Sokol Cikalleshi
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Sokol Cikalleshi | ||
Datëlindja | 27 korrik 1990 | ||
Vendlindja | Kavajë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Akhisar Belediyespor | ||
Numri | 37 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2013 | Besa | 56 | (11) |
2011 | → Skënderbeu (huazim) | 4 | (0) |
2012 | → Tirana (huazim) | 13 | (2) |
2012 | → Incheon United (huazim) | 6 | (0) |
2013–2014 | Kukësi | 30 | (17) |
2014–2015 | Split | 32 | (10) |
2015–2017 | İstanbul Başakşehir | 31 | (6) |
2017 | → Akhisar Belediyespor (huazim) | 14 | (7) |
2017–2018 | Osmanlıspor | 26 | (6) |
2018–2019 | → Göztepe (huazim) | 7 | (0) |
2019– | Akhisar Belediyespor | 39 | (9) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2009 | Shqipëria U19 | 6 | (2) |
2008–2009 | Shqipëria U20 | 2 | (0) |
2009–2011 | Shqipëria U21 | 11 | (5) |
2014– | Shqipëria | 35 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 korrik 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 4 shtator 2020 |
Sokol Cikalleshi (lindur më 27 korrik 1990) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin turk Akhisar Belediyespor dhe kombëtaren shqiptare.
Ai bëri debutimin si profesionist në vitin 2007 me klubin e qytetit të tij të lindjes, Besa, dhe në vitet në vazhdim pati disa periudha të shkurtër si i huazuar me klubet shqiptare Skënderbeu dhe Tirana si dhe me Incheon United në Korenë e Jugut. Në vitin 2013 ai u bashkua me Kukësin dhe shënoi 22 gola në të gjitha kompedicionet gjatë sezonit 2013–14, duke fituar kështu thirrjen e parë nga Shqipëria si dhe një transferim në Kroaci te Split.
Cikalleshi luajti vetëm një sezon në Kroaci para se të kalonte në Turqi në vitin 2015. Ai luajti fillimisht me İstanbul Başakşehir, por pati edhe disa periudha qëndrimi me Akhisar Belediyespor dhe Osmanlıspor. Ai e shpenzoi pjesën e parë të sezonit 2018–19 në huazim tek Göztepe në ligën e parë, para se në janar 2019 të rikthehej tek Akhisar në elitë.
Në lojtar i kombëtares, Cikalleshi u thirr për herë të parë në ekip nga Gianni De Biasi në maj 2014. Më përpara, ai ka luajtur me ekipet e moshave, respektivisht me nën-19, nën-20 dhe nën-21. Ai ishte një nga 23 lojtarët që përfaqsuan Shqipërinë në UEFA Euro 2016.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cikalleshi ka lindur në Kavajë dhe e nisi karrierën e tij me klubin e qytetit Besa. Ai bëri debutimin e tij si profesionst me skuadrën e parë në moshën 17 vjeça në ndeshjen e javës së fundit të sezonit 2007–08 kundër Teutës, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë me Besën që fitoi 5–3.[1] Cikalleshi ishte rregullisht pjesën e ekipit të parë në sezonin e ardhshëm dhe njëkohësisht luante edhe me ekipin nën-19, ku ishte edhe kapiten. Ai regjistroi 10 ndeshje në kampionat gjatë sezonit 2008–09, 8 prej të cilave si titullar. Në sezonin 2009–10, ai ishte pjesë e sulmit të ekipit sëbashku me lojtarët me përvojë si Daniel Xhafaj, Vioresin Sinani dhe Bledar Mançaku. Më 29 gusht 2009, Cikalleshi shënoi golin e parë si profesionist në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Shkumbinit.[2] Ai shënoi dy gola në 27 ndeshje në kampionat në sezonin 2009–10, me Besën që u rendit në vendin e dytë mbrapa Dinamos. Pavarësisht kësaj, ata arritën të fitonin Kupën e Shqipërisë për herë të dytë në histori; ky ishte trofeu i parë i Cikalleshit në karrierë. Ai dhuroi kontributin e tij në suksesin në kupë, duke shënuar dy herë në tetë paraqitje, përfshirë edhe golin e fitores në gjysëm-finalen ndaj Shkumbinit,[3] që dërgoi Besën në finale, ku ata mposhtën Vllazninë. Cikalleshi shfaqi një formë të mirë sportive në pjesën e parë të sezonit 2010–11, duke shënuar 6 gola në 15 ndeshje, gjë që tërhoqi vëmëndjen e disa klubeve evropiane në merkaton e dimrit.
