Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj (Bajram Curr, 23 shtator 1958) është një politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Tiranë studioi gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
- 1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
- 1983 : Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit".
- 1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
- 1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
- 1990 : Kryeredaktor i revistës "Bota Letrare"
- 1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
- 1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon, por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, ku shërbeu nga 1992 deri në 1997. Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.
- 2001 : Deputet i Tiranës.
- 2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
- 12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj. Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij "Daullja prej letre" më 1997[1].
- Motive të gëzuara (1978) [2]
- Pragu i verës (1985) [2]
- Fytyrë burri (1987) [2]
- Bregu i lumit të kthjellët (1986) [2]
- Vera pa kthim (1989) [2]
- Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
- Një sagë e vogël
- Daullja prej letre
- Ditari i një ambasadori në Paris
- Boshi
- Autoportret me teleskop
- Bishti i kometës
- Ëndrra e doktorit - 2016
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wiki Libri: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ A.C. (28 mars 1997). "Le prix Méditerranée étranger à l'ambassadeur d'Albanie". LesEchos.fr. Marrë më 21 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut