Balil Mete Pelari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

U lind ne Dukat me 12 gusht1893, atëherë kur ne fshatin e tij ishin shume te freskëta ngjarje te lavdishme te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, pasi ne Dukat erdhi Abdyl Frashëri, i shoqëruar nga oficeri patriot Musa Bodo Dukati, te cilët fjetën tek i ati i Balilit, Mete Pelari, kryeplak i lagjes Mazo, ku mori vulat e kryepleqësisë për ne kuvendin e Dibrës.

Ne Dukat ishte vendosur edhe një korpus prej 1000 ushtaresh te mbronte Dukatin e Vlorën, kështu qe Abdyl Frasheri ishte futur thelle ne zemrat e dukatasve po aq patriote sa edhe ai. Familja e tij jo shume e pasur, por e etur për dije, e dërgoi ne shkollën turke te fshatit. Ne fshehtësi, here ne shkolle, here ne bodrumet e shtëpive, si shume bashkëfshatare te moshës se tij, mësoi shkronjat shqipe te alfabetit te Stambollit. Si mbaroi filloren turqisht, i ati e dërgoi ne Vlore, ku vazhdoi qytetësen (ruzhdiun), te cilën e mbaroi shkëlqyeshëm. Pastaj e dërguan ne Janinë ne gjimnazin "Zosimea".

Ne Janinë u njoh me Avni Rustemin, me te cilin zuri shoqëri te ngushte. Kjo miqësi u lidhe aq ngushte sa ishin dy kufoma dhe një shpirt. Ne Janinë u njoh me shume bashkeatdhetare dhe u përfshi ne lëvizjen patriotike te kohës. Ne shtëpinë e Pelare ka qene një fotografi me treshen Balikl Mete Pelari, Avni Rustemi e Mordo Matahias, hebre, te tre zosimeas. Ne vitet e mëvonshme ai do te kujtonte "Janina ku ishin edhe shume shqiptare, ishte një vatër shume e zjarrte shqiptarizmi. Aty rashe ne kontakt me librat dhe gazetat shqipe që botoheshin në Egjipt, Bukuresht e Stamboll."

U bë anëtar i klubit "Zgjimi" qe drejtohej nga gjirokastriti patriot Kadri Gjata, ku u njoh me Kadri Gjaten, Ali Asllanin e Nezir Leskovikun, te cilët ndikuan shume ne formimin e tij atdhetar. Disa here Ali Asllani e dërgoi ne Koske te Çamerisë me letra tek Muharrem Rushiti dhe atdhetare te tjerë çame. Në maj te vitit 1911 atje u njoh edhe me Spiri Ballkametin e Halim Xhelo Terbacin, nga te cilët mësoi për organizimin e atdhetareve te jugut ne lufte kundër pushtuesit turk.

Ne vëren e vitit 1911 u kthye ne Dukat. Mori pjese ne Kuvendin e Drashovices me 1911. Perkrahu qeverinë e Ismail Qemalit dhe luftoi kundër shovinisteve greke ne Qafe te Llogorait me 1912-1913. Ishte nder arsimtare te tjerë, ai vazhdoi një kurs njëvjeçar ne Shën Mitër Koronate Italisë. Ishte nder themeluesit kryesor te shoqërisë "Bashkimi". Mislli Musai na tregon Balil Mete Pelari mori pjese ne kongresin e Lushnjes si përfaqësues i krahinës se Dukatit dhe i shoqërisë "Bashkimi" Kongresi vendosi rrëzimin e qeverise se Durrësit dhe vrasjen e tradhtarit Esat Pashe Toptani që po e shëtiste Shqipërinë në pazaret e Evropës.

Siç shkruan Albert Abazi ne monografinë “Hysni Lepenica” djalëria vlonjate beri një mbledhje te fshehte ne shtëpinë e patriotit Ymer Radhima, ku u vendos se kush do ta vriste Esatin. Te dytit i ra Balilit.

Këtë te vërtete historike e thotë edhe kënga popullore qe është kënduar e këndohet edhe sot e kësaj dite ne Dukat e me gjere.

Balil Mete Stravastroi (Shqiponja).

Hipi vaporit e shkoi
Ne Itali vatë qëndroi
Kur gazetën e këndoi
Qe Esat Pasha mbaroi
Vaporin e rrotulloi
Vlore ne skele qëndroi

Siç del edhe nga kënga e siç thonë te gjithë moshataret e tij, Balil Pelari u nis për ne France qe bashke me Avniun ta vrisnin tradhtarin Esat Toptan, por kur zbriti Balili ne Itali, mësoi se Avni Rustemi e kishte vrare Esatin, kështu qe Balili u kthye prape ne Vlore. Kur i themi mësuesit veteran Muco Delo nga Tërbaçi, se skemi gjetur asnjë dokument historik, ku te flitet se Avniu e Balili u ishte ngarkuar kjo detyre e rende,po e lavdishme,ai na shikon e ve buzën ne gaz. "Djem, djem, -na thotë ai, - ne dokument duhej shkruar kjo ? ! Këto ishin gjera te fshehta. Kurre Laberia, Dukati e Tërbaçi, tere Shqipëria nuk te këndonin kënge, po te mos e meritoje. Ne bisede me ne, xha Mucua vazhdon : "Ne lufte duken trimat e guximit. Ne lufte e njoha mire Balilin nga kjo ane.