Huazimi te Skënderbeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2011, Cikalleshi pranoi të huazohej te Skënderbeu për pjesën e dytë të sezonit 2010–11. Pasi firmosi kontratën, ai udhëtoi me skuadrën në Antalya të Turqisë për të kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Ai nuk kaloi një periudhë të mirë aty duke u aktiviziuar në vetëm katër ndeshje por në fund u shpall kampion pasi ekipi fitoi titullin e Kategorisë Superiore.
Huazimi te Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cikalleshi u bashkua me Tiranën në formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit 2011–12. Transferimi u zyrtarizua më 27 janar 2012 pas arritjes së një marrëveshje me klubin. Gjatë prezantimit, ai e cilësoi Tiranën si "mundësinë e jetës" për të luajtur.[4] Ai bëri debutimin e tij me klubin në Kupën e Shqipërisë kundër Bylisit më 29 janar, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 63të në vend të Klodian Duros me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.[5] Në kampionat, Cikalleshi shënoi dy gola në 13 ndeshje.
Huazimi te Incheon United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2012, Cikalleshi u huazua për herë të tretë në karrierën e tij, duke kaluar për gjashtë muaj në Korenë e Jugut te Incheon United.[6] Ai luajti gjithsej gjashtë ndeshje me ekipin, përfshirë një si titullar. Ai u rikthye në Shqipëri në fillim të vitit të ri.
Kukësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2013, Cikalleshi u transferua te Kukësi duke firmosur për një sezon. Ai debutoi me ekipin më 4 shtator në humbjen 1–0 kundër ekipit të sapongjitur në elitë Lushnjes.[7] Goli i tij i parë për sezonin 2013–14 erdhi më 3 nëntor ndaj Flamurtarit, e cila u pasua nga një tjetër në ndeshjen e rradhës ndaj Laçit; Kukësi i fitoi të dy ndeshjet me rezultatin 2–1.[8]
Cikalleshi vazhdoi me formën pozitive duke regjistruar golin e parë në kupë në fitoren 5–0 ndaj Naftëtarit, e cila u ndoq nga një gol në fitoren 2–1 ndaj ish ekipit të Tirana, që do të thoshte se ai kishte shënuar në katër ndeshjet e fundit të ekipit.[9][10] Pasi nuk shënoi në fitoren 1–0 kundër Lushnjes më 23 nëntor,[11] Cikalleshi u rikthye te rruga e rrjetës duke shënuar golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Vllaznisë, duke mbajtur Kukësin në garë për titullin kampion.[12] Ky ishte goli i tij i fundit për vitin 2013. Kukësi dhe Cikalleshi e nisën vitin 2014 duke barazuar 0–0 kundër Partizanit më 2 shkurt.[13] Ky barazim solli edhe largimin e trajnerit Naci Şensoy. Ai u zëvëndësua nga Sulejman Starova, i cili fitoi ndeshjen e parë të si trajner i Kukësit, me ekipin që mposhti 2–1 Bylisin falë dopietës së Cikalleshit, i cili ja dedikoi golat trajnerit të ri.[14][15]
Pas kësaj ndeshje, sulmuesi kavajas do të shënonte në shtatë ndeshje rresht ndërmjet kampionatit dhe kupës, duke regjistruar plot nëntë gola; ai e nisi serinë e golave në fitoren 3–2 ndaj Flamurtarit,[16] më pas shënoi në fitoren 2–1 ndaj Bylis,[17] këtë herë në kampionat, pas kësaj golin e vetëm në ndeshjen ndaj Laçit,[18] për ta ndjekur me tre gola në dy ndeshje ndaj Tiranës,[19][20] dhe më pas një tjetër dopietë në një tjetër fitore ndaj Flamurtarit.[21]
Më 5 maj, Cikalleshi shënoi tregolëshin parë në karrierë në suksesin 4–1 kundër Lushnjes për ti siguruar Kukësit vendin e dytë në kampionat dhe kualfikimin për në Ligën e Evropës.[22] I pranishëm në këtë ndeshje ishte Paolo Tramezzani, ndihmësi i trajnerit të ekipit kombëtar Gianni De Biasi, i cili e kishte dërguar personalisht atë për të parë Cikalleshin.[23] Në lidhje me këtë, me Cikalleshi gjë tha: "Për mua është nder të vesh fanellën e kombëtares".[23] Trembëdhjetë ditë më pas, ai luajti në finalen e Kupës së Shqipërisë ku Kukësi u mposht në Stadiumin Qemal Stafa nga Flamurtari me rezultatin 1–0.[24]
