përderisa nuk ishte e qartë nëse aleanca e udhëhequr nga PD kishte marrë 70 ose 71 vende, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) njoftoj më 4 korrik 2009 se ai kishte pranuar ftesën e Berishës për të formuar një qeveri  me PD dje deklaroj se ai dëshironte të ishte një faktor stabilizues në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian[9]. Me katër anëtarët shtesë të LSI-së, koalicioni kishte shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri[9]. Megjithatë, në nëntor të vitit 2010, BE-ja në raportin e saj "Key findings of the Opinion on Albania" gjeti se ngërçi politik që nga zgjedhjet e qershorit 2009 ishte një pengesë domethënëse për kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.[10]