Besnik Mustafaj
| Besnik Mustafaj Ministër i Jashtëm (2005 - 2007) |
|
| Emri: | Besnik |
| Mbiemri: | Mustafaj |
| Profesioni: | politikan |
| Ditëlindja: | 23 shtator, 1958 |
| Vendlindja: | Bajram Curr |
| Kombësia: | {{{Nacion}}} |
Besnik Mustafaj lindi më 23 shtator të vitit 1958 në Bajram Curr. (Tropojë), është një politikan dhe shkrimtar i njohur shqipëtar.
Përmbajtja |
[redakto] Edukimi
Në Tiranë studioi gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
[redakto] Karriera
- 1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
- 1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
- 1983 : Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit".
- 1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
- 1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
- 1990 : Kryeredaktor i revistës "Bota Letrare"
- 1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
- 1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon,por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë (nga 1992 deri në 1997). Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.
- 2001 : Deputet i Tiranës.
- 2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
- 12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.
[redakto] Tituj të veprave
Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj... Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij "Daullja prej letre" në 1998.
- Motive të gëzuara (1978) [1]
- Pragu i verës (1985) [1]
- Fytyrë burri (1987) [1]
- Bregu i lumit të kthjellët (1986) [1]
- Vera pa kthim (1989) [1]
- Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
- Nje sagë e vogël
- Daullja prej letre
- Ditari i një ambasadori në Paris
- Boshi
[redakto] Shih edhe
Wiki Libri: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani
[redakto]
- ^ a b c d e Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
| para | Besnik Mustafaj | pas | |
| Ministër i Punėve tė Jashtme | |||
| 12 shtator 2005 | 2007 | ||