Nuneshati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nuneshat
Νουνεσάτι
Fshat
Emri i banorëveNuneshaqot ose Neshaqot

Nuneshat, Nëneshat, Nënshat ose Neshat (greqisht: Νουνεσάτι/Nounesáti) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Nuneshati kufizohet me Sharatin, nga jugu me Kurtesin, nga lindja me Kajcanjin e Nikolicanjin dhe nga perëndimi me Globoçarin.

Para Luftës së Dytë Botërore, Nuneshat kishte këto lagje: Bàbanj (kjo lagje e pati marrë këtë emër nga i pari i këtij fisi që fiset e tjera i flisnin me tallje “babo”, nga që ky kishte për grua një të krishterë shqiptare. Babo atje myslimanët u thërrisnin me përbuzje të krishterave); Devollàtë (Thonë se ky familje, që lagja e merr emrin, ka ardhur nga Devolli), Kujthi, Mesuri, Rrëz e Klathit dhe Rrëz e Qikës.[1]

Toponimet të fshatit Nuneshat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Anamesa - vend ndërmjet shkëmbinjsh, në V.
  • Ar’ e Dardhës - arë, në V.
  • Ar’ e Dramësit - arë të cilën e kish pasur dukur fshati i Dramësit, në P.
  • Ar’ e Glatë - arë, në V.
  • Ar’ e Karahoxhës - arë që dikur ka qenë pronë e një hoxhë, në P.
  • Ar’ e Kollopriftit - arë, në V.
  • Ar’ e Kominit - arë, në J.
  • Ar’ e Kroit - arë pranë një kroi, në J.
  • Arat e Kroit Ri - ara pranë një kroi me këtë emër, afër qendrës.
  • Ar’ e Madhe – arë, në J.
  • Ar’ e Migulit - arë, në L.
  • Ar’ e Muratit - arë, në L.
  • Ar’ e Pashkut - arë, në V.
  • Ar’ e Shanit - arë, në V.
  • Ar’ e Velës - arë e një farë Veliu, në L.
  • Ar’ e Zekos - arë, në qendër.
  • Aramésha - ara, në L.
  • Arat e Vilave - ara, në qendër.
  • Arazt – arë, në V.
  • Azvesti - kodër, në V.
  • Ball’ i Djepes - arë, në VL.
  • Ball’ i Dushkës - pyll, në J.
  • Bir’ e Buzës - birë në shkëmb, shpellë, në V.
  • Bir’ e Gravanit - shpellë, në V.
  • Birat e Mingladhezës - shpellë në mal, në V.
  • Bisht’ i Kladhit - rrëza e malit të Kladhit, në VL.
  • Bokrrimat e Globoçarit - bokërrima, në V.
  • Bokrrimat e Kuqe - bokërrima, në J.
  • Boksharet - vend me qepë t’egra, në P.
  • Bregu i Argëlésë - breg, në P.
  • Bregu (i) Burimës - breg ku është një burim, në JP.
  • Bregu i Çaushit - breg, në VP.
  • Bregu i Faqes Lezme - breg, në V.
  • Bregu i Gërmallës - breg, në L.
  • Bregu i Kalives - breg, në P.
  • Bregu i Kunjes - breg, në L.
  • Bregu i Lëmthit - breg, ne P.
  • Bregu i Lëmit Çorres - bregore, në P.
  • Bregu i Malit - breg, në P.
  • Bregu i Mesëm - breg, në J.
  • Bregu i Minladhesë - bregore, në J.
  • Bregu i Prrarit - bregore, në VP.
  • Bregu i Skupesë - breg, në JP.
  • Bregu i Shurdhër - bregore në një vend gropë që nuk dëgjohej zëri, në V.
  • Bregu i Thanasit - breg, në VP.
  • Brrinja - ara, në L.
  • Burim’ i Demçes - burim, në P.
  • Bukmadhez/a - arë, në P.
  • Burimëza e Xhaferit - burim, në qendër.
  • Burimëzat - vend ku buron ujë, në P.
  • Çukë/a - arë në breg, në J.
  • Dërras’ e Bullës - vënd me dërrasa prej guri, në qendër. Ati ra bulla ka kali e vdiqi.
  • Dërrasaz - vend me dërrasa guri, në qendër.
  • Dhriz/a - arë në grope, në J.
