Spatari (Filat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Spathari (Filat))
Spatar
Τρικόρυφο
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej288
Emri i banorëveSpatarjot

Spatar (greqisht: Τρικόρυφο/Trikórifo) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1929, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σπάρταρη/Spártari.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Spatar kufizohet me vendbanimin Shqefarin, nga verilindja me Filatin, nga jugu me Vërselën, nga juglindja me Galbaqin and nga perëndimi me Çiflikun dhe Smartën.

Toponimet të fshatit Spatar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ahuri Lopëve - gërmadhë kishe, në J.
  • Ar’ e Agait - vend me valanidha e ullinj, në JL.
  • Ar’ e Aliut - tokë djerr, në JP.
  • Ar’ e Babos – arë, në JL.
  • Ar’ e Demos – arë, në L.
  • Ar’ e Fikut – kullotë, në P.
  • Ar’ e Jupes - arë, në JP.
  • Ar’ e Kronjezës - arë djerr, në L.
  • Ar’ e Madhe - arë, në P.
  • Ar’ e Manit – arë, në VP.
  • Ar’ e Muços - arë djerr, në JL.
  • Ar’ e Muzhaqit – arë, në L.
  • Ar’ e Nexhipit – arë, në L.
  • Ar’ e Vallanidhes – arë, në L.
  • Arat e Prapalit - ara prapa një kodre, në J.
  • Armusa – ara, në P.
  • Bogazi Gumanit - luginë, në J.
  • Bokërrimat – bokërrima, në JL.
  • Bokërrimat e Kuqe - bokërrima që dheun e kanë të kuq, në J.
  • Bokërrimat e Muzhaqit - bokërrima të kuqe, në L.
  • Bot e Kuqe - vend me tokë të kuqe, në V.
  • Bot e Tharrët - bokërrimë, në V.
  • Bregu Beçinje - breg ku ndërtonin shtretër dhe vrojtonin bekçinjte, në VP.
  • Bregeza - breg qe dominon fshatin, mezhlis pleqsh, në qendër.
  • Bregu Buhavetës - arë, në L.
  • Bregu Dàules - breg në qendër ku binte dauleja në ramazan.
  • Bregu Drizameve - breg, në L.
  • Bregu Erëzës - breg, në P.
  • Bregu Halilit - breg, kullotë, në P.
  • Bregu Hosit - breg, në P.
  • Bregu Murrizit - breg me murriza e dardha, në L.
  • Bregu Muzhaqit - breg, në L.
  • Bregu Seles - breg, në L.
  • Bregu Zanes - breg, në L.
  • Çuk’ e Karagjozit - kodër, në JP.
  • Çuk’ e Vogël - kullotë kodrinore, në P.
  • Çuk’ e Bukur - kodër e madhe, në P.
  • Fiku Çapos - fik i vjetë, në P.
  • Flàmura - ara, në P.
  • Fitònjeza - kopësht, në qendër.
  • Folej è Pulbardhës - shkëmb ku binte squkë pulbardha, në J.
  • Fush’ e Spatarit – fushë, në P.
  • Grav’ e Birbilit - shpellë që nxen 300 kokë bagëti t’imta, në L.
  • Grav’ e Gjërit - sterrë, në JL.
  • Grav’ e Gjirit - sterrë, në JL.
  • Grav’ e Gropës Pillit - shpellë, në J.
  • Grav’ e Haliqisë - shpellë, në VP.
  • Grav’ e Kushit – shpellë, në L.
  • Grav’ e Madhe - shpelle, ne L.
  • Grav’ e Piros - shpellë, në VP. Aty janë gjetur poçe prej balte dhe sende të tjera të kohës antike.
  • Grav’ e Sulo Hoxhës - sterrë, në JL.
  • Gravat e Birbilit - vend i vithisur, në J.
  • Grav’ e të Vrarit - shpellë, në L.
  • Grop’ e Çafos - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Hosit - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Idrizenje - vend gropë me hardhi e fiq, në L.
  • Grop’ e Madhe - arë në gropë, në L.
  • Grop’ e Palostanit - vend gropë, në J.
  • Grop’ e Rdhisë - kullotë, në P.
  • Grop’ e Smartes - pyll me xina e ara, në JL.