Cikalleshi e mbylli sezonin e parë dhe të vetëm me Kuksin me 22 gola në të gjitha kompeticionet, ku 17 i shënoi në kampionat duke u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i saj pas kroatit Pero Pejić. Në kupë ai regjistroi 5 gola në 9 ndeshje. Para largimit, Cikalleshi luajti dhe në dy ndeshjet e të Kukësit në Ligën e Evropës kundër Kairat. Pas eleminimit nga Liga e Europës, ai u largua nga Kukësi.[25]
RNK Split
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 korrik 2014, Cikalleshi la Shqipërinë për t'u transferuar te klubi kroat RNK Split që luante te Prva HNL për 100 mijë €, duke firmosur një kontratë tre vjeçare.[26][27][28] Ai shënoi golin e parë me klubin më 19 gusht 2014 kundër NK Hrvace, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Kroacisë.[29] Pas kësaj, ai shënoi një dygolësh në barazimin 2–2 kundër NK Lokomotiva në kampionat.[30] Cikalleshi vazhdoi formën e tij të mirë me RNK Split duke shënuar golin e parë të ndeshjes dhe dhuroi assistin e golit të tretë në fitoren 3–0 kundër NK Osijek; gjithashtu në këtë ndeshje tifozët e klubit kishin bërë një banderolë për sulmuesin, ku shkruhej: 'Viva Sokol, viva Albania'.[31]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas një sezoni pozitiv me Kukësin, Cikalleshi mori ftesën e parë në kombëtaren shqiptare nga trajneri Gianni De Biasi në maj 2014 për tre ndeshjet miqësore respektivisht ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Ai luajti ndeshjen e parë më 31 maj kundër Rumanisë, duke luajtur në 45 minutat e para.[32] Ai e konsideroi debutimin me kombëtaren një "ëndërr e realizuar".[33] Cikalleshi u aktivizua 90 minuta në miqësoren e dytë ndaj Hungarisë dhe 63 në miqësoren e tretë ndaj San Marinos.[34][35]
Cikalleshi ishte në listën e 24 lojtarëve të thirrur nga De Biasi për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 kundër Portugalisë.[36] Cikalleshi luajti që nga minuta e 82të duke zëvëndësuar autorin e golit Bekim Balaj në fitoren 1–0 në Aveiro, e para në histori ndaj Portugalisë.[37]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cikalleshi është një lojtar i zhdërvjellët , i cili është i njohur për aftësinë e tij për shënjestër dhe aftësitë e tij ajrore. Ai është gjithashtu një lojtar shumë i fortë në top, i cili është i aftë me të dy këmbët. Përveç kësaj, Cikalleshi është gjithashtu një lojtar i shkelqyer në ajër dhe konsiderohet si një kërcënim ajror.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 tetor 2017, Cikalleshi u bë baba për herë të parë kur gruaja e tij lindi vajzën e parë të çiftit, të quajtur Rajna.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Besa | 2007–08 | Kategoria Superiore | 1 | 0 | — | — | — | 1 | 0 | |||
2008–09 | 10 | 0 | — | — | — | 10 | 0 | |||||
2009–10 | 27 | 2 | 6 | 2 | — | — | 33 | 4 | ||||
2010–11 | 15 | 6 | 1 | 1 | 1[a] | 0 | 1[b] | 0 | 19 | 7 | ||
2012–13 | 4 | 3 | — | — | — | 4 | 3 | |||||
Gjithsej | 57 | 11 | 7 | 3 | 2 | 0 | 1 | 0 | 67 | 14 | ||
Skënderbeu (huazim) | 2010–11 | Kategoria Superiore | 4 | 0 | 1 | 0 | — | — | 5 | 0 | ||
Tirana (huazim) | 2011–12 | Kategoria Superiore | 13 | 2 | 9 | 3 | — | — | 22 | 5 | ||
Incheon United (huazim) | 2012 | K-League | 6 | 0 | — | — | — | 6 | 0 | |||
Kukësi | 2013–14 | Kategoria Superiore | 30 | 17 | 9 | 5 | 2[a] | 0 | — | 41 | 22 | |
2014–15 | — | — | 2[a] | 0 | — | 2 | 0 | |||||
Gjithsej | 30 | 17 | 9 | 4 | 4 | 0 | — | 43 | 21 | |||
RNK Split | 2014–15 | Prva Liga | 32 | 10 | 7 | 3 | — | — | 39 | 13 | ||
İstanbul Başakşehir | 2015–16 | Süper Lig | 27 | 6 | 8 | 7 | 2[a] | 0 | — | 37 | 13 | |
2016–17 | 2 | 0 | 6 | 3 | 3[a] | 0 | — | 11 | 3 | |||
2017–18 | 2 | 0 | — | 0 | 0 | — | 2 | 0 | ||||
Gjithsej | 31 | 6 | 14 | 10 | 5 | 0 | — | 50 | 16 | |||
