Andrea Pirlo
Pirlo duke luajtur për Italin në 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Andrea Pirlo[1] | ||
Datëlindja | 19 maj 1979 | ||
Vendlindja | Flero, Itali | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Juventus (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–1995 | Brescia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1995–1998 | Brescia | 47 | (6) |
1998–2001 | Internazionale | 22 | (0) |
1999–2000 | → Reggina (huazim) | 28 | (6) |
2001 | → Brescia (huazim) | 10 | (0) |
2001–2011 | Milan | 284 | (32) |
2011–2015 | Juventus | 119 | (16) |
2015–2017 | New York City FC | 60 | (1) |
Gjithsej | 570 | (61) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1993-1994 | Italia U15 | 3 | (0) |
1994-1995 | Italia U16 | 6 | (2) |
1995-1996 | Italia U17 | 4 | (0) |
1996–1997 | Italia U18 | 18 | (7) |
1998–2002 | Italia U21 | 37 | (15) |
2000–2004 | Italia Olimpike | 9 | (1) |
2002–2015 | Italia | 107 | (13) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2020 | Juventus U23 | ||
2020–2021 | Juventus | ||
2022–2023 | Fatih Karagümrük | ||
2023–2024 | Sampdoria | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Andrea Pirlo (Italisht: [anˈdrɛːa ˈpirlo]; lindur më 19 maj 1979) është një ish futbollist profesionist italian dhe menaxheri aktual i Juventusit në Seria A. Pirlo luante zakonisht si organizator i tërhequr në mesfushë për klubet dhe ekipin kombëtar dhe konsiderohet gjerësisht si një lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në atë pozicion për shkak të vizionit, kontrollit të topit, krijueshmërisë. aftësisë së pasimit dhe të qënit specialist në goditjet e dënimit.[3][4][5]
Pirlo e nisi karrierën e tij si mesfushor sulmues me klubin e qytetit të lindjes Brescia, të cilën e ndihmoi të fitonte titullin e Serie B dhe të ngjitej në Serie A në vitin 1997. Paraqitjet e tij premtuese i siguruan një kalim te Interi në vitin 1998, ku pati vështirsi për të luajtur rregullisht, gjë që solli një huazim një vit më pas. Pavarësisht periudhave të suksesshme te Reggina dhe te Brescia ku u rikthye, Pirlo sërisht nuk mundi të siguroj një vend titullar te Interi dhe në vitin 2001 u shit te klubi rival Milani. Te Milani, trajneri Carlo Ancelotti vendosi që t'a përshtaste Pirlon në rolin e një organizatori të tërhequr për të orkestruar sulmet e ekipit. Pirlo shkëlqeu në rolin e tij të ri dhe shpejt u bë një mesfushor i klasit botëror dhe fitoi një shumicë trofeshë, përfshirë dy UEFA Liga të Kampioneve, dy UEFA Super Kupa, dy tituj të Serie A, një FIFA Kupë Bote për Klube, një Supercoppa Italiana dhe një Coppa Italia.[5] Pasi j'u bashkua Juventusit në vitin 2011, e cila kishte që në vitin 2003 pa trofe, ai fitoi edhe katër tituj të Serie A, të gjitha rresht, dy tituj të Supercoppa Italiana dhe një Coppa Italia. Pasi luajti në Itali për më shumë se 20 sezone, Pirlo u transferua te New York City i Major League Soccer në vitin 2015, duke ndihmuar klubin të arrinte fazën play-off në sezonin e dytë para se të tërhiqej në vitin 2017 pas përfundimit të sezonit të tij të tretë.