  • Grop’ e Sqindes - pyll me sqinde.
  • Grop’ e Shtratit - vend gropë ku bënin shtrëte bekçinjtë, në L.
  • Grop e Vllahut - mone bagëtish në një vend gropë, në L.
  • Gropat e Berqikate - vend gropë, afër qendrës.
  • Gropat e Gamës – vend grope, në L.
  • Gropishtja — livadh, në JP.
  • Gùmani — kala e vjetër ku dikur ka qenë një qytet i Iashtë, në J. Kalanë thonë se e kanë ndërtuar elimët, fis pellazgoilir.
  • Gurez - vend që ka gurë, në afërsi të qendrës.
  • Gurët e Bregëzes - vend me një shtresë pllaka guri, në L.
  • Gurët e Kasimit - grumbull gurësh, në L.
  • Gurët e Kupes – kullotë, në mal, në J.
  • Gurët e Meçate – varre, në P.
  • Gurët e Pelisterëve - shkëmbenj ku strehoheshin pullumba t’egër, në J.
  • Gurët e Pulbardhës - shkëmbenj e kullotë, në P.
  • Gurët e Sheme Lekës – arë, në J.
  • Gur i Glatë - shkëmb i madh, në JP.
  • Gur i Plakut - gur ku rrinin pleqtë për të kuvenduar, në L.
  • Gur i Zi – shkëmb, në P.
  • Hund e Delimaros – hundë, në P.
  • Hund e Hurit – kullotë, në P.
  • Kalaj’ e Gumanit - kala e qytetit të vjetër të Gumanit pellazgoilire, në P.
  • Kalaj’ e Venecianos - breg shkëmbor ku ndodhen muret e një kalaje të vjetër të cilës pleqtë i thërrisnin Kalaja e Venecianos. Kjo është karshi Vaut të Kladhit, pranë bregut të lumit KaIamà.
  • Kallaminoi — ara, në J.
  • Kardhaqe - pus në një përrua që e ka ujin të ftohtë, në VL.
  • Klishat e Brahos – arë, në të cilën thonë se ka qenë një kishë, në P.
  • Kokomare - pyll me koçimare, në V.
  • Kreu i Arës - arë, afër qendrës.
  • Kronjeza - arë afër kroit, në V.
  • Lagësira - arë në fushë, në P.
  • Lëm i Arapëve - lëm të cilin e kanë ndërtuar fisi i arapëve, në V.
  • Lëm i Meros - lëm me pllaka guri, në L.
  • Lëm i Muhos - lëm i gurtë, në L.
  • Lofatareja - pyll me lisa e lofata.
  • Luc’ e Derrit - pyll me sqinde, përrall, shkozë e lisa, në L.
  • Lumërat - ara, në L.
  • Mal i Spatarit - mal, në JP.
  • Mesoraqe - ara, në afërsi të qendrës.
  • Mulliri Pashait – mulli, në VP.
  • Mushanje - ara, në P.
  • Muzhaqa - are, në P.
  • Nisia - bregore, në P.
  • Pekule - ara, në L.
  • Pill i Dàutit - pyll.
  • Pill i Djegur - përcëllimë, në J.
  • Pill i Idrizenjet - pyll me përrua, lis, sqinde, thruma etj, në V.
  • Pill i Math - pyll me përrall, lis, shqope, thruma etj, në J.
  • Pill i Nuhut – pyll, në P.
  • Pllaj’ e Gravës - pllajë ku ndodhet një shpellë, në L.
  • Pllaj’ e Shkallës — plIajë, në L.
  • Pràpali - ara prapa fshatit, në J.
  • Prroi Bajos - përrua, në qender, që kalon mes fshatit.
  • Prroi Honisë - përrua i thellë shkëmbor, i pakalueshëm, në JL.
  • Prroi Kardhaqit - përrua, në JL.
  • Prroi Kladhit - përrua, në P.
  • Prroi Math - përrua, në L.
  • Prroi Muzhaqit - përrua, në L.
  • Prroi Palostanit – përrua, në J.
  • Prroi Pillit - përrua, në J.
  • Prroi Spatarit - përrua, në L.
  • Prroi Zhanës - përrua, në V.
  • Psilloguni - arë, në L.
  • Puset - ara që kanë pasur për të vaditur, në L.
