Zybejde Hanëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zübeyde Hanım
U lind në1856
Vdiq15 janar 1923[1]
Bashkëshorti/jaAli Rıza Efendi (m. 1871; deri në vdekjen e tij)
Ragıp Bey
FëmijëFatma, Ömer, Ahmet, Mustafa, Makbule, Naciye

Zübeyde Hanım (1856 – 15 janar 1923) ishte nëna e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesi i Republikës së Turqisë. Ajo ishte vajza e vetme e familjes Hacısofular e cila përfshinte dy vëllezërit e saj. Zübeyde lindi në fshatin Langaza (tani në njësinë rajonale të Selanikut), Perandoria Osmane në vitin 1857 si vajza e një fshatari turk.[2] Familja Hacısofular migruan në Maqedoni pas rrëzimit të Karamanidëve.[3]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edukimi i Zübeyde Hanım ishte themelor dhe përbënte vetëm në mësimin e të lexuarit dhe të shkruarit. Për shkak se dinte të lexonte dhe të shkruante, disa njerëz i quanin Zübeyde Molla (dikush i ditur dhe u mëson njerëzve të tjerë, veçanërisht mësuese e teologjisë).

Zübeyde Hanım ishte një muslimane e devotshme dhe si rezultat i edukimit të saj të devotshëm ajo donte që djali i saj Mustafa Kemal Atatürk të shkonte në mejtepin Mahalle, një shkollë islame që mëson Kur'an.

Martesa e parë e Zübeyde Hanım ishte me Ali Rıza Efendi. Me flokët e saj bjonde të errëta, sytë blu të thellë dhe lëkurën e hapur, ajo fitoi admirimin e Ali Rıza, një roje kufiri. Këtë martesë e ka bërë motra e madhe e Ali Rizës – siç ishte traditë në atë kohë. Zübeyde Hanım ishte në fillimet e adoleshencës dhe 20 vjet më e re se burri i saj. Fëmija i tyre i parë ishte Fatma, e ndjekur nga Ömer dhe Ahmet, por të gjithë vdiqën në fëmijëri.[4] Në vitin 1881 ajo lindi djalin Mustafa,[5] dhe vajzën Makbulen në vitin 1885.

Zübeyde Hanım, gjithashtu lindi një vajzë Naciye në vitin 1889, por ajo vdiq nga tuberkulozi në fëmijëri.

Zübeyde dhe Qemal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qemali ditën kur i vdiq nëna.

Ajo mbeti e ve në moshë të re, pasi burri i saj vdiq kur djali i tyre Mustafa ishte gjashtë vjeç.

Pas vdekjes së tij, Zübeyde Hanım u zhvendos me dy fëmijët e saj, Mustafa dhe Makbule, për të jetuar me vëllain e saj, Hüseyin, i cili ishte menaxher i një ferme jashtë Selanikut.[6]

Në martesën e dytë ajo ishte e martuar me Ragıp Bey, i cili kishte katër fëmijë nga martesa e tij e mëparshme. Ajo nuk mund ta shihte Mustafa Qemalin gjatë Luftës së Pavarësisë Turke më 1919.

Jeta e mëvonshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Luftërave Ballkanike, kur osmanët humbën Selanikun nga Greqia, ajo u zhvendos në një shtëpi në Beshiktash-Akaretler, Stamboll me vajzën e saj Makbule. Ajo u shpërngul në Ankara në vitin 1922, por klima nuk ishte e përshtatshme për të, kështu që u dërgua në İzmir.

Ajo vdiq më 15 janar 1923,[7] dhe për të u ndërtua një memorial në vitin 1940, ku prehet tani.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "İzmir Büyükşehir Belediyesi" (në turqisht).
  2. ^ Isaac Frederick Marcosson, Turbulent years, Ayer Publishing, 1969, p. 144.
  3. ^ "Haberiniz | Köşe yazıları | ALİ GÜLER | Atatürk'ün Saklanan Soyağacı". www.haberiniz.com.tr (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 2012-09-04.
  4. ^ Çalislar, Ipek; &Çalislar, Ipek (2013-10-04). Madam Atatürk: The First Lady of Modern Turkey (në anglisht). Saqi. ISBN 9780863568473.
  5. ^ "ATATURK: Creator of Modern Turkey". www.columbia.edu (në anglisht). Marrë më 2017-11-22.
  6. ^ Çalislar, Ipek; &Çalislar, Ipek (2013-10-04). Madam Atatürk: The First Lady of Modern Turkey (në anglisht). Saqi. ISBN 9780863568473.
  7. ^ Winer, Jerome A.; Anderson, James W. (2013-09-05). The Annual of Psychoanalysis, V. 31: Psychoanalysis and History (në anglisht). Routledge. ISBN 9781134911820.