Në nivel ndërkombëtar, Pirlo është lojtari i pestë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares italiane me 116 nga viti 2002 e deri në 2015. Ai ka luajtur edhe me ekipet e moshave, duke përfaqsuar ekipet nga nën-15 e deri në nën-18, si dhe me nën-21, ku ishte kapiten në triumfin në Kampionatin Evropian 2000.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi | Sezoni | Vendore Liga |
Vendore Kupa |
Evropian Garimi1 |
Tjera Garimet2 |
Gjithësej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Brescia | 1994-95 | 1 | 0 | - | - | - | - | - | - | 1 | 0 |
1995-96 | - | - | - | - | - | - | - | - | 0 | 0 | |
1996-97 | 17 | 2 | 1 | 0 | - | - | - | - | 18 | 2 | |
1997-98 | 29 | 4 | 1 | 0 | - | - | - | - | 30 | 4 | |
Total | 47 | 6 | 2 | 0 | - | - | - | - | 49 | 6 | |
Internazionale | 1998-99 | 18 | 0 | 5 | 0 | 7 | 0 | - | - | 30 | 0 |
2000-01 | 4 | 0 | 1 | 0 | 3 | 0 | - | - | 8 | 0 | |
Total | 22 | 0 | 6 | 0 | 10 | 0 | - | - | 38 | 0 | |
Reggina (i huazuar) | 1999-00 | 28 | 6 | 2 | 0 | - | - | - | - | 30 | 6 |
Total | 28 | 6 | - | - | - | - | - | - | 28 | 6 | |
Brescia (i huazuar) | 2001 | 10 | 0 | - | - | - | - | - | - | 10 | 0 |
Total | 10 | 0 | - | - | - | - | - | - | 10 | 0 | |
A.C. Milan | 2001-02 | 18 | 2 | 2 | 0 | 9 | 0 | - | - | 29 | 2 |
2002-03 | 27 | 9 | 2 | 0 | 13 | 0 | - | - | 42 | 9 | |
2003-04 | 32 | 6 | - | - | 10 | 1 | 2 | 1 | 44 | 8 | |
2004-05 | 30 | 4 | 1 | 0 | 12 | 1 | - | - | 43 | 8 | |
2005-06 | 33 | 4 | 4 | 0 | 12 | 1 | - | - | 49 | 5 | |
2006-07 | 34 | 2 | 4 | 0 | 14 | 1 | - | - | 52 | 3 | |
2007-08 | 33 | 3 | 1 | 0 | 9 | 2 | 2 | 0 | 45 | 5 | |
Total | 207 | 30 | 14 | 0 | 79 | 6 | 4 | 1 | 304 | 37 | |
Career Total | 314 | 42 | 24 | 0 | 89 | 6 | 4 | 1 | 431 | 49 |
1European competitions include the UEFA Champions League, UEFA Cup, and UEFA Super Cup
2Other tournaments include the Supercoppa Italiana, Intercontinental Cup and FIFA Club World Cup
Sukseset
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" (PDF) (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
- ^ "Andrea Pirlo" (në italisht). juventus.com. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 23 mars 2013.
- ^ "Born Again: How the Deep-Lying Midfielder Position is Reviving Careers" [I lindur sërisht: Si pozicioni i mesfushorit organizator të tërhequr po ringjall karriera]. Soccerlens (në anglisht). 31 korrik 2009. Marrë më 15 maj 2012.
- ^ "Andrea Pirlo: Player Profile" [Andrea Pirlo: Profili i lojtarit]. ESPN FC (në anglisht). Marrë më 4 shtator 2013.
- ^ a b "A.C. Milan Hall of Fame: Andrea Pirlo" [A.C. Milan Salloni i Famës: Andrea Pirlo] (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 31 mars 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Lindje 1979
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në Brescia Calcio
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë të huazuar në Reggina Calcio
- Futbollistë të huazuar në Brescia Calcio
- Futbollistë në A.C. Milan
- Futbollistë në Juventus F.C.
- Futbollistë në New York City FC
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Trajnerë italianë futbolli
- Trajnerë në Juventus F.C.
- Trajnerë në U.C. Sampdoria
- Trajnerë në Serie A
- Artikuj të cunguar
- Biografi