İlayda Akdoğan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
İlayda Akdoğan
U lind në21 korrik 1998
Stamboll, Turqi
KombësiaTurke
ProfesioniAktore
Vite aktiviteti2004–present

İlayda Akdoğan (lindur më 21 korrik 1998) është një aktore turke dhe YouTuber.

Jeta dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

İlayda Akdoğan ka lindur më 21 korrik 1998 në Stamboll. Ajo e filloi karrierën e saj në moshën gjashtë vjeçare në vitin 2004 kur u shfaq në një shfaqje për fëmijë të titulluar En İyi Arkadaşım dhe portretizoi personazhin e Sedës.[1][2] Në vitin 2005, ajo u shfaq në serialin Afacanlar Kampı.[1] Në vitin 2007, ajo u përfshi në serialin Bez Bebek dhe portretizoi personazhin e Gylaj. Në të njëjtin vit ajo u shfaq në serialin Sevgili Dünürüm.[3] Në vitin 2015, ajo bëri debutimin e saj kinematografik me filmin Mustang dhe përshkruante personazhin e Sonaj. Në vitin 2016, ajo u shfaq në dy seriale. Së pari, ajo u shfaq në Oyunbozan dhe përshkruante personazhin e Ejlyl. Së dyti, ajo kishte një rol kryesor në serialin Umuda Kelepçe Vurulmaz dhe përshkruante personazhin e Elif.[1][3][2] Në vitin 2017, ajo bëri debutimin e saj në serialin veror Dolunay dhe përshkroi personazhin e Asuman, një vajzë djallëzore dhe rebele. Në serial luajnë Can Yaman dhe Özge Gürel si personazhet kryesore.[2][4]

Ajo ka gjithashtu një kanal në YouTube, me emrin İlayda Akdoğan. Ajo ka 180K abonentë që nga gushti 2021.[5]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Akdoğan është në lidhje me basketbollistin iranian Roham Kabir. Në vitin 2020, ajo udhëtoi në Teheran, Iran për ta takuar atë, por mbeti i bllokuar atje për shkak të anulimit të fluturimeve gjatë pandemisë COVID-19.[6][7] Megjithatë, ajo u kthye në Stamboll katër muaj më vonë, më 29 qershor 2020.[8]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seriale
Viti Titulli Roli Programi
2004 En İyi Arkadaşım Seda Show TV
2005 Afacanlar Kampı
2007 Sevgili Dünürüm Star TV
Bez Bebek Gylaj Fox
2016 Oyunbozan Ejlyl Show TV
Umuda Kelepçe Vurulmaz Elif Fox
2017 Dolunay Asuman Star TV
Internet
Viti Titulli Roli Platforma
2020 Rise of Empires: Ottoman Therma Netflix
2022 Ben Gri Xhejda Disney+
2023 İyi Adamın 10 Günü Hatixhe / Pënar Netflix
Kötü Adamın 10 Günü
Filma
Viti Titulli Roli Shënimet
2015 Mustang Sonaj
2020 Masallardan Geriye Kalan Hexhe

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "İlayda Akdoğan kimdir? İlayda Akdoğan kaç yaşında, mesleği nedir?". Sözcü (në turqisht). 2 mars 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  2. ^ a b c "İlayda Akdoğan kimdir? İlayda Akdoğan hayatı ve biyografisi! İlayda Akdoğan kaç yaşında, nereli? İlayda Akdoğan Instagram hesabı ne?". Haberler (në turqisht). 3 shtator 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  3. ^ a b "İlayda Akdoğan kimdir?". Habertürk (në turqisht). 2 mars 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  4. ^ "Dolunay dizisinin Asuman'ı İlayda Akdoğan kimdir? Aşk hayatı çok..." Internethaber (në turqisht). Marrë më 7 shtator 2020.
  5. ^ "İlayda Akdoğan Youtube" (në turqisht). Marrë më 7 shtator 2020.
  6. ^ "Genç oyuncu İlayda Akdoğan İran'da mahsur kaldı". Sözcü (në turqisht). 2 mars 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  7. ^ "Oyuncu İlayda Akdoğan İran'da mahsur kalmıştı! Sevgilisini tıraş etti". Hürriyet (në turqisht). 19 mars 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  8. ^ "Oyuncu İlayda Akdoğan salgında İran'da mahsur kalmıştı... Yurda dönen İlayda Akdoğan ilk iş..." Sabah (në turqisht). 29 qershor 2020. Marrë më 7 shtator 2020.