Në vitin 2011, në Shqipëri u zhvilluan protesta të forta opozitare të cilat ngriheshin kundër sistemit korruptiv të ngritur nga qeveria. Gjatë protestave përballë selisë së kryeministrisë, mbetën të vrarë nga Garda e Republikës katër civilë.[2]
Të 140 deputetet e Kuvendit zgjidhen nga dymbëdhjetë zonat zgjedhore, analoge me dymbëdhjetë qarqet. Brenda zonave zgjedhore, deputete zgjidhen me përfaqësim proporcional në lista të mbyllura, me një prag zgjedhor prej 3% për partitë dhe 5% për koalicionet.[3]
Shpërndarja e mandateve brënda koalicionit bëhet sipas sistemit d'Hondt, ndërsa për partitë e pavarura politike përdoret metoda Sainte-Laguë.[4]
Burimi: KQZ
Përditësimi i fundit: 25 qershor 2013 13:29 (CEST)
Komisioni Zgjedhor,eshte i ngarkuar me çertifikimin e rezultatit, ishte gjithashtu nën presion, pasi nuk kishte zëvendësuar tre nga shtatë anëtarët të cilët kishin dhënë dorëheqjen në prill, pas një mosmarrëveshje mes qeverisë dhe opozitës. Në mbarim të zgjedhjeve, pas orës 19:00 të datës 23 qershor si Sali Berisha dhe Edi Rama pohuan se kishin fituar.[13]
Në ditën e zgjedhjeve në Laç u qëllua me armë zjarri aktivisti i LSI Gjon Pjeter Gjoni i cili mbeti i vrarë, ndërsa një tjetër aktivist i PD Mhill Fufi, mbeti i plagosur.[13]