Gurrëza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gurrëzë
Άνω Παλιοκκλησίου
Fshat
Emri i banorëveGurrëzjot

Gurrëzë ose Gurrëz (greqisht: Άνω Παλιοκκλησίου/Áno Paliokklisíon) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Γκούρζα/Gkoúrza.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Gurrëza kufizohet me Koqinistën, nga jugu me Sollopinë, nga juglindja me Çiflikun i Gurrëzës dhe nga perëndimi me Picarin.

Para Luftës së Dytë Botërore, Gurrëzë kishte këto lagje: Met’hatë dhe Muratatë (emrat e dy vëllezërve që themeluan fshatin).[2]

Toponimet të fshatit Gurrëzë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ahuret - arë, në J.
  • Arat e Burimeve - ara ku ndodhen dhe dy burime, në J.
  • Bexharjoi - bregore, në P.
  • Biraçet - trolli i fisit të shuar të Biraçenjëve, në qendër.
  • Birat e Dhelprës - bira ku fshiheshin dhelpra, në J.
  • Bot’ e Bardhë - vend ku dheu është i bardhe, në J.
  • Bot’ e kuqe - vend ku dheu është i kuq, në V.
  • Bozhanika - pllajë, në JL.
  • Bregu Çumbjes - breg, në J.
  • Bregu Diles - breg, në P.
  • Bregu Goçës - breg, në J.
  • Bregu Llapos - breg, në L.
  • Bregu Mushit - breg, në VL.
  • Bregu Spartes - breg, në V.
  • Bregu Ullires - breg, në P.
  • Brrigjeza - kodër, në qendër. Aty i binin daulles në ramazan.
  • Burimet - ara ku ndodhen disa burime, në V.
  • Burimi Shpatëzës - burim, në L.
  • Çolojani - kulmi i malit të Govozit, mali i fshatit, në VL.
  • Çumanot - ara, në J.
  • Çumbje/a - pllajë, kullotë, në V.
  • Dila - arë, në P.
  • Dilet – vend ku ndodhen varret e fshatit, në P.
  • Dokrrani - ara, në L.
  • Dràgall/i - kodër midis fshatit.
  • E frrira - kullotë, në P.
  • Egjëra - arë e gjërë, në J.
  • Fiqet - arë, në J.
  • Folej’ e Ipjeve - fole shqiponjash në mal të Govozit, në VL.
  • Fushëmadhe/a - ara, në P.
  • Gazaku - kullotë, në L.
  • Gërmadhat - ara, në J.
  • Gocat - ara, në J.
  • Govoza - shpella në rrëzën e malit, në L.
  • Grop’ e Diles - vend gropë, në VL.
  • Gropështet - ara, në VL.
  • Guret e Elimeve - tre gurë të mëdhenj, në VL. Elimët, fis pellazgoilir që kanë banuar në Çamëri e Labëri.
  • Haliqet - ara, në J.
  • Kaçot - ara, në J.
  • Kaliv’ e Pulos - livadh, në P.
  • Kallamaqet - gërmadha, në JP.
  • Kasmaqet - ara, në P.
  • Kashtoret - are në grykë, në J.
  • Kazaqet - kullotë, në VL.
  • Klisha - sot topogërmadhë, në P.
  • Kodraz - kodër, në J.
  • Kokomaret - ara në grykë, në J.
  • Konopicat – ara, në J.
  • Kopështi Dalos - kopësht i fisit të shuar të dalenjëve, në L.
  • Kopësht i Bardhit - arë, në J.
  • Kopështi Sipërm - kopësht, në P.
  • Kroi Gurrëzës - krua, në qendër.
  • Kroi Halqizës - krua, në V.
  • Kroi Kalamajt - krua, në J.
  • Kroi Kallamoqit - krua, në J.
  • Kroi Klishës - krua pranë një kondizme, në P.
  • Kroi Polos - krua, në V.
  • Kroi Rrepeve - vend ku ndodhen rrepe të mëdhenj dhe 7 kroje.
  • Kroi Vogël - krua, në qendër.
  • Kroi Vulistrës - krua, në J.
  • Kuria - baçë me ullinj, në J.
  • Lelot - ara, në L.
  • Lem’ e Gurtë - ara, në J.
  • Lem’ e Hallaxhos - lëm, në P.
  • Lem’ e Miçkës - lëm i gurtë, në V.
  • Lem’ e Moçit - kodër ku mbi të ndodhet një lëm, në P.
  • Lëmza - hajsomer në qendër të fshatit ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, pranë kroit Gurrëzës ku ndodhet një rrap i madh.
  • Lisat - ara, në J.
  • Llakat - pllajë e gropa, në VP.
  • Llak’ e Kocenit - ara, në P.
  • LIak’ e Merxhanit - baçë, në P.
  • Llak e Shurisë - grykë ku ndodhen dhe disa ara, në P.
