Bashkësia Lokale Ostros
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Bashkësia Lokale Ostros (malaz. Mjesna zajednica Ostros) është një bashkësi lokale e Komunës së Tivarit, në Mal të Zi, e cila gjendet në pjesën lindore të Krajës.
Përbëhet prej vendbanimeve: Arbënesh, Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Gështenjë, Bobosht, Skje dhe Thtjan.[1]
KRAJA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia lokale e Krajës me fshatrat : Lekperaj, Kovaçej, Dodaj, Priftej, Gjecbritej, Gjenciq, Maxhuraj, Hutaj, Lubanaj, Peraj, Demiraj, Bolejt, Vuçkejt, Curajt nelt, Berjashej, Gjenashej, Markashej, Cukaj, Perashej, Curej pasht, Hardajt, Kanaqi, Veliqi, Qyrjani, Sjerci, Ramushej, Kacaj, Runji,Canaj,Kalicej,Markajt, Likaj, Hajdarijt, Lihari, Durakij, Aruçij, Tafajt, Subashij, Blaca, Kaleci, Syrliq, Bardhij, Çobaj, Millajt, Dragoviq,Madgueshi, Brisku pasht, Brisku nelt, Liarja
Burimet natyrore të Bashkësisë Lokale të Krajës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liqeni i Shkodrës është shpallur park nacional ne vitin 1983. Ka sipërfaqen 370–530 km² që mvaret nga niveli i ujit. Paraqet liqenin më të madh ne Ballkan. Thellësia mesatare e liqenit është 7 m, përveç në syne. Syni më i thel është Radusha mbi 60 m. 2/3 e sipërfaqes i takon Republikës së Malit të Zi, kurse 1/3 Republikës se Shqipërisë.
Bota bimore e liqenit është e shumëllojshme. Pjesa jugore e liqenit është guror dhe ka disa ujdhesa ku rritet lari, shega e egër etj.
Vegjetacioni ujor është poashtu i shumëllojshëm. Kacirami rritet vetëm ne Liqenin e Shkodrës. Nën sipërfaqen e ujit rritet lështëriku dhe lemushki.
Liqeni është i populluar të shumta dhe është strehimi për 271 lloj yogjsh, sidomos gjatë dimrit. Në Liqenin e Shkodrës jetojnë 48 lloj peshqish.
Rumija është një nder malet më të mëdha në Republikën e Malit të Zi. Lartësia e malit është 1959 m.
Gjeografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lartësia mbidetare e maleve kryesore te Krajes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rumija : 1959 m
- Mali Gjan : 1323 m
- Llakfica : 679 m
- Çaçeva : 360 m
Lartësi mbidetare e fshatrave te Krajes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arbneshi : 302 m
- Skjeja : 109 m
- Ostrosi i Madh : 279 m
- Ostrosi i Vogel : 240 m
- Martiqi : 174 m
- Boboshti : 48 m
- Kështënja : 245 m
- Ftjani : 505 m
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BETEJA Në KRRICë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sulmet dhe provokimet e armatosura malazeze në kufi nuk kishin të ndalur. Ata vazhduan edhe gjate muajve të parë të vitit 1862. Kështu p.sh. forcat malazeze më 16 dhe 17 shkurt 1862 sulmuan Zupcin, Tugjemilin e fshatra të tjerë, “veçmas në territorin e Krajës së Shkodrës”.
Një konflikt i tille, në fillim të shkurtit, zhvilluan në Krricë. Siç shkruan gazeta “Laibacher Zeitung” e Lubjanës, më 3 shkurt u bë një luftë e rreptene Shestan midis forcave malazeze dhe “turke” (ku pjesa dërmuese e tyre ishin vullnetar nga Kraja dhe vise të tjera shqiptare). Sipas kësaj gazetë, në atë përleshje u vranë dhe u plagosen rreth 50 luftëtare “turq” (shqiptare), kurse humbjet malazeze ai i minimizon. Në Krricë e Selce, informon me tej ajo, ku ishin stacionuar rreth 3000 luftëtare malazez, u sollën forca të shumta ushtarake “turke”.
Terë kjo ishte një parapërgatitje për betejën e madhe që u bë në Shestan, gjegjësisht në Krricë, më 23 mars 1862. Forcat e mëdha malazeze i kishin sjelle në pozite shumë të vështire forcat e pakta mbrojtëse e vullnetare të Shestanit. Për këtë arsye shestanasit kërkuan ndihme nga trimi e atdhetari i shquar, Hasan Hoti, i cili më të shpejtë arriti në Krricë me një grup vullnetaresh shqiptare nga forcat grabitqare të princit Nikolle.
Një aradhe malazezë, e përbërë prej rreth 500 luftëtaresh, e sulmuan Dracenicen, të cilën edhe e dogjën. Malazezet e vazhduan sulmin dhe morën edhe fshatin Vucerake.
Por, beteja vendimtare u zhvillua në Krricë, më 23 mars 1862. Ajo ishte një beteje shumë e përgjakshme, në të cilën sipas shkrimeve malazeze, u vranë, plagosen ose u zunë rom rreth 1.200 mbrojtës të vatanit. Nga ai numër, 190 luftëtare shqiptare u vranë ose u prenë, kurse 514 sish u zunë robër. Në shkrepat e Krricës, ballët