Aleksandar Vuçiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aleksandar Vučić)
Shko te: navigacion, kërko
Aleksandar Vučić
Aleksandar Vučić crop.jpg
Kryeministër i Serbisë
27 prill 2014 – aktiv
Paraardhësi: Ivica Dačić
Zëvendëskryeministër i Serbisë
27 korrik 2012 – 27 prill 2014
Paraardhësi: Dragan Šutanovac
Pasardhësi: Nebojša Rodić
Ministër i Informacionit
24 mars 1998 – 24 tetor 2000
Paraardhësi: Radmila Milentijević
Pasardhësi: Ivica Dačić
Të dhënat personale
Lindi më: 5 mars 1970
Lindi në: Beograd
Kombësia: serbe
Profesioni: Politikan
Partia politike: Partia Radikale Serbe
Aleksandar Vučić


Aleksandar Vučić (serbisht: Александар Вучићe , shqiptohet [aleksǎːndar ʋǔtʃitɕ], i lindur më 5 mars 1970) është një politikan serb që ka qenë Kryeministër i Serbisë që nga 27 prilli i vitit 2014. Ai gjithashtu është udhëheqësi dhe kryetari i Partisë Progresive serbe (SNS). Vučić ka shërbyer si Ministër i Informacionit nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe më vonë si Ministër i Mbrojtjes, nga viti 2012 deri në vitin 2013, si dhe si zëvendëskryeministër i parë nga 2012-2014. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Beogradit..

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Aleksandar Vučić u lind në familjen e Anđelko dhe Angelina (mbiemri i vajzërisë: Milovanov) në Beograd.[1]

Vučić përfundoi shkollën fillore Branko Radičević dhe më vonë një gjimnaz në Zemun. Ai u diplomua nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Beogradit. Ai mësoi anglisht në Brighton, Angli, dhe punoi si një tregtar në Londër për ca kohë. Pas kthimit në Jugosllavi, ai punoi si gazetar në Pale, Bosnje dhe Hercegovinë. Atje, ai intervistoi politikanin Radovan Karadžić dhe një herë luajti shah me gjeneralin Ratko Mladić.[2] Kur ishte i ri, Vučić ishte një tifoz i klubit të futbollit Red Star, duke ndjekur shpesh ndeshjet e Red Star,[2] , duke përfshirë një ndeshje midis Dinamos së Zagrebit dhe Red Star me 13 maj 1990, e cila u kthye në një trazirë të madhe.[3] Banesat e të afërmëve të tij u shkatërruan gjatë Luftës Kroate.[4]

Karriera politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Vučić iu bashkua Partisë Radikale serbe (SRS) në vitin 1993 dhe u zgjodh në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve parlamentare të viti 1993. Dy vjet më vonë, në moshën 24 vjeçare, Vučić u bë sekretar i përgjithshëm i SRS-së. Pasi partia e tij fitoi zgjedhjet lokale në Zemun në vitin 1996, ai u bë drejtori i Pinki Hall.[5] Gjatë kohës së tij në SRS, Vučić bëri shumë paraqitje publike. Njëra prej tyre ishte deklarata e tij bërë në Asamblenë Kombëtare Serbe, më 20 korrik të vitit 1995, në të cilën ai deklaroi: "Nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim 100 Myslimanë."[6][7] Kjo ndodhi menjëherë pas masakrës së Srebrenicës nga forcat serbe.