  • Faqa e Kroit - pyll i madh, në JL.
  • Faqa e Lugut - faqe kodre, në VL.
  • Faqa e Kurorës - faqe mali, në JP.
  • Faqa e Robit - faqe, në JP.
  • Foleja e Korbit – shkëmb’ i lartë në faqen e malit, në VL.
  • Foleza e shtrungës gurtë - shtrung’ e gurtë, në qendër.
  • Fund’ i Arës Pashkut - arë, në qendër.
  • Fùrrazet - furra të vjetra ku janë pjekur tullat, në J.
  • Gorric’ e Binozit - ara ku ka gorrica, në afërsi të qendrës.
  • Gorric’ e Dhonate - arë, në J.
  • Gorric’ e Lugut - gorric’ e madhe në mal të Shurezës, në J.
  • Gorric’ e Rrahut - bregore, në VL.
  • Gorric’ e Xhaferit - arë, në J.
  • Grav’ e Livotése - shpellë, në V.
  • Grav’ e Lopëve - shpellë e vogël që nxën 2-3 lopë, në V.
  • Grav’ e Malës Qikës - shpellë, në V.
  • Grav’ e Malit Bardhë - shpellë, në V.
  • Grav’ e Shkëmbit Hasanit - shpellë, në V.
  • Grik’ e Prroit Gorricës - arë, në V.
  • Grik’ e Shkozës - luginë, në J.
  • Grik’ e Zeqirit - ara në një grykë, në VL.
  • Grop’ e Azvesit - gropë gëlqereje, në L.
  • Grop’ e Badhrës - vend gropë, në L.
  • Gropa Bulgjer - vend gropë ku ndodhej një lis i madh, në V.
  • Gropat e Thella - vende gropë, në V.
  • Gurët e Mjeshtrit - dy gurë të barabartë me njëri tjetrin, në J.
  • Gur’ i Bardhë - 2 shkëmbënj të mëdhenj, në V.
  • Gur’ i Glatë - gur rreth 5 m i lartë, në L.
  • Gur’ i Matrugut - shkëmb me një shpellë që nxën deri 100 kokë dele, në V. Thonë se në atë shpellë ka jetuar Matrugu.
  • Gur’ i Xhomòzit - shkëmb, në P.
  • Gjiret e Kladhit - lugje shkëmborë në malin e Kladhit, ku kishin çerdhet shqiponjat, pullumbat e egër e pulbardhat, në VL.
  • Harameshat - ara, në J.
  • Harhàti - arë, në J.
  • Hund’ e Shkëmbit Dhafnës - majë mali, në JL.
  • Hund’ e Shkëmbit Vogël - çukë në mal ku është një shkëmb i madh, në V.
  • Hundat e Shpellave - 5 shpella të vogëla.
  • Ipsez/a - bregore që ka gips, në VP.
  • Jurta - arë, në V.
  • Kalaj’ e Kladhit - gërmadha të nji kalaje të vjetër në malin e Kladhit. “Kur të shkoje ne kjo kala, duhet të ishje i ndëruar se të dil rëpara një arap dhe të binte në surrat dhe vdisje brënda një dite, Rakip Murati ka ki fshat ishte xhunabet (i palarë) kur shkoi ne kjo kala për të këllotur bagëditë, i dolli rëpara një arap i madh me një qën gjosul (i zebërt) e me di alse të lidhur në qafë dhe i tha Muratit: A ma jep asticin llàjosh (dashin e zi)? Ki i trrëbur nuku u ndie fare. Arapi e goditi me frrongjé në surrat. Ki i trrëmbur e la kopen’ e dhëne e iku me bët në fshat e u tha shokëve: - Ç’kam parë u mos paftë njeri, kutu, kutu më ka glarë dhe pas 24 sahat ra plasur (vdiq). (tregoi: Xhevdet Malaj).
  • Kalaj’ e Malit Glatë - kala e vjetër, në P.
  • Kémat - brinjë në mal, në L.
  • Klisha - vend shesh, në qendër.
  • Kojdhelez/a - arë, në V.
  • Kollonésh/i - faqe e malit të Kladhit, në P.
  • Koprréza - mone bagëtish, në V.
  • Kremàzm’ e Këndalit - lug ku kalon ujë, në P.
  • Kroi Marésë - krua, në qendër.
