Nezir Leskoviku
Nezir Leskoviku ose Nezir Remzi Leskoviku (Leskovik, 1876 - ~1970) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, diplomat dhe orientalist shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Leskovik, i biri i Mehmet Arif Efendiut, hatibi i xhamisë së pazarit të vendit. Ndoqi ruzhdijen Kapudanpasha dhe idadijen në Janinë dhe shkollën e lartë e kreu në Mekteb-i-Mylkie në Stamboll më 1896. Stazhin e tij administrativ e kreu sa në Selanik, sa në Janinë. Në periudhën nga 1900 deri më 1908 ka qenë kajmekam në Alasonya (gr. Elassona), Jenixhé të Vardarit (tr. Yenice-i Vardar, gr. Giannitsa) dhe Janinë. I dyshuar si nacionalist shqiptar u internua në Istankoy.
Nga 1910 e deri më 1916 ka qenë kajmekam në Anadollin Perëndimor dhe gjatë periudhës 1916-1918 ka qenë inspektor i shërbimit publik në Stamboll. Në 1918 dha dorëheqjen dhe u bë pjesë e administratës shqiptare, por u kthye në Turqi si konsull i Shqipërisë.
Më pas, nga 1933 e deri më 1939 ka qenë chargés d'affairs i Shqipërisë në Ankara. Pas pushtimit italian të Shqipërisë e humbi pozicionin e tij, por qëndroi në Turqi.[1] Më pas qe anëtar i Këshillit të Shtetit më 1940, gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.[2]
Pas Luftës së Dytë Botërore shkoi të jetonte në Turqi ku banonte njëra prej të bijave (tjetra në Shqipëri),[1] ku dihej se qe gjallë deri më 1970 sipas një letërkëmbimi me albanologun Nexhip Alpan.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 331. ISBN 9781134294732.
- ^ Annuario del Regno d'Albania (PDF) (në italisht). Milano: Ravagnati. 1940. fq. 96.
- ^ Kaçi, Nesip (24 dhjetor 2015). "Gjyshërit e Ataturkut janë nga komuna e Dibrës, Koxhaxhëk". telegraf.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)