Në vitin 1995, Vučić vizitoi qytetin Knin në Kroacia (atëherë nën kontrollin Republikës serbe të Krajinës), me Vojislav Šešelj , për të protestuar kundër planit Z-4. Vučić kandidoi për kryetar bashkie dy herë, në vitin 2004 dhe përsëri në vitin 2008, duke humbur të dyja herët kundër kandidatëve nga Partia Demokratike (DS).[citim i duhur]

Ministër i Informacionit (1998-2000)[redakto | redakto tekstin burimor]

Në mars të Vitit 1998, Vučić u emërua Ministër i Informacionit në qeverinë e Mirko Marjanović.[8] Në vijim të pakënaqësive në rritje kundër Millosheviçit, Vučić vuri gjoba për gazetarët që kritikonin qeverinë dhe ndaloi kanalet e huaja televizive.[9] Ai kujton në vitin 2014, se ai kishte gabuar dhe se kishte ndryshuar, duke deklaruar: "Nuk më erdhi turp të pranoja të gjitha gabimet e mia poltike".[citim i duhur]

Gjatë mandatit të Vučić si Ministër i Informacionit ndodhi që Slavko Ćuruvija, një gazetar i shquar, u vra në një vrasje të sponsorizuar nga shteti.[10][11] Në vitin 1999, para se vrasja të ndodhte, Vučić dha një intervistë për tabloidin Argument në të cilën ai deklaroi "Unë do të hakmerrem ndaj Slavko Ćuruvija për të gjitha gënjeshtrat e publikuara në Dnevni telegraf .[12] Në vitin 2014, Vučić i kërkoi falje familjes Ćuruvija që kishin pritur kaq gjatë që autorët të viheshin para drejtësisë, dhe i falënderoi të gjithë që u përfshinë në zgjidhjen e çështjes për punën e tyre.[13]

Në 23 prill të vitit 1999, Vučić deklaroi se, "Kriminelë të tillë si Clinton dhe Blair nuk mund të kenë lindur nga ndonjë nënë. Dënimi do t'i arrijë ata. Ata janë kriminelët dhe bishat më të mëdha. Hitleri ishte vetëm një fëmijë i vogël në krahasim me ta."[14]

Kryeministër (2014–vazhdon)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas zgjedhjeve parlamentare serbe të viti 2014, Partia Progresive serbe e Vučić fitoi 158 nga 250 vende në parlament dhe formoi një koalicion qeverisës me Partinë Socialiste të Serbisë. Vučić u zgjodh Kryeministër i Serbisë.[citim i duhur]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 27 korrik 1997 Vučić u martua me Ksenija Janković, një gazetare në Radio-Indeksi dhe Serbisë reč. Çifti ka dy fëmijë. Martesa përfundoi me divorc në vitin 2011. Më 14 dhjetor 2013, Vučić u martua me Tamara Đukanović, një diplomate e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme.[15]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Poreklo.
  2. ^ a b Isailović 6 September 2010.
  3. ^ Index.hr 13 May 2015.
  4. ^ Aleksandar Vučić: Hrvati se rugaju mojim ubijenim precima!. Novosti. 
  5. ^ Aleksandar Vučić Istinomer.rs
  6. ^ "VIDEO/Ovako je Vučić govorio 1995. godine: Ubijte jednog Srbina, mi ćemo stotinu muslimana!", 24sata.info; accessed 9 December 2015.
  7. ^ "Forgetting resistance in the Balkans" balkanist.net; accessed 9 December 2015.
  8. ^ "Narod koji ima najkraće pamćenje na svetu" (in Serbian). Preko ramena. 10 May 2012. 
  9. ^ Guy De Launey (20 January 2014). Serbia transforming from pariah to EU partner. BBC News. Marrë më 22 January 2014. 
  10. ^ Slavko Ćuruvija
  11. ^ https://www.cpj.org/killed/1999/slavko-curuvija.php
  12. ^ Ексклузивно На Монитору: „Убица“ Славка Ћурувије Је „Проговорио“… , wordpress.com; accessed 9 December 2015.
  13. ^ "Milorad Ulemek provided info about murder of Slavko Ćuruvija", InSerbiaNews.info; accessed 9 December 2015.
  14. ^ Ludington Daily News (23 April 1999). "NATO strikes Serbian television's main studio". Marrë më 1 October 2015. 
  15. ^ Bojović, B. (12 August 2014). Šta je Dačić savetovao Vučićevoj supruzi. Blic. Marrë më 11 July 2015. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]