Aleksandër Stipçeviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aleksandar Stipčević)
Aleksandar Stipčević

Aleksandër Shandri Stipçeviq është ilirolog,[1] historian, arkeolog dhe studiues arbëresho-kroat.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aleksandër Stipeviç lindi më 10 tetor 1930 në Arbënesh të Zarës në Kroaci . Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Në vitet 1970-1973 ligjëroi lëndën, "Hyrje në arkeologji"Fakultetin FilozofikUniversitetit të Prishtinës,[2] ndërsa në Universitetin e Zagrebit historinë e librit dhe të bibliotekave.

Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire. Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq më 31.08.2015.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gli Iliri ("Illyrians"; 1966)
  • Arte degli Illiri ("The Illyrian Art"; 1963)
  • Bibliographia Illyrica (1967 - 1987)
  • Iliri: povijest, život, kultura (1974)
  • Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit
  • Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji (I–II, 1977)
  • Kultni simboli kod Ilira ("The Illyrian Cult Symbols"; 1981)
  • Povijest knjige ("The History of Books"; 1985, 2006)
  • Cenzura u knjižnicama ("Censorship and Libraries"; 1992)
  • O savršenom cenzoru (1994)
  • Sudbina knjige (2000)
  • Socijalna povijest knjige u Hrvata (I–II, 2004–05)
  • Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa (Historia tradicionale e arbëreshëve të Zarës - 2011)

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Aleksandar Stipčević: The art of the Illyrians. Edizioni del Milione, 1963
  2. ^ "Aleksandar Stipçeviq". Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Marrë më 25 janar 2024.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]