Spatharati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Spatharat
Σπαθαραίοι
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej404
Emri i banorëveSpatharaqot

Spatharat (greqisht: Σπαθαραίοι/Spatharaíoi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σπαθαράτιον/Spatharátion.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Spatharati kufizohet me Karbunarin, nga jugu me Morfatin e Trikopallkun, nga lindja me Kardhiqin dhe nga perëndimi me Margëlliçin.

Toponimet të fshatit Spatharat:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Amulet e Çepeles - vijë uji në rrëzë të malit, në V. Në këtë vijë uji gjuajnë ngjala të shijëshme.
  • Çepella - fushë dhe kënetë, në J.
  • Fiqt e Shtegthit – kullotë, në V.
  • Fush’ e Çepellës – fushë, në L.
  • Kënet e Çepellës – kënetë, në V.
  • Klisha e Palofashatit – kishë, në JL.
  • Klisha e Spatharatit – kishë, në qëndër.
  • Kroi i Bardhë - burim që ka shtërpuar, në P.
  • Kroi i Shpardhesë – krua, në L.
  • Krrakura e Ballumit – vend shkëmbor i thepisur, në L.
  • Llak e Madhe - arë në një grykë, në L.
  • Mal’ i Math – mal, në V.
  • Përroi i Spatharatit - përrua që vjen nga Zvizda, në V.
  • Përroi i Thellë – përrua, në L.
  • Qimadhia e Xhamisë - kullotë, në V.
  • Shtegthi – kullotë, në L.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Spatharat:[3]

Babot (Nan Babua), Ballëmërit apo Ballumërit (Thoma Ballumi), Çubej (Cil Çubi), Dhragucenj (Mit Dhraguci), Kaçulërit, Kondotë (Kristo Kondo), Kurrupenj, Zaravicenj.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vasil Ballumi, 1910 - 1974. Një anëtar i lartë të forcave EDES e Napoleon Zervës dhe personi që qëlloi Jasin Sadikun.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Spatharátion - Spatharaíoi
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 310-311. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Avdulla Kasimi, 60 vjeç, ka qenë tregëtar, autodidakt nga Margëlliçi, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Shijak. Shijak, qershor 1966.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 310.