  • Kroi Muftarenje - krua, në qendër.
  • Kroi Ri - krua ku ndodhen varret e Kujthit, në qendër.
  • Krràkurrazët - majë shkëmbore e thepisur, në L.
  • Ksàret – mal, në JL.
  • Ksar i Kroit Ariut - vend i xhveshur në Mal të Bardhë, në L.
  • Kulumbrizat - ara në mal, në V.
  • Kunje - arë, në J.
  • Labotaz/i - ara, në qendër.
  • Lembàti - ara, në JL.
  • Lëm’ i Aliut - lëmë i gurtë, në V.
  • Lëm’ i Bàbanjit - lëmë që i takonte fisit të babanje, afër qendrës.
  • Lëm’ i Beut - shesh, në L.
  • Lëm’ i Bregut - lëmë, në qendër.
  • Lëm’ i Math - lëmë, në L.
  • Lëm’ i Muhtarenje - lëm’ i fisit të muhtarenje, në L.
  • Lem’ i Nuhut - lëmë, në V.
  • Lëmi’ Qérros - lëmë të cilin e kish ndërtuar një qeros, në V.
  • Lëm’ i Shelqeve - lëmë, në qendër.
  • Lëmthi - gërmadha të vjetra të fshatit në mal, në V.
  • Lëngëla - arë ku kish dardha lëngëla, në VP.
  • Ligotéja - arë, në L.
  • Lihadha - përrua e mone bagëtish, në V.
  • Lihadhaza - arë, në L.
  • Liqé e prroit Gorricës - vend që mban ujë, afër qendrës.
  • Lisat e Faqes Lëmbatit - lisa, në V.
  • Lisat e Kladhit - 2 lisa të mëdhenj në faqen e Kladhit, në L.
  • Lisat e Kripës - brinjë mali me lisa, në V. Aty nënë hijen e 6 lisave barijtë u hidhnin kripë bagëtive.
  • Lis’ i Butë - lis’ i Madh në mal, në V.
  • Lis’ i Pirdhezës - lis në faqen e malit, në V.
  • Lis’ i Pirrezës - lis i madh, në V.
  • Lis’ i Stravatoit - lis ku qëndronte skifteri, në J.
  • Lis’ i Shkepëtimës - lis i madh që e kish djegur rrufeja, në V.
  • Lis’ i Thatë – brinjë, në P.
  • Litharua (Litharoi) - arë, në L.
  • Livotéja - arë në mal, në V.
  • Lucazë - burime, në L.
  • Luk (lugu) - faqe mali, në J.
  • Luvedhet - ara, në VP.
  • Mal’ e Qikës - majë, në L.
  • Mal’ e Shkëmbit - majë, në V.
  • Mal’ e Valanidhit - majë e veshur me lisa, në V.
  • Mal’ i Bardhë - faqe mali, në V.
  • Mal’ i Camandait - mal, në P.
  • Mal’ i Glatë - mal, në P.
  • Mal’ i Portëzës - mal, në V.
  • Mejdaneza - arë, në JP.
  • Mejdan’ i Math - ara në mal, në JP.
  • Mesaréja - arë, në J.
  • Mesoguni - mal, në V.
  • Meshah/u - vargmal, në L.
  • Mingladhéza e Zgarbullës - përrua në mal të Portëzës, në J.
  • Mokrazt - zgavër në shkëmb, gurë si kupa, në V.
  • Monej’ e Aliut - mone bagëtish, në V.
  • Monej’ e Telihatit - mone në mal, në J.
  • Nek ndahen dhromet - faqe maIi, në V.
  • Nënëshkalla – ara, në P.
  • Në të Prrëjtur - brinjë mali, në V.
  • Palostani - stan, në P.
  • Perama - kullotë, në V.
  • Perét - sterra, në L.
  • Pezùleza - arë, në L.
  • Pill’ i Hasanit - pyll, në VL.
  • Pill’ i Kroit Ariut - pyll, në JL.
  • Pill’ i Trobës - pyll, në P.
  • Pllaj’ e Rahut - pllajë, në V.
  • Port’ e Gravës Madhe - shpellë, në V.
  • Portëza - qafë mali, në L.
  • ' Prroi Azvestit' - përrua, në V.
  • Prroi Butë - ara, në VL.
  • Prroi Jorgaqit - përrua i veshur me pyll, në J.
