Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 1925
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Shqipëri në prill dhe maj 1925.
Gjendja politike para zgjedhejve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Lëvizjse së Qershorit në 1924, kryeministër u bë udhëheqësi i saj Fan Noli. Ndërsa qeveria e tij po përpiqej të mbante pushtetin, më 13 nëntor ai nxori një dekret për zgjedhje të reja që do të mbaheshin midis 20 dhjetorit 1924 dhe 20 janarit 1925. Pas largimit nga Shqipëria në Dhjetor, Noli zëvendësohet si kryeministër nga Iliaz Vrioni.
Më 21 janar Shqipëria u shpall republikë parlamentare dhe më 31 janar Ahmet Zogu u zgjodh president.
Sistemi Zgjedhor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Republika e re kishte një parlament dydhomësh, i përbërë nga një Senat prej 18 anëtarësh dhe një dhomë deputetësh prej 57 anëtarësh. Senati duhej të kishte dymbëdhjetë anëtarë të zgjedhur nga publiku dhe gjashtë të emëruar nga presidenti.[1][2][3]
Një ligj i ri zgjedhor u miratua në 14 mars dhe më pas, zgjedhësit zgjodhën deputetët.[4] Organizimi politik u ndalua me ligj dhe zgjedhjet periodike bazoheshin në konkurrencën midis individëve. Në këtë fazë nevoja për stabilitet injoroi nevojën për demokraci funksionale.
Rezultatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meqenëse shumica e liderëve të opozitës kishin shkuar në mërgim, kandidatët e qeverisë konkurruan kryesisht pa kundërshtarë. Si rezultat, pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Longworth, Philip (1 janar 2007). "The Six Month Kingdom: Albania 1914 by Duncan Heaton-Armstrong G. Belfield B. Destani Albania and King Zog: Independence, Republic and Monarchy 1908-1939 by Owen Pearson (review)". Slavonic and East European Review (në anglisht). 85 (1). doi:10.1353/see.2007.0052. ISSN 2222-4327.
- ^ "Statuto della Repubblica albanese 1925 | Licodu". licodu.cois.it (në italisht). Marrë më 2023-10-03.
- ^ "Historia e zgjedhjeve, nga forma më e hershme e demokracisë, te 25 prilli". a2news.com. Marrë më 2023-10-03.
- ^ Nohlen, Dieter; Stöver, Philip, red. (2010). Elections in Europe: a data handbook (në anglisht). Baden-Baden: Nomos Verl.-Ges. ISBN 978-3-8329-5609-7.