Jump to content

Arca (muzikante)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arca (musician))
Arca
Arca tek "Sónar" në Barcelonë, 2019
Lindi
Alejandro Ghersi Rodríguez

10 tetor 1989
Caracas, Venezuela
Profesioni
  • muzikante
  • këngëtare
  • kantautore
  • DJ
  • producente
  • modele
  • producente miksimi
Vite aktiviteti2012-më sot
Vepra të shquara
Diskografia
Karriera muzikore
Zhanret
InstrumentiVocals
Labeli

Alejandra Ghersi Rodríguez (lindur në 14 tetor 1989), e njohur ndryshe me emrin skenik Arca, është një nga producentet me ndikim te jashtezakonshem ne muzikën elektronike dhe eksperimentale nga Venezuela, kantautore dhe DJ me rezidencë në Barcelonë.[6][7][8]

Ajo publikoi dy albumet e saj të para, Xen dhe Mutant, përkatësisht në 2014 dhe 2015. Albumi i saj i tretë me të njëjtin emër, Arca (2017), u bë i pari që shfaqi dukshëm vokalin e saj. Nga viti 2020 deri në vitin 2021, Ghersi publikoi kuintetin Kick, duke filluar me albumin Kick I (2020) dhe duke përfunduar me Kick IIIII (2021); këto regjistrime morën inspirime nga stile të tilla si IDM, reggaeton, avant-pop, techno dhe ambient. Ghersi ka përfshirë shpesh tema që lidhen me identitetin gjinor, identifikimin jo-binar dhe psikoseksualitetin në punën e saj, veçanërisht pas daljes si jo-binare në 2018.

Ghersi ka punuar shpesh edhe me artistë të tjerë si producente dhe bashkëpunëtore. Ajo mori kredite produksioni në publikime të tilla si Yeezus e Kanye West (2013), EP2 e FKA Twigs (2013), LP1 (2014) dhe Vulnicura e Björk (2015), Utopia (2017). Ajo ka kontribuar gjithashtu në muzikë nga artistë si Kelela, SOPHIE, The Weeknd, Frank Ocean, Planningtorock, Rosalía, Sia, Shygirl dhe Lil Uzi Vert.

Arca lindi në Caracas, Venezuelë. Babai i saj ishte një investitor bankash ndërsa e ëma kishte përfunduar universitetin për studime ndërkombëtare. Familja e saj u zhvendos në Connecticut për pak kohë, përpara se të kthehej në Venezuelë, ku ajo u edukua në një shkollë private si dhe mori leksione pianoje. Ajo e përshkruan fëmijërinë si “të qenurit i burgosur brenda një flluske” si dhe kishte vështirësi të pranonte faktin se ishte homoseksuale. Ajo nisi të lançojë muzikë gjatë adoleshencës së saj përmes pseudonimit artistik “Nuuro”, si dhe nisi të korri famë kombëtare në vendlindjen e saj, duke u vlerësuar nga artistë me famë të madhe sikurse janë Los Amigos Invisibles.[9] Më vonë ajo ndoqi institutin "Clive Davis Institute of Recorded Music" në Universtitetin privat të Nju Jorkut.[10]

Në 1 shkurt 2012 Arca publikon albumin me titull Baron Libre.[11] Më vonë, në po të njëjtin vit ajo publikon "Stretch 1" dhe "Stretch 2" respektivisht në 19 prill si dhe 6 gusht.[12][13]

Në 2013 Arca ishte producentja dhe shkroi 5 këngë për albumin "Yeezus" të Kanye West. Ajo gjithashtu ishte një prej tre producentëve konsulentë.[14] Në po të njëjtin vit ajo lançoi në 23 korik miksimin &&&&& përmes Soundcloud.[15] Projekti përmbante edhe një performancë vizuale së bashku me Jesse Kanda, i cili dha kontributin për pjesën vizuale, në MoMA PS1 në tetor 2013.[16] Në 17 shtator publikohet albumi i FKA Twigs, në të cilin Arca është producente si dhe ka shkruar çdo këngë.[17]

Albumi i saj me titull Xen u lançua në 4 nëntor 2014 përmes shtëpisë diskografike Mute Records.[18] Arca kontribuoi në pjesën më të madhe të albumit të Björk me titull "Vulnicura", i cili u lançua në 20 janar 2015.[19] Ajo mori kredite si bashkë-producente i shtatë këngëve. Arca gjithashtu bashkëpunoi me këngëtaren amerikane Kelela për albumin e saj me titull Hallucinogen, i cili u lançua në tetor 2015. Në këtë album Arca ka marrë kredite për miksimin e 2 prej këngëve. Një prej këngëve ka si bazë instrumentale një këngë nga miksimi &&&&& i Arcës, me vokalin e Kelelës të mbivendosur mbi të. Albumi i saj i dytë me titull Mutant u lançua në 20 nëntor 2015. Ajo lançoi një tjetër miksim me titull “Entrañas” në 4 korrik 2016, pas publikimit të këngës “Sin Rumbo”.

