Millokoqeza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Millokoqezë
Μηλοκοκκιά
Fshat
Emri i banorëveMillokoqezjot

Millokoqezë (greqisht: Μηλοκοκκιά/Milokokkiá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Millokoqeza kufizohet me Karterezën, nga jugu me Luaratin, nga lindja me Margëlliçin dhe nga perëndimi me Arpicën.

Toponimet të fshatit Millokoqezë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • An’ e Liqerit - ara buzë liqenit, në L.
  • Ar’ e Rakipajt – ara, në J.
  • Ar’ e Zogut – arë, në qëndër.
  • Ar’ e Xhamisë – arë, ish pronë e xhamisë.
  • Arat e Brahos - ara, në qendër.
  • Bokrrimat e Kokmaçeve – kullotë, në P.
  • Bregu i Druthit - breg, në J.
  • Bregu i Kushes - breg, në J.
  • Bregu i Luleve - bregore ku në verë lulëzojnë lule të shumë llojëshme, në V.
  • Bregu i Musliut - breg, në V.
  • Bregu i Verreve - breg ku ndodhen varret, në L.
  • Bregu i Vogël – breg, në P.
  • Brinj’ e Shkëmbit - brinjë, në P.
  • Burimi – kullotë, në qëndër.
  • Copat e Lisit - ara, në qendër.
  • Copat e Pusit – ara, në qendër.
  • Copat e Rrapit – kullotë, në qëndër.
  • Frrashëri – ara, në J.
  • Furrazt – qafa, në V.
  • Grop’ e Islamit – kullotë, në qendër.
  • Gropëza - brinja e ara, në J.
  • Jurtet e Dushit - ara e ullinj, në qendër.
  • Koçomaçeza – kullotë, në P.
  • Kokorina - faqe mali, në P.
  • Lëm i Golemit - lëmë i shtruar me gurë, në qendër.
  • Lëm i Kokomaçes – lëmë, në qendër.
  • Liqeri – liqen, në L.
  • Luca – lerë, në P.
  • Mallaqinoja – ara, në P.
  • Prroi i Kshirës – përrua, në J.
  • Prroi Rrajkos - përrua e ara, në V.
  • Pus i Ahmetit - pus, në L.
  • Pus i Ri – pus, në qendër.
  • Pus i Vështit - pus, në qendër.
  • Qaf’ e Bregut Madh - qafë, në P.
  • Qaf’ e Seferit - qafë e kullotë, në V.
  • Rrahu – kullotë, në V.
  • Rripat e Avdullahut – kullotë, në qendër.
  • Rripat e Kojdhelit - ara, në J.
  • Rripat e Vështit - ara, në qendër.
  • Rrip i Mirgalesë - arë, në qendër.
  • Shëmitra - lerë në mal, ara e ulli, në P.
  • Shkall’ e Qerimit – grykë shkëmbore e një përroi, në V.
  • Ullit e Lilit - ara e ullinj, në qëndër.
  • Urëza – arë, në L.
  • Vështi – vësht, në qëndër.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Millokoqezë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Hani.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 300. Treguan: 1) Ali Hasani, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Millokoqeza, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Vlorë. 2) Rexhep Boni, 60 vjeç, bari, analfabet, nga Millokoqeza, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 299.