Jump to content

Amos Oz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amos Oz
U lind më4 maj 1939
Jerusalem, Izrael
KombësiaIzraelit
Gjinitë letrareDramë

Amos Oz (Jerusalem, 4 maj 1939) shkrimtar dhe gazetar i njohur izraelit. Poashtu, ishte edhe profesor i letërsisë në Universitetin Ben-GurionBe'er Shevë. Nga viti 1967 ka qenë aktivist i njohur për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe vdiq më 28 dhjetor 2018 në Tel Aviv.

I lindur si Amos Klausner. U rrit në Jerusalem në rrugën Amos, në kuartin Kerem Avraham. Gjysma e romaneve të Ozit janë të inspiruara nga ky kuart. Prindërit e tij, Yehuda Arieh Klausner dhe Fania Musman, ishin emigrantë cionistë nga Europa juglindore. Njegov otac studirao je povijest i književnost u Vilniusu, Litva. Në Jerusalem u muar me libërshitje dhe shkrime. Nëna e Ozos kishte në posedim edhe mullirin në vendin Rovno, Ukraina perendimore, por në vitin 1934 familja e saj shpërngulet në Haifa të Izraelit.

Paraardhësit e Ozëve ishin mbështetës të revisionistëve, krahut të djathtë të lëvizjes secioniste. Daja i tij Joseph Klausner ishte kandidat i krahut Herut në kampanjën presidenciale kundër Chaim Weizmannit, a ishte edhe kryetar i shoqërisë letrare në Universitetin hebreit në Jerusalem.

Oz dhe familja e tij ishin të distancuar nga relegjioni. Për shkak të saj Oz vijoi në një shkollë fetare. Alternativa e kësaj shkolle ishte shkollë ku prindërit e tij e vlerësojnë shumë pak. Poeti i njohur Zelda, ishte njëri ndër mësuesit e tij. Shkollimn e vazhdon në shkollën e mesme hebreite në Rehavia.

Nëna e Ozos bëri vetëvrasje kur ky i kishte 12 vjet, duke shkaktuar te ky ndjenjë të vetmisë të cilën e gjejmë në memoaret e tij në A Tale of Love and Darkness. Hyn në partinë Cioniste dhe vjen në Hulda Kibuc për 14 vjet. Atje fiton përkrahjen e opinionit të Huldait (djali i tij Ron tani është kryebashkiak i Tel Avivit). Atëherë, ai e ndrron edhe mbiemrin në Oz, që në hebreisht do të thot "forcë". Në Kibuc jeton dhe punon deri më 1986 kur me gruan Nily shpërngulet në Arad për shkak të asmës me djalin e tij Daniel.

Si shumica e djemve izraelit edhe Oz e ka kryer shërbimin ushtarak. Në fund të viteve të pesëdhjeta shërben në Nahalë dhe ka qenë pjesëmarrës i konfliktit ndërkufitar me Sirinë; gjatë luftës gjashtëditëshe më 1967 me njësinë tankiste ishte në Sinaj; gjatë luftës së Jumkipurit1973 shërben në Rrafshëlartën e Golanit.

Pas Nahalas Oz studion filozofinë dhe letërsinë hebreite në Universitetin hebreit. Përveç disa artikujve të shkurtër për gazeta në Kibutz dhe Davar, Oz deri në moshëne 22 vjeçare, asgjë nuk ka botuar. Përmbledhja e parë me tregime Where the Jackal Howls botohet më 1965, ndërsa romani i parë Elsewhere, Perhaps1966 dhe nga atëherë boton përafërsisht një libër në vit te botuesi Am Oved.

Pas Am Oved-it kalon te botuesi Keteru me të cilën nënshkruan kontratë ekskluzive e cila i mundëson të ardhura mujore fikse, pa marrë parasysh numrin e kopjeve të shitura.


Oz ka shkruar 18 libra në gjuhën hebreite dhe afër 450 ese dhe artikuj. Veprat e tij janë të përkthyera në më shumë se tridhjetë gjuhë të botës.

Oz përveç romaneve boton rregullisht edhe ese për politikë, letërsi dhe paqë. I boton në Davar, Yedioth Ahronoth, New York Review of Books.

Oz është njëri ndër shkrimtarët ku puna e tij është temë e studimit. Në Universitetin në Ben-Gurion të Negevit është themeluar studimi i cili i merret me Ozin dhe veprat e tij. Në vitet e fundit mendohet se është njëri ndër kanditatët më serioz për Çmimin Nobel për Letërsi. Në vitin 1998 e fiton çmimin izraelit më prestigjioz për letërsi.

Në veprat e tij Amos Oz i krijon protagonistët me pasqyrë reale, me pak doze të ironisë. Lidhja me Kibucin është përshkruar në veprat e tij, e cila ka hasë e dhe në ton kritik.

  • Çmimi izraelit për letërsi, 1998.
  • Çmimi Goethe i qytetit të Frankfurtit, 2005, çmim prestigjioz ku më parë e kanë fituar Sigmund Freud dhe Thomas Mann.
  • Where the Jackals Howl (1965)
  • Elsewhere, Perhaps (1966)
  • My Michael (1968)
  • Unto Death (1971)
  • Touch the Water, Touch the Wind (1973)
  • The Hill of Evil Counsel (1976)
  • Soumchi (1978)
  • A Perfect Peace (1982)
  • Black Box (1987)
  • To Know a Woman (1989)
  • Fima (1991)
  • Don't Call It Night (1994)
  • A Panther in the Basement (1995)
  • The Same Sea (1999)
  • In the Land of Israel (ese politike)
  • Israel, Palestine and Peace: Essays
  • Under This Blazing Light
  • A Tale of Love and Darkness (2003)

Vepra të përkthyera në gjuhën shqipe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Të njohësh një grua", përkthyer nga Etleva Pushi
  • "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën", përkthyer nga Etleva Pushi, Sokol Bega
  • "majkëlli im", përkthyer nga Arjol Guni
  • "Si të kurosh një fanatik", përkthyer nga Sokol Bega
  • "Jetë fshati", përkthyer nga Orjeta Marku
  • "Jeta rimon me vdekjen", përkthyer nga Rigel Rizaj
  • "Juda", përkthyer nga Alina Karaulli

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]