Aleksandër Stipçeviq
Aleksandër Shandri Stipçeviq ka qenë ilirolog,[1] historian, arkeolog dhe studiues arbëresho-kroat.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aleksandër Stipeviç lindi më 10 tetor 1930 në Arbënesh të Zarës në Kroaci . Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Në vitet 1970-1973 ligjëroi lëndën, "Hyrje në arkeologji" në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës,[2] ndërsa në Universitetin e Zagrebit historinë e librit dhe të bibliotekave.
Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire. Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq më 31.08.2015.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gli Iliri ("Illyrians"; 1966)
- Arte degli Illiri ("The Illyrian Art"; 1963)
- Bibliographia Illyrica (1967 - 1987)
- Iliri: povijest, život, kultura (1974)
- Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit
- Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji (I–II, 1977)
- Kultni simboli kod Ilira ("The Illyrian Cult Symbols"; 1981)
- Povijest knjige ("The History of Books"; 1985, 2006)
- Cenzura u knjižnicama ("Censorship and Libraries"; 1992)
- O savršenom cenzoru (1994)
- Sudbina knjige (2000)
- Socijalna povijest knjige u Hrvata (I–II, 2004–05)
- Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa (Historia tradicionale e arbëreshëve të Zarës - 2011)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Aleksandar Stipčević: The art of the Illyrians. Edizioni del Milione, 1963
- ^ "Aleksandar Stipçeviq". Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Marrë më 25 janar 2024.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Wikipedia articles with VIAF identifiers
- Wikipedia articles with LCCN identifiers
- Wikipedia articles with ISNI identifiers
- Wikipedia articles with GND identifiers
- Wikipedia articles with BNF identifiers
- Wikipedia articles with BIBSYS identifiers
- Wikipedia articles with CONOR.KS identifiers
- Arbanasë
- Lindje 1930
- Vdekje 2015
- Ilirologë
- Absolventët e Universitetit të Zagrebit
- Njerëz nga Zara
- Profesorë të Universitetit të Zagrebit
- Anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Profesorë të Universitetit të Prishtinës
- Artikuj të cunguar
- Biografi