Stanova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stanovë
Μανδρότοπος
Fshat
Emri i banorëveStanovit

Stanovë (greqisht: Μανδρότοπος/Mandrótopos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Στάνοβον/Stánovon.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Stanova kufizohet me Kardhiqin, nga verilindja me Spatharatin, nga jugu me Trikopallkun e Potamenë dhe nga perëndimi me Margëlliçin.

Toponimet të fshatit Stanovë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Ambulli - rrymë uji që del nga toka, në P.
  • Arat e Nastas Babës - ara, në L.
  • Bithkuqi - ara që ndajnë fshatin me Skëndalin, në P.
  • Bregu i Math - breg, në L.
  • Bregu Shabanëlës - breg, në J.
  • Bregu Vogël - breg në mes të fushës, në P.
  • Burim’ i Baliut - burim, në VP.
  • Burim’ i Çikalit - burim.
  • Dardhat e Janullës - dardha të mëdha, në P.
  • Klish’ e Stanovës – kishë, në P.
  • Klish’ e Shënjanit — kishë, në P.
  • Koprua – kullotë, në P.
  • Mal i Shënjanit — mal, në P.
  • Palokuçati – kullotë, afër qendrës.
  • Pill i Klishës - pyll në afërsi të qëndrës.
  • Prothella - përrua i thellë në faqe mali, në JP.
  • Shalsi - kullotë, në qëndër.
  • Shënjani - pyll me lisa të mëdhenj, në P. Në këtë vend çdo vit mblidhen nga fshatrat e krishtera përreth për të kremtuar një festë të tyre.
  • Ur’ e Stanovës - urë e gurtë me hark mbi përroin e Stanovës, në P.
  • Vaj’ e Bualet - ara në fushë, në J. Dikur aty kanë mbajtur shumë buaj.
  • Vij’ e Zezë - kanal i gjatë që shërben për kullimin e ujravet.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Stanovë:[3]

Baba (Nash Baba), Duka (Nidho apo Leonidha Duka, fis vllah) Foto, Spiro, Shella (Nash Shella), Tasha (Jonulla Tasha), Tashe (Marko Tashe), Zuka (Ilia Zuka).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Stánovon - Mandrótopos
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 386. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 386.