Më 22 shkurt 2017, Arca u regjistrua me XL Recordings dhe publikoi "Piel", këngën kryesore nga albumi i tretë i studios me të njëjtin emër, Arca.[28] Kënga u shqua për interpretimin e Ghersi duke kënduar të cilën shumë recensues e konsideruan një kontrast nga veprat e saj të vjetra. Publikimi i Arca u parapri nga tre këngë të tjera: "Anoche", "Reverie" dhe "Saunter". Arca u publikua më 7 Prill 2017 përmes XL Recordings, morri vlerësim të gjerë nga kritikët e muzikës dhe u shfaq në lista të shumta per albumet me te mira të vitit. Për të promovuar albumin, një video muzikore për "Desafío" u publikua ndërsa "Saunter" dhe "Reverie" u publikuan si 'singles'.

Më vonë në 2017, Arca bashkëpunoi përsëri me Björk në albumin e saj të nëntë Utopia, duke qene ne produksion ne shumicën e albumit. Björk shpjegoi se albumi hulumtoi "mbivendosjen Arca-Björk". Një video muzikore me Arca për "Arisen My Senses" u publikua më 18 dhjetor 2017. Arca gjithashtu bashkëpunoi me Kelelën në albumin e saj debutues në studio, Take Me Apart, i lëshuar në tetor 2017. Kelela tha se ajo "ankoroi" albumin dhe prodhoi një pjesë të madhe të tij. Ajo vlerësohet për produksionin e katër këngëve dhe bashkë-shkrimin e dy këngëve.

Në shtator 2019, Arca mbajti një seri shfaqjesh në vendin kulturor të qytetit të Nju Jorkut, The Shed, gjatë një xhirimi të drejtpërdrejtë për një "projekt që ende nuk do të publikohet". Seriali, i titulluar "Mutant;Faith" u mbajt nga 25 shtator - 28 shtator dhe përbëhej nga katër akte. Seriali u vu në dukje nga , Rachel Hahn, Vogue dhe Matt Moen nga Paper për natyrën e tij të improvizuar, ndërsa kjo e fundit vuri re edhe elementin interaktiv të performancave. Shfaqjet shfaqën paraqitje të ftuar nga Björk dhe aktori amerikan Oscar Isaac.

Më 19 shkurt 2020, Arca publikoi një këngë 62-minutëshe të quajtur "@@@@@" së bashku me një audiovizual të drejtuar nga Frederik Heyman. Kënga u publikua në XL Recordings më 21 shkurt. Së bashku me këngën, u shpallën 13 data të turneut ndërkombëtar për pranverën e vitit 2020. Albumi i saj i katërt Kick I, me Björk, Rosalía, Shygirl dhe SOPHIE, u shpall më 8 mars 2020 si pjesë e një antologjie dhe u publikua më 26 qershor 2020; për këtë album Arca u nominua në Grammy 2021. Më 2 prill, Arca pati një transmetim 6 orësh të gjatë me një përzierje DJ të quajtur "^^^^^ (Circumflex)", i cili më vonë u shfaq premierë në radion NTS më 2 maj. Në korrik 2020, u njoftua se do të publikohej një ribotim i &&&&& dhe kënga "Knot" u publikua si singëlli kryesor. Në shtator të vitit 2021, remiksi i Arca-s i "Rain on Me" nga Lady Gaga dhe Ariana Grande, i cili merr motive nga këngët "Time" dhe "Mequetrefe" nga Kick I, u publikua si pjesë e albumit remix të Gaga-s Dawn of Chromatica.

Albumet vijuese të Kick I, të titulluar Kick II, Kick III dhe Kick IIII, fillimisht ishin planifikuar të publikoheshin më 3 dhjetor 2021. Megjithatë, duke filluar me Kick II më 30 nëntor, albumet u publikuan në sekuencë brenda asaj jave. Një album i pestë, Kick IIIII, u publikua "si një surprizë" më 3 dhjetor. Arca bashkëprodhoi këngën "Tears in the Club" nga FKA Twigs me këngëtarin kanadez The Weeknd, i cili u publikua më vonë atë muaj si singëlli kryesor për mixtape Caprisongs të FKA Twigs.[63] Arca prodhoi gjithashtu këngën "Thank You Song" nga FKA Twigs, kënga përmbyllëse nga i njëjti mixtape.