  • Mali Math - mal mbi fshat, në L.
  • Mali Govozit - mal i fshatit, në L.
  • Mallakastrat - pyll e ara, në P.
  • Maricat - ara, në V.
  • Marinëza - arë, në L.
  • Mejtepi - ish shkolla fillore turke patra 1912-ës, e kthyer në greqisht pas pushtimit të Çamërisë nga Greqia.
  • Papaçika - shesh në mal, në L.
  • Parasporet - vend ku ndodhen varre të fshatit, afër qendrës.
  • Pllaej’ e Duros - pllajë, në V.
  • Prroi Çumanos - përrua, në J.
  • Prroi Gërdhave - përrua, në P.
  • Prroi Vogël - përrua që kalon midis fshatit.
  • Pusi Fiqeve - puse e ara, në J.
  • Pusi Fushmëdhave - ara, në J.
  • Pusi Govozit - pus në malin e Govozit për cilin legjenda tregon: "Në malim e Govozit ndodhet një pus. Ish muaji maj kur aty pranë dy vëllezër po qethnin dhëntë. Kur jashtë kopesë u dëgjua një blegërimë si e deles. Ai ishte shejtani, që kërkonte të bënte keq te njeriu. Vëllai math e urdheroi të vogëlin që të dilte jashtë vathës dhe të shikonte për një dele që ishte këputur nga kopeja dhe ta sillte në vathë. Shkoi i vëllai dhe mbasi nuk pa gjë u kthye e filloi përsëri të qethte. Por sa filloi gërshërën e parë u dëgjua përsëri blegërima e deles. Përsëri vëllai madh e dërgoi të vogëlin, por prap ai u kthye te vëllai dhe i thotë se nuk shoh gjë. Vëllai i math mori inat dhe e goditi me gërshërë e cila e mori në bark dhe ai u shtri i vdekur përtokë. Ç’bën tani vëIlai madh: E mori vëllain e vdekur dhe e hodhi në një pus, dhe mbi të hodhi edhe leshin e dhëne hodhi dhe gurë dhe e vulosi pusin. Vëllezërit quheshin Gjon dhe Gjin. E motra e tyre bëhet qyqe dhe vajton Gjon, Gjon… Pusi i Govozit gjatë dimrit ujët e nxjerr jashtë, ndërsa në verë e humbet".
  • Qaf’ e Brigjes - qafë, në V.
  • Qaf’ e Verreve Jorganit - qafë kodrinore ku ndodhen varre të vjetër. Aty janë zbuluar pjata, çibukë dhe qypa prej balte të lashtë.
  • Rripat e Glatë - ara, në L.
  • Sterra - kullotë, në V.
  • Shkall’ e Mjalcës – shkallë shkëmbore që të çon në mal, në L.
  • Shkallëzat - bokërrima e bardhë, në L.
  • Shkembi Alldashit - shkëmb i madh, në V.
  • Shkembi Beqirit - shkëmb, në P: Aty është vrarë njëfarë Beqiri në kohën e Ali P. Tepelenës.
  • Sparta - faqe mali, në L.
  • Shtrung e Matos - shtrungë e gurtë, në P.
  • Traparéja - ara, në V.
  • Tre Rrepet – tre rrepe shekullorë në forme pirostie, në qendër.
  • Ura e Idrizit - urë e gurtë me hark qe lidh Gurrëzën me Picarin, Sollopinë, Sklavin. Ështe mbi përroin e Kolokaqit, në P.
  • Vakëfe - ara, në J.
  • Vathi Gurit - vath në mal, në L.
  • Verret e Jorganit - varret e vjetër të fshatit, në P.
  • Verret e Vathit Bardhit - kullotë në mal, në L. varret janë rrafshuar dhe nuk duken.
  • Vështi Çufit - ara, në J.
  • Vodat - rrëzë mali, në J.
  • Xhamia e Gurrëzës - xhami, në qendër.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Gurrëzë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Alushenj, Ganenj, Koçenj, Malenj, Moçenj, Muhtarenj, Nuredinenj, Qemalenj, Rakipenj, Zizërit (fisi Zizi dhe Koçenj janë të krishtera shqiptare, të tjerat myslimane shqiptare) dhe Biraçenj - fis i shuar.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Gkoúrza - Áno Paliokklisíon
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 52.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 52-55. Treguan: Mahmut Hisni Alushi, vjeç 50, nëpunës, me arsim 7 vjeçar, nga fshati Gurrëzë të Filatit, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Rrogozhinë. Rrogozhinë, me 30.5.1973.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 52