Jump to content

Ali Dino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Autoportret

Ali Eqrem bej Dino (greqisht: Αλή-Εκρέμ Ντίνο μπέης; Hios, 1890 - Athinë, 1 nëntor 1938) ka qenë karikaturist dhe deputet shqiptar në parlamentin grek.

U lind në Hios,[1] i biri i Rasih beut dhe Safete Gazi Turhanit, gjyshi i tij Abedin pashë Dino ka qenë vali i ishujve të Mesdheut dhe ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane përgjatë mbretërimit të Abdyl Hamidit II. Ali Dino studjoi shkenca politike në Sorbonë, më pas u angazhua si karikaturist për disa gazeta greke. Qe ndër themeluesit dhe më pas kryetar i Shoqatës së Karikaturistëve, më pas arkëtar i Shoqatës së Arteve të Bukura dhe drejtor i përgjithshëm i Shtëpisë së Artit dhe Letërsisë.

Kur ishte 25 vjeç iu fut politikës, u zgjodh 6 dhjetor 1915 deputet i prefekturës së Prevezës dhe në parlament u pozicionua me opozitën Dimitrios Gunaris, Georgios Theotokis dhe Dimitrios Rallis. Mandati i përfundoi më 30 qershor 1917.

U martua me Alba Montinin, me prejardhje italiane e lindur në Zarë dhe e rritur në Trieste. Së bashku patën një vajzë, Safeten, që u martua me Dimitrios Mavrommatis. Dino ndërroi papritur jetë më 1 nëntor 1938, në moshën 48 vjeçare, nga një hematomë cerebrale. Ali beu është themelues i Partisë Çame, që përfaqësonin lokale Cham shqiptare, komunitetit,[2] si dhe e greke shqiptare Miqësi të Shoqërisë.

  1. ^ Giofylis, Fotos (1962). Ιστορία της νεοελληνικής τέχνης. Ζωγραφικής, γλυπτικής, χαρακτικής, αρχιτεκτονικής και διακοσμητικής, 1821-1941 (në greqisht). Vëll. 2. fq. 447.
  2. ^ Mavrogordatos, George Th. Stillborn republic: social coalitions and party strategies in Greece, 1922-1936. University of California Press. California, 1983.