Jump to content

Nexhip Alpan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nexhip Allpan)

Nexhip Alpan (turqisht: Necip Alpan; 1920 - 2003)[1] albanolog, pedagog, veprimtar i arsimit, publicist dhe shkencëtar i shquar shqiptarTurqi.

Nexhip Alpan (mbiemri i tij rrjedh nga Alban), u lind në ZhulatGjirokastrës dhe ishte i biri i Pehlivan Zhulatit. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe në Gjirokastër. Në vitin 1930, bashkë me familje (nëna i kishte vdekur) shpërngulet në Turqi. Shkollimin fillor të nisur në vendlindje e përfundoi në Soke dhe të mesmen në Ajdën (1938), Normalen e Stambollit (1942), Institutin e Lartë Pedagogjik Gjuhësor në Ankara, ndërsa në vitin shkollor 1957/58 vazhdon studimet psiko-pedagogjike dhe filologjike në Universitetin e SorbonësParis.

Pas përfundimit të studimeve filloi punën si mësimdhënës në Soke, ku punoi në vitet 1945 - 1950. Pas kësaj u emërua profesor i psiko-pedagogjisë në Shkollën Normale të Kastamonuit (1952 - 1954), profesor në Institutin "Gazi" të Ankarasë, inspektor i arsimit në Izmir, këshilltar në Ministrinë e Arsimit. Ishte anëtar i shumë shoqatave profesionale, shkencore, kulturore, etj. Punoi edhe si shqipfolës në radio "Zëri i Turqisë".[2]

Ka botuar një varg punimesh në organet pedagogjike e kulturore (Imbat, Ogretmen, etj.), ishte edhe editor i revistës zyrtare arsimore. Bashkëpunoi me shumë revista dhe gazeta shqipe në SHBA, në Tiranë e në Prishtinë si dhe në ato turke. Shkroi qindra studime dhe artikuj nga pedagogjia e psikologjia dhe botoi shumë vepra pedagogjike, shkollore, historike, gjuhësore, kryesisht në Turqi. Është autor i më shumë se 30 librave shkencore profesionale.[3] [4]

  • "Teknika e inspektimit objektiv" (1957)
  • "Vetëkontrolli i mësuesve" (1957)
  • "Pesëdhetë Vjetori i 28 Nandorit Shqiptar" (1962)
  • "Epopeja e popullit shqiptar gjatë Luftës Nacionalçlirimtare (sipas shtypit turk)" (1974)
  • "Shqipëria e sotme në dritën e historisë" (1975)
  • "Lidhja e Prizrenit dhe shqiptarët" (1978)
  • "Festat folklorike" (1979)
  • "Si ka lindur alfabeti shqiptar?" (1979)
  • "Edukata popullore bazë e ndërtimit kombëtar" (1982)
  • "Pavarsëia e Shqipërisë dhe Ismail Qemal Vlora" (1982)
  • "Rregullat kryesore të gjuhës turke" (dorëshkrim)
  • "Besa shqiptare" (1987)
  • "Epopeja e Luftës I të Kosovës" (1989)
  • "Shqiptarët në Perandorinë Osmane" (bashkëautor me Nesip Kaçin, 1997)
  • "Fjalor Turqisht - Shqip" (dorëshkrim)
"Shqipëri, o nëna ime,
Ku pashë të parën dritë,
Ku u rrita me thërrime,
Të kam ndërmend natë e ditë.
Ti ke qenë e je për mua
Gjithë shpresa dhe gëzimi,
Të kujtoj e fort të dua, 
Siç kujton nënën jetimi."[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Kontributi për Shqipërinë vazhdon edhe pas vdekjes, 11.04.2015. http://www.trt.net.tr/shqip, 14.07.2016.
  2. ^ a b Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, "Libri shkollor", Prishtinë, 2002, fq. 518 - 519.
  3. ^ I pacensuruar: Dokumenti i Pavarësisë së Shqipërisë, siç nuk e keni parë (Foto), Vizituar më 14.07.2016.
  4. ^ Bullaku, Gëzim. "Nexhip Alpan, dijetar, albanolog dhe atdhetar nga Turqia - Portali Shkollor". www.portalishkollor.al. Marrë më 2024-07-08.