Me 18 qershor 1920, në luftën e Vlorës, na sulmoi ushtria italiane qe nga kalaja e Kaninës, në Kallafet e gjer në Drashovice. U alarmua gjendja. Duhej guxim e jo shaka. Nder te paret u hodh Balil Mete Pelari e pas tij shume te tjerë, burra te armatosur, duke qëlluar me trimëri te rralle mbi italianet, te cilët nuk i rezistua dot sulmit tone te rrufeshëm.

Si lanë shumë të vrare, ua mbathen këmbeve e u strehuan përsëri ne kala te Kaninës. ”O burra tu futemi ne kala, bertiti Balili, te cilin nuk po e mbante me vendi”. Nuk na lanë Shaqo Llapi e Shaban Doraci nga Nivica se ishin me te mëdhenj ne moshe e te regjur ne lufte kundër Turqisë. Hazbi Arizi nga Armeni, i cili e ka pasur mësues gjate tre viteve, thote e ai me zjarr te madh u fliste nxënësve për vëllezërit Frasheri, Abdyl, Naim e Samiun, duke i quajtur ata shpëtimtare te gjuhës se kombit tone.

Mesues Balili na donte shume. Shume here na këshillonte te mësonim sa me shume, se Shqipëria e erresires mesjetare ka nevoje për pishtarë drite e se feudalizmit do ti vije fundi. Kur fshataret i thoshin efendi, ai zemërohej e ua kthente “Jam mesues e jo efendi”. I urrej efendilerët. Se shpejti do iki koha e tyre”. Mesuesi Perikli Papingji ne kujtimet e tij shkruan : “Shkuam me zotin Jani Minga ne Armen, ku shërbente mesuesi Balil Mete Pelari i dukat. Nxënësit e shkollës i gjetëm ne Kaliba ku reciton vargje nga Naim e Vaso Pasha. Sa na paia mori vete këngës se flamurit. Fëmijët na rrethuan e na përshëndeten me ketë ; kënge himn. Zoti Minga u ngazëllye shume nga nxënësit e Armenit. Ne luftën e Vlorës Osmen Haxhiu e ka cilësuar Balilo Mete Pelarin “Rrufeja e Karaburunit” !

Pas luftës se Vlorës, disa kohe punoi për organizimin e administratës se prefekturës. Me 1916 ka punuar ne mavrove, pastaj në Kanine, Armen e Dukat. Edhe Ali Mucostepa, nxënës i tij, me ka thëne fjalët me te mira për te, si mësues e patriot. Ai na mësonte shume kënge për me medheun, kënge kushtrimi. Shume here e kishim pare qe rrinte me një burrë qe se njihnim” – edhe ky është mësues, -na tha një dite. -Është trimi i madh Libohovit, Avni Rustemi qe Vrau Esat Pashen ne Paris. “Për Koco Tase nga Përmeti, atdhetar e emokrat i shquar, ne një bisede i ka thëne Bendo Sadikut (Gjirokastër) : “E kam njohur shumë mire Balilin, Gjithmone rrinte me parinë e Dukatit”. I dëgjohej fjala, se ishte burrë i shkolluar e i zgjuar. Ishte trim e Fanolist i flakte.

Kishte pak kohe i martuar me nje zonje nga Kanina. Thonë se ishte e mbesa e Ismail Qemalit. Vdiq aksidentalisht me 23 tetor 1923 ne Dukat. – Si vranë Balilin, si vranë Balilin ! Çirrte faqet e bërtiste si i çmendur një burrë i vëllazërisë. Ne çastet qe po jepte shpirt tha :

U ndez një zjarr ne Stokua
Mbreme u ndez e sot u shua

La këtë thënie tenie kuptimplote, se sa ishte martuar e se rruga e tij patriotike u ndërpre para kohe. Për ne banesën e fundit u përcoll nga burrat e krahinës, te Vlorës, se ndërroi jete një burrë me vlera te mëdha. Populli i ngriti kënge qe kur ishte gjalle, ndaj e vlen për ne e brezat e ardhshëm qe Balil Mete Pelari, shoke shkolle e ideali i Avni Rustemit, te kujtohet me respekt si patriot, si trim i rralle e si mësues i palodhur. Njerëzit qe gjithçka ia kushtojnë atdheut e popullit te tyre vulosin pavdekësinë.