Jump to content

Zufer Avdija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zufer Avdija
Avdija në vitin 2015
Personal information
Lindi mě1 tetor 1959 (62 vjet)
Prishtinë, RS Serbia, Jugosllavia
KombësiaSerbë / Izraelit
Lartësia2.03 m (6 ft 8 in)
Career information
NBA draft1981 / Undrafted
Karriera e lojës1977–1998
PozitaPower forward
Numri9, 12, 15
Historia e karrierës
1977–1979Elektrokosovo
1979–1989Crvena zvezda
1989–1990Gradine Pula
1990–1992Ramat HaSharon
1992–1995Hapoel Herzliya
1995–1996Rishon LeZion
1996–1997Hapoel Tel Aviv
1997–1998Elitzur Bat Yam

Zufer Avdija (Serbisht: Зуфер Авдија, Hebraisht: זופר אבדיה; lindi më 1 tetor 1959[1]) është një trajner profesionist basketbolli dhe ish-lojtar serbo-izraelit. Ai luajti për Crvena zvezdaLigën Jugosllave të Basketbollit gjatë viteve 1980 dhe për klubet izraelite Ramat HaSharon, Rishon LeZion, Hapoel Tel Aviv, and Elitzur Bat Yam në vitet 1990. Ai përfaqësoi kombëtaren jugosllave ndërkombëtarisht.

Një power forward, Avdija e filloi karrierën e tij në basketboll me ekipin e qytetit të tij, Elektrokosovo.[2] Në vitin 1979, ai iu bashkua skuadrës me qendër në Beograd, Crvena zvezdaLigës së Basketbollit Jugosllav, ku luajti gjatë viteve 1980. Ai ishte një kapiten ekipi.[3]

Në vitet 1990, Avdija luajti për klubet izraelite:[1] Ramat HaSharon, Hapoel Herzliya, Rishon LeZion, Hapoel Tel Aviv, and Elitzur Bat Yam.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Avdija ishte një anëtar i kombëtares jugosllave që fitoi medaljen e bronztë në 1982 FIBA Kampionatin BotërorKolumbi, së bashku me shokët e skuadrës nga Crvena zvezda, Rajko Žižić and Zoran Radoviq.[4] Ai shënoi rekordin e tij në turne me 24 pikë në një fitore 101–77 ndaj Uruguait. Gjatë katër ndeshjeve të turneut, ai shënoi mesatarisht 8.8 pikë për lojë.

Gjithashtu, Avdija fitoi medaljen e artë në Lojërat MesdhetareMarok të vitit 1983. Ai luajti 50 ndeshje për ekipin kombëtar.[5]

Avdija ka lindur në Prishtinë, KSA e Kosovës, RSF Jugosllavia. Ai është me prejardhje etnike gorane (nga Gora në jug të Kosovës) dhe është mysliman. Kur ishte 15 vjeç, ai luajti për një kohë të shkurtër futboll si portier për ekipin e të rinjve Ramiz Sadiku në Prishtinë.[2] Ai u martua dhe ka një djalë, Andrej.[6]

Ai më vonë u martua me Sharon Artzi, një hebreje izraelite nga kibbutz Beit Zera, i cili është një ish-atlete dhe basketbolliste.[7] Djali i tyre i lindur në Izrael, Deni (lindur në 2001), është gjithashtu një basketbollist profesionist. Deni është draftuar si zgjedhja e 9-të e përgjithshme nga Washington Wizards2020 NBA draft. Ai gjithashtu përfaqëson kombëtaren izraelite ndërkombëtarisht.[8]

  1. ^ a b Zufer Avdija at Israeli Basketball
  2. ^ a b "Zufer Avdija, košarkaš koji obećava". yugopapir.com (në serbisht). Marrë më 21 gusht 2020.
  3. ^ "Avdija: Deni zbog vojske nije mogao da izabere Srbiju". sportklub.rs (në serbisht). 4 janar 2019. Marrë më 21 nëntor 2020.
  4. ^ "Yugoslavia Roster at 1982 World Championship". fiba.basketball (në anglisht). Marrë më 21 gusht 2020.
  5. ^ "ZUFER AVDIJA POMAŽE: Evo gde Zvezda treba da traži pobedu protiv Makabija". kosarka.hotsport.rs (në serbisht). 18 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2020. Marrë më 21 gusht 2020.
  6. ^ Meir, Ya'akov (23 nëntor 2020). ""אלוהים נגע בדני, הוא נולד לאן.בי.אי"" [God touched Deni, he was born for the NBA]. Israel Hayom (në hebraisht). Marrë më 27 shkurt 2021.
  7. ^ Weitzman, Yaron (15 nëntor 2019). "'We've Never Had a Talent Like Him'" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 10 prill 2020.
  8. ^ "Zadar Basketball Tournament Interview: Deni Avdija". eurospects.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2020. Marrë më 27 korrik 2020.