Jump to content

Ali Shefqet Shkupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ali Shefqeti Shkupi)
Ali Shefqet Shkupi

Emri në gjuhën vendase
Ali Shefqet Shkupi
Emri i lindjesAli Hysen Shefqeti
Lindur mëSeptember 1883
Uskub, Sanxhaku i Shkupit, Vilajeti i Kosovës
Vdekur më3 December 1953
Shkoder, Albania
Varrosur në
Në aleancë mePerandoria Osmane (1905 - 1912)
Principata e Shqipërisë (Pril 1913 - Dhjetor 1924)
GradaNënkolonel
Çmimet"Aktiviteti patriotik i klasës së parë" (Shqipëri)

Ali Hysen Shefqeti ose Shkupi (Shkup, 1883 - Shkodër, 3 dhjetor 1953) ka qenë ushtarak shqiptar i ushtrisë osmane dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë i asaj shqiptare. Është i pari Kryetar i Shtabit Madhor të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (1913).

U lind në Shkup, i ati ishte nga Peja. Shkollimin fillor e ndoqi në Manastir, më tej vazhdoi gjimnazin ushtarak në Selanik, dhe përfundoi akademinë ushtarake në Stamboll. Më 1908 Ali Shefqeti u gradua major dhe më 1909 u bë komandant garnizoni në Selanik.[1]

Major Ali Shefqeti, edhe pas dorëheqjes së Qeverisë së Ismail bej Vlorës më 22 janar 1914, ka mbajtur e ushtruar poste të larta drejtuese në ushtrinë tonë Kombëtare. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, Ali Shefqeti u arrestua nga forcat malazeze në qytetin e Shkodrës dhe u burgos deri në vitin 1916 kur trupat austro-hungareze hynë në Malin e Zi. Përkrahës aktiv i Kongresit të Lushnjes, qeveria e dalë prej tij (janar 1920) do ta caktonte nënkolonel Ali Shefqetin së pari komandant të Komandës së Përgjithshme, e më pas, me krijimin e Ministrisë së Luftës përsëri në detyrën e Shefit të Shtabit Madhor. Patriot e demokrat, i lidhur ngushtë me Hasan Prishtinën, Aliu do të ishte nga më aktivët në Lëvizjen e qershorit 1924 dhe do të ngarkohej përsëri me detyra të larta në krye të Ushtrisë Kombëtare.

Pas dy internimesh dhe largimit nga ushtria regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje si iniciatori dhe kryetari i Organizatës së fshehtë për rrëzimin e Zogut me kryengritje të armatosur më 1935. Pas protestave të fuqishme nga brenda dhe jashtë, regjimi nuk guxoi ta ekzekutonte dhe doli nga burgu me 1938.

Ali Shefqeti dënoi dhe kundërshtoi pushtimin fashist të atdheut. Nazistët gjerman i dogjën shtëpinë në Tiranë. Më pas familjarisht u vendos me banim në Shkodër. Vdiq më 3 dhjetor 1953 dhe u varros aty. Në vitet tetëdhjetë u rivarros në Tiranë.

Në vitin 1992, Ali Shefqet Shkupi u dekorua me urdhërin "Për veprimtari patriotike të klasit të Parë".

  1. ^ Alpan, Nexhip P.; Kaçi, Nesip (1997). Shqiptarët në Perandorinë Osmane. Tiranë: Albin. fq. 106.