Arca shfaqet shkurtimisht në një interludë video gjatë turneut të Beyoncé, "Renaissance World Tour", dhe bëri një paraqitje surprizë në shfaqjen e 8 qershorit 2023 në Barcelonë për te luajtur DJ për Beyoncé.

Arca doli si jo-binare në vitin 2018, duke shtuar më vonë se ajo identifikohet si një grua trans. Që nga viti 2022, Arca ka deklaruar në bio-në e saj në Instagram se përdor edhe përemrat ata/ato. Në vitin 2020 ajo deklaroi në një intervistë për Vice: “Unë e shoh identitetin tim gjinor si jo-binar dhe identifikohem si një grua trans latine, e megjithatë, nuk dua të inkurajoj askënd që të mendojë se homoseksualiteti im është dëbuar. Dhe kur flas për homoseksualitetin, është qesharake, sepse nuk po mendoj se kush gjini më tërheq, është një formë prodhimi kulturor që është individual dhe kolektiv, nga i cili nuk dua të heq dorë kurrë”. Në maj 2023, Arca iu nënshtrua një operacioni për feminizimin e fytyrës. Ajo komentoi operacionin, duke deklaruar se "ndihet aq e lirë pas tij, sikur të ishte hequr një ngarkesë nga çakrat e saj".

Arca jetonte në Londër dhe banon në Barcelonë që nga viti 2018. Ajo ishte lidhur me Daniel Sannwald dhe më vonë me artistin multimedial spanjoll Carlos Sáez, i cili shpesh ka bashkëpunuar në realizimin e projekteve të saj. Kënga "Failed" është shkruar për marrëdhënien e saj me të parin ndërsa kënga "Calor" tregon marrëdhënien e saj me të dytin.

Në vitin 2022, Arca nënshkroi premtimin e Musicians For Palestine, duke refuzuar të performojë në Izrael pas krizës Izrael-Palestinë të vitit 2021.

  1. ^ Eede, Christian (11 shtator 2014). "Listen: Arca – Thievery". The Quietus. Marrë më 22 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Houlihan, Finn (13 shtator 2014). "Listen: Arca – 'Thievery'". Acclaim Magazine. Marrë më 5 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Arca". Time Out. 22 korrik 2015. Marrë më 22 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Morse, Eric (17 nëntor 2015). "Arca Talks Working With Bjork, Screaming About Sex, Explosive New LP". Rolling Stone. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2018. Marrë më 8 korrik 2017. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ De La Rosa, Alberto (13 dhjetor 2021). "Through Her Music, Arca Evokes Nostalgia to Reimagine Queer Freedom". Remezcla. Marrë më 11 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Friedlander, Emile (30 shtator 2014). "Cover Story: Arca Finds Xen". The Fader. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "FEATURE: Venezuelan producer Arca is going to be huge" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 2017-04-12.
  8. ^ "Arca Announces DJ Tour with Total Freedom and Jesse Kanda". The FADER (në anglisht). Marrë më 2017-04-12.
  9. ^ "Arca: 'Nothing is off limits emotionally' | Music" (në anglisht). The Guardian. 2015-07-17. Marrë më 2015-11-25.
  10. ^ Zeichner, Naomi (29 tetor 2012). "GEN F: Arca". The Fader (në anglisht). Marrë më 25 korrik 2013.
  11. ^ "Download Arca's Debut EP Baron Libre" (në anglisht). The Fader. Marrë më 22 janar 2014.
  12. ^ "Download Arca's Stretch 1 EP" (në anglisht). The Fader. Marrë më 27 shtator 2013.
  13. ^ "Arca – Stretch 2 | Music Review | Tiny Mix Tapes" (në anglisht). Tiny Mix Tapes. Marrë më 25 korrik 2013.
  14. ^ "Credits" (PDF). Images.modlife.com. Marrë më 25 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Download Arca's New Mix &&&&&" (në anglisht). Pitchfork Media. Marrë më 27 shtator 2013.
  16. ^ "Pitchfork's FORMS and MoMA PS1 Present a Multimedia Event Featuring Arca and Jesse Kanda" (në anglisht). Pitchfork Media. Marrë më 25 janar 2014.
  17. ^ "FKA Twigs: EP2 | Album Review" (në anglisht). Pitchfork Media. Marrë më 19 shtator 2013.
  18. ^ "Signs to Mute. Debut album Xen out on 3/4 November. Hear the first single Thievery" (në anglisht). Mute Records. Marrë më 22 shtator 2014.
  19. ^ Friedlander, Emilie (30 shtator 2014). "Cover Story: Arca Finds Xen". The Fader. The Fader, Inc. Marrë më 10 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)