  • Prroi Kalisë – përrua, në V. Aty ka pasë stanin Kalia.
  • Prroi Plakut - arë e përrua, në V.
  • Prroi Qafës – përrua, në J.
  • Prroi Thomait - arë, në L.
  • Prroi Vàse - përrua, në V.
  • Psakëza - arë në mal, në L.
  • Puset e Kladhit - puse mijëvjeçarë, në J. “Këta puse janë në malin e Kladhit që në kohën e elimëve (njerëz të vjetër e gjigandë). Ati ka edhe skamli ka gurë (prej guri), edhe sufranje ka gurë, që të patagosin ka madhësia e ture. Në njërin elimët kanë lënë para, njëri thonë se ka gjilpëra, dhe tjetri ishtë plot me gjilpinj. Thonë se paratë janë amanet, që të t’i kapiç të zë dheu e të ba bërna. Ki isht vënd i uruar (vend i mirë). Ishtë nishan, po ra mjengull në malë të Kladhit, jaa m’ nesret ka shi, 50 metro nënë malë të Kladhit ishte një mejdan i vogël. Atje ja thonë Shkall’ e Arapes. Me të vatur dhëntë ne mejdani, ikin me bët sikur i trrëmb njeri: nuku mblidhen kafshët në atë vënt se i trëmp Arapi.” Nja njëmilë metro në anë të sirme të malës e Kladhit, ishte pusi i Kladhit me ujë shumë të mirë po ka erë baruti. Ki pus ka ujë dajmuden (ç’do kohë). (Xhevdet Malaj).
  • Pus’ i Ademit - pus, në J.
  • Pus’ i Trobës - pus, në JP.
  • Qaf’ e Arës Miulit - qafë në mal të Bardhë, në L.
  • Qaf’ e Babës - qafë, në L.
  • Qaf’ e Dardhës - qafë, në L.
  • Qaf’ e Globoçarit - qafë bregoreje, në P.
  • Qaf’ e Madhe - qafë, në JP.
  • Qaf’ e Malit - qafë, në P.
  • Qaf’ e Mihallës - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Portëzës - qafë nga ku kalon për në Koriqanj, në V.
  • Qaf’ e Pushtanikës - qafë, në J. Aty ka shumë pushtanika.
  • Qaf’ e Vàsë - qafë, në V.
  • Qàfazët - qafa, në JP.
  • Qungjerat - kullotë, në V.
  • Radhéjtë - brez shkëmbor prej Malës e Shkëmbit mbi Nuneshat e n’jara m’n Peshtan. Duket si një rrip i bardhë bore, andaj ja thonë Mal i Bardhë.
  • Radhoi Math - brez shkëmbor, në VP.
  • Raqi - faqe mali, në P.
  • Raq’ i Bulgjerit - kodër, në V.
  • Rahu i Meshaut - majë mali, në L. Këtë vend të vjetrit e kishin vendin e meshave.
  • Rémë – shé, në V.
  • Ritharejtë - ara, në V.
  • Rugëla - arë, në JP.
  • Rrahu Bulgjer - faqe mali, në V.
  • Rrahu Sullës - bregore, në J.
  • Rrahu Shtogut - pyll, në JP.
  • Rrëza e Kladhit - rrëzë mali, në L.
  • Rripat e Dukës - arë, në P.
  • Rripat e Dushanit – ara, në JP.
  • Rrip’ e Kroit - arë, në P.
  • Rrugëlat - kryqëzim rrugësh në fshat, në P.
  • Sallamàrta - arë, në V.
  • Siniza - arë, në V.
  • Spithareza - vend në mal, në J.
  • Spitharët - gropa që mbajnë ujë, në P.
  • Stanthi - stan i vjetër në mal, në V.
  • Stefanáre - arë, në V.
  • Sterr’ e Arës Glatë - spithar në gur i cili mban ujë, në V.
  • Sterr’ e Lamit - sterrë që mban ujë, në V.
  • Sufrai i Kladhit - shesh, në L. (shif legjendën).
  • Shesheza - shesh e ara, në qendër.
  • Shesh’ i Bardhë - në V.
  • Shesh’ i Koritës - shesh në mes to pyllit, në J.
  • Shesh’ i Muços - arë në mal, në V.
  • Shkalla - shkallë, në V.
