Hojka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hojkë
Χόικα
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej207
Emri i banorëveHojkaqit

Hojkë (greqisht: Χόικα/Khóïka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Hojka kufizohet me Kardhiqin, nga jugu me Potamenë, nga perëndimi me Stanovën dhe nga lindja me malet e Sulit.

Toponimet të fshatit Hojkë : (Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]

  • Burim’ e Koritaz - burim, në V.
  • Çukthi - faqe mali, në L. Mbi këtë ndodhet kisha e Shëndëllisë, në L.
  • Faq’ e Meçitit - faqe mali.
  • Grava Koritaz - shpellë ku gdhihen lopët e fshatarëve, në J.
  • Gur’ i Hojkës - shkëmb në formë mullari në mes të fshatit. Mbi atë shkëmb kish shtëpinë Papa Thanasi.
  • Gur i Math - shkëmb, në V.
  • Gur i Manit - shkëmb ku ndahet kufiri i Hojkës me Kardhiqin.
  • Karaxha - kullotë në mal, në L.
  • Klish’ e Shëndëllisë - kishë në majën e malit, ku ndahet kufiri me Gliqinë, në L.
  • Koritaz - faqe mali e veshur me cfaka e përrall, në J.
  • Kroi Koritaz - krua në mal ku ka pasur korita për të pirë ujë bagëtia gjatë muajve të verës, në J.
  • Kroi Pogës - krua, në P.
  • Lisareja - faqe mali me lisa, në L.
  • Mejdan i Math - shesh në mal rreth 10 dyn, për nënë Karaxha, në L.
  • Mulliri i Bardhë - mulli ku bluhet oriz grurë, etj.. në J.
  • Mulliri i Gurit – mulli, në P.
  • Shesh i Math - vend shesh në mal, në L.
  • Shpell’ e Karaxhasë – shpellë, në L.
  • Shtrungë e Gurtë – shtrungë, në V.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Hojkë :[2]

Gega (Kostandin Çavo Gega, fis i ardhur nga fshati Cangar i Sulit, sot banon në fshatin Kardhiq të Paramithisë), Bushi, Qito, Stavro, Tashi, Thanasi, Thiliba, (Llambro Thiliba).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 354. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 354.