  • Puset e Botës Tharrët - puse për të vaditur, në L.
  • Pus i Gumanit - pus në kalanë e Gumanit, në L.
  • Pusi Kallaminua - pus, në L.
  • Pus i Kardhaqit - pus, në L.
  • Pus i Kokomares - pus i gurtë, në V.
  • Pus i Muzhaqit – pus i vjetër i gurtë, në L.
  • Pus i Vogël - pus i gurtë, në V.
  • Qaf’ e Arës Aliut - qafë, në JP.
  • Qaf’ e Botës - arë, në JL.
  • Qaf’ e Thumit - qafë kodre, në L.
  • Qaf’ e Kroit Shqefarit - qafë, në VP.
  • Qaf’ e Sulo Hoxhës - qafë, në J.
  • Qiuri Muderrizit - varr i një myderrizi spatharjot i cili shërbente në Stamboll dhe mbasi vdiq atje, e sollën për ta varrosur në Spathar sipas amanetit që kish lënë.
  • Radhoi Meços - pyll me shkoza, mare, lis, etj, në L.
  • Rrahëzi - brinjë, në P.
  • Rrap i Math - rrap shekullor në fushë, në P.
  • Rrap i Nisisë - rrap shekullor, nënë hijen e të cilit mund të mrizojnë rreth 500 kokë bagëti t’imta. Nënë hijen e këtij rrapi qe mbledhur Çeta e Muharrem Rushitit, në vitin 1911, kur u ndesh me një ushtri turke.
  • Rrathëla - tokë buke, në V.
  • Rrëz’ e Fikut - rrëze mali ku ka fiq, në P.
  • Rrug’ e Filatit - rrugë që të çon në Filat, në V.
  • Rrug’ e Shqéfarit - rrugë që të çon në Shqéfar, në P.
  • Rrug’ e Galbaqit - rrugë që të çon në Galbaq, në L.
  • Stan i Bellos - mone bagëtish në rrëzën e malit, në L.
  • Spillogunet - kullota, në L.
  • Shesh i Xhamisë - shesh para xhamisë, në qendër.
  • Shënikolla - arë, ku ndodhen gërmadhat e një kishe shumë të vjetër dhe varre të moçëm.
  • Shkalla - grykë shkëmbore buzë lumit Kalamà, në J.
  • Shkëmbeza - kullotë, në L.
  • Shtrung’ e Agait - shtrung’ e gurtë, në J.
  • Shulashota - arë buze lumit KaIamà, në L.
  • Trap i Botës - ara, në L.
  • Trap i Gropës Smartes - përrua ku bujqit u jipnin ujë qeve, në JL.
  • Ullinjeza - ara ku më pare ka pasur ullinj, në P.
  • Ullit e Hankos – ullinj, në JL.
  • Ullit e Vakëfit - ullinj, pranë qendrës.
  • Ullit e Vreshtave Ndëra.
  • Ura e Gùmanit - urë me hark mbi lumin e Galbaqit, në J.
  • Vaj’ e Kladhit - va lumi, ne JP. Aty ndodhet rrapi i Nisisë ku ka luftuar M. Rushiti me zaptijet turke.
  • Vaj’ e Zallit - va në lumin Kalamà, në P.
  • Vallanidhéja - bregore ku ka pasur valanidha, sot ullinj, në L.
  • Varikoi - ara, në P.
  • Varrezat e Beqirate - varre pranë qendrës.
  • Varret e Xhamisë - varret e fshatit, në qendër.
  • Vështi Arapëve - vreshte me ullinj, në qendër.
  • Vreshtat - ullinj, në V.
  • Xhamia e Spatarit - xhami, në qendër.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Spatar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Arapët, Asllanenjt, Bejkatë, Brahiménjtë, Bregallitë, Hoxhallénj, Kapetanénj, Korburatë, Kushatë, Nurçenjtë, Spahatë, Tarenjtë, Xhelilatë, Xhevizenjtë etj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Spártari - Trikórifon
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 118-122. Treguan: 1) Jasin Mehmeti. 68 vjeç, nga Spatari, refugjat i 1944-ës, banon në Lushnjë. 2) Musa Agush Omeri, 69 vjeç, nga Spatari, refugjat i 1944-ës, banon në Durrës.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 118.