  • Shkall’ e Arapes - shkallë, në J. “Arapi që besohej se ruante të tre puset në mal të Kladhit, thonë se kish betur që në kohën e elimëve për të ruajtur puset e Kladhit dhe u rrëftohej shumë herë njërze. Njërzit trëmbeshin sa i zij bëtala” (Xhevdet Malaj).
  • Shkall’ e Folesë Korbit - shkallë, në V.
  • Shkall’ e Lekës - kodër ku ndodhet një shtrung’ e gurtë, në V.
  • Shkallazët - rrugë shkëmbore në mal, në P.
  • Shkëmb’ i Dhafnës - breg shkëmbor, në J.
  • Shkëmb’ i Kuq - shkëmb i madh, në V.
  • Shkëmb’ i Madh - shkëmb, në P.
  • Shkëmjet e Garos - breg shkëmbor, në J.
  • Shkoza - arë, në J.
  • Shpardhi - arë, në J.
  • Shpella me di dera – shpellë, në V.
  • Shpell’ e Tahir Çufes - shpellë, në V.
  • Shpell’ e Kaurëvet - shpella, në L. (kaurë: të krishterë shqiptarë të ardhur nga Koriqanji).
  • Shpellat e Lamenje - shpella, në VP.
  • Shtegu i Bulgjerit - bregore, në V.
  • Shtegu i Kualve - qafë shkëmbore, shteg që vetëm kuajt mund të kalonin, në VL.
  • Shtrung’ e Arës Lekës - shtrung’ e gurtë, në V.
  • Shtrung’ e Gurtë - shtrung’ e gurtë, në mal.
  • Shtrung’ e Folezës - shtrung’ e gurtë, në L.
  • Shtrung’ e Pirres - shtrung e gurtë, në V.
  • Shtrung’ e Sinizës - shtrung’ e gurtë, në V.
  • Shura - arë në mal, në L.
  • Shure - vend me gurë, në qendër.
  • Trap e Gjinit - arë në mal, në V.
  • Trap’ e Hasan Kondit - arë në grykë, në V.
  • Trap’ e Pusit - arë pranë njij përroi, në V.
  • Tre Lisat - tre lisa, në L.
  • Trepe - ara në grykë, në qendër.
  • Trepet - ara me trepe (gropa), në J.
  • Troba – pyll, në J.
  • Tufadrizë - brinjë mali, në L.
  • Tufaprrare - pyll i vogël e i dëndur më përrall, në J.
  • Thana - faqe mali, në L.
  • Thanazt - arë, në V.
  • Themua – bregore, në J.
  • Varikétë - burim, vend moçal, në P.
  • Verret e Muhtarenje - varre të fisit e muhtarenje, në P.
  • Verrezt e Muslenje - varre të fisit e muslenje, në J.
  • Verret e Qikës - varre, në L.
  • Verret e Bàbanjit - varre të fisit Bàbanj, në V.
  • Vërtopthi - ara e pyje, në J.
  • Vështet - ara, në V.
  • Vilat - ara, në qendër.
  • Vreshtat e Bëdha - vreshta me ullinj të cilët i prenë vllehët kur Ali Pashë Tepelena i solli këta aty dhe internoi fshatin.
  • Xarr’ e Bardhë - grumbull i madh gurësh, në V.
  • Xarr’ e Kladhit - branë, lug me zall nga kreu në fund të malit, në V.
  • Xhami e Nuneshatit - xhamia e fshatit, në qendër.
  • Xhumar/i - kodër e vogël, në VL.
  • Zgarbulla - zgarbull i njij lisi shekullor, në P.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Nuneshat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Bàbanj, Beqàtë, Çufénj, Dahrinjtë, Duçerit, Dullénj, Grekatë (sepse u kthyen vonë nga të krishterë në muhamedanë), HaliIénj, Haliménj, Haxhénj, Husejnàtë, Iskatë, Jakànj, Mamenj, Mlénj, Martanj, (që marterisin, kallzonin, spiunonin), Muhtarenj, Muslenj, Shenàtë.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 185.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 186-192. Treguan: 1) Beshir Mehmeti, 46 vjeç, bujk analfabet, nga Nuneshati, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. 2) Avdi Mehmet Kadriu, 54 vjeç, bari, analfabet, nga Nuneshati, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Ferras - Fier. Fier, prill. 1957.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 185.