Akhisar Belediyespor (huazim) | 2016–17 | Süper Lig | 14 | 7 | 2 | 0 | — | — | 16 | 7 | ||
Osmanlıspor | 2017–18 | Süper Lig | 25 | 6 | 4 | 2 | — | — | 29 | 8 | ||
2018–19 | TFF First League | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | |||
Gjithsej | 26 | 6 | 4 | 2 | — | — | 30 | 8 | ||||
Göztepe (huazim) | 2018–19 | Süper Lig | 7 | 0 | 3 | 2 | — | — | 10 | 2 | ||
Akhisar Belediyespor | 2018–19 | Süper Lig | 13 | 1 | 5 | 3 | — | — | 18 | 4 | ||
2019–20 | TFF First League | 26 | 8 | 0 | 0 | — | — | 26 | 8 | |||
2020–21 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 0 | 0 | ||||
Gjithsej | 39 | 9 | 5 | 3 | — | — | 44 | 12 | ||||
Gjithsej karriera | 259 | 68 | 61 | 31 | 11 | 0 | 1 | 0 | 332 | 99 |
- ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në Superkupën e Shqipërisë
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2014 | 7 | 0 |
2015 | 8 | 1 | |
2016 | 7 | 1 | |
2017 | 4 | 0 | |
2018 | 2 | 0 | |
2019 | 6 | 4 | |
2020 | 1 | 1 | |
Gjithsej | 35 | 7 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 4 shtator 2020. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Cikalleshi.[41]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 16 nëntor 2015 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | 16 | Gjeorgjia | 2–2 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
2 | 29 mars 2016 | Stade Josy Barthel, Route d'Arlon, Luksemburg | 18 | Luksemburgu | 2–0 | 2–0 | |
3 | 11 qershor 2019 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 31 | Moldavia | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
4 | 7 shtator 2019 | Stade de France, Saint-Denis, Francë | 32 | Franca | 1–4 | 1–4 | |
5 | 10 shtator 2019 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 33 | Islanda | 4–2 | 4–2 | |
6 | 14 tetor 2019 | Zimbru Stadium, Chișinău, Moldavi | 35 | Moldavia | 1–0 | 4–0 | |
7 | 4 shtator 2020 | Stadiumi Dinamo, Minsk, Bjellorusi | 36 | Bjellorusia | 1–0 | 2–0 | UEFA Liga e Kombeve C 2020–21 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Besa Kavajë
- Skënderbeu Korçë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Teuta 3–5 Besa" (në anglisht). Football Database. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ "Shkumbini Peqin vs. Besa Kavajë 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2009. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ "Shkumbini Peqin vs. Besa Kavajë 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 7 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ "Gjata firmos për një vit e gjysmë". Sport Ekspres. 27 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2012. Marrë më 27 janar 2012.
- ^ "Bylis Ballsh vs. Tirana 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 29 janar 2012. Marrë më 31 korrik 2012.
- ^ "Sokol Cikalleshi drejt Koresë së Jugut, kavajasi është largimi i parë nga Tirana". Panorama Sport. 29 maj 2012. Marrë më 31 tetor 2012.
- ^ "Një debutues në Superiore likujdon Kukësin, Lushnja e fillon me fitore rikthimin në elitë". Panorama Sport. 4 shtator 2013. Marrë më 4 shtator 2013.
- ^ ""Ringjallet" dhe Kukësi, fiton me përmbysje. Laçi i Nicës pëson humbjen e parë në shtëpi". Panorama Sport. 3 nëntor 2013. Marrë më 3 nëntor 2013.
- ^ "Goleadë e Kukësit ndaj kuçovarëve, dëmtohet portieri Halili". Panorama Sport. 6 nëntor 2013. Marrë më 6 nëntor 2013.
- ^ "Kukësi fundos Tiranën, Gallo drejt shkarkimit". Panorama Sport. 10 nëntor 2013. Marrë më 10 nëntor 2013.
- ^ "Kukësi s'fal, i bën presion kreut. Shensoji: Duhej të fitonim 7-0, shpërdoruam shumë". Panorama Sport. 23 nëntor 2013. Marrë më 23 nëntor 2013.
- ^ "Kukësi s'përmbahet, fut Vllazninë në krizë. Shensoji: Jemi për titull, më kënaqi reagimi". Panorama Sport. 1 dhjetor 2013. Marrë më 1 dhjetor 2013.
- ^ "Partizani dhe Kukësi, shumë zhurmë për asgjë. Hasan Lika s'kënaqet: Lamë dy pikë". Panorama Sport. 2 shkurt 2014. Marrë më 2 shkurt 2014.
- ^ "Bind Kukësi, "shpërthen" Sokol Cikalleshi. Starova: Kupa mbetet një objektiv madhor". Panorama Sport. 12 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ "Cikalleshi: U zgjuam, dy golat për Starovën". Panorama Sport. 12 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ "Shpërthen Kukësi, përmbys Flamurtarin. Starova në delir: I mposhtëm pa mesfushë". Panorama Sport. 22 shkurt 2014. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Përmbysjet në modë, Kukësi gjunjëzon Bylisin. Ballshiotët s'ruajnë dot avantazhin". Panorama Sport. 24 shkurt 2014. Marrë më 24 shkurt 2014.
- ^ "Gol blic, Kukësi parakalon Laçin. Starova: Morëm 3 pikë të arta, tani mundim Tiranën". Panorama Sport. 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
- ^ "Super-Tirana likujdon dhe Kukësin. "Heroi" Gilberto: I lumtur në Tiranë, Vlora më trembi". Panorama Sport. 9 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ ""Shfryhet" Tirana, dopieta e Cikalleshit nderon Kukësin. Magani: Ndëshkuam veten". Panorama Sport. 17 mars 2014. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ "Kukësi mund Flamurtarin, shou i Cikalleshit. Gilman Lika: Ja pse bëra gjeste ndaj tifozëve". Panorama Sport. 23 mars 2014. Marrë më 23 mars 2014.
- ^ "Kukësi nënkampion, Cikalleshi bën tripletë. Starova: Tani të fitojmë Kupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 5 maj 2014. Marrë më 5 maj 2014.
- ^ a b "Cikalleshi: Nder të vesh fanellën e Kombëtares". Panorama Sport. 5 maj 2014. Marrë më 5 maj 2014.
- ^ "Flamurtari triumfon në Kupë dhe shkon në Kupat e Europës. Vendos një gol i Abilaliajt". Panorama Sport. 18 maj 2014. Marrë më 18 maj 2014.
- ^ "Cikalleshi, gati largimi nga Kukësi". Panorama Sport. 22 maj 2014. Marrë më 22 maj 2014.
- ^ "Cikalleshi nga Kukësi ne Split". TopSporti.com. 31 korrik 2014. Marrë më 31 korrik 2014.
- ^ "Cikalleshi firmos tre vite te Split, Kukësi e kërcënon". Panorama Sport. 31 korrik 2014. Marrë më 31 korrik 2014.
- ^ "Cikalleshi prezantohet te RNK Split". Cityfm.al. 31 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2015. Marrë më 31 korrik 2014.
- ^ "Cikalleshi, gol dhe asist te Spliti". Cityfm.al. 19 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2014. Marrë më 19 gusht 2014.
- ^ "Dy eurogola me RNK Split, Cikalleshi çmend kroatët". Panorama Sport. 13 shtator 2014. Marrë më 13 shtator 2014.
- ^ "Cikalleshi, gol dhe parullë kundër racizmit". Panorama Sport. 18 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Veç Berisha nuk mjafton, Shqipëria e De Biazit fut "ujë"". Panorama Sport. Marrë më 1 qershor 2014.
- ^ "Cikalleshi: M'u realizua ëndrra, debutova me kuqezinjtë". Panorama Sport. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "De Biazi: E hidhur të humbësh ndaj një skuadre inferiore". Panorama Sport. Marrë më 4 qershor 2014.
- ^ "Eksperiment i Shqipërisë, "shfryn" 3-0 ndaj San Marinos". Panorama Sport. Marrë më 8 qershor 2014.
- ^ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 30 gusht 2014. Marrë më 2 shtator 2014.
- ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Sokol Cikalleshi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 31 korrik 2014.
- ^ "Sokol Cikalleshi" (në anglisht). World Football. Marrë më 5 shtator 2020.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Sokol Cikalleshi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ a b "Sokol Cikalleshi" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 29 mars 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sokol Cikalleshi te kleague.com
- Profili te Soccerway.com
- Profili te UEFA.com
- Lindje 1990
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në KS Besa
- Futbollistë në KF Skënderbeu
- Futbollistë në KF Tirana
- Futbollistë në Incheon United F.C.
- Futbollistë në FK Kukësi
- Futbollistë në RNK Split
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në K League
- Futbollistë në Prva HNL
- Futbollistë në Süper Lig
- Futbollistë në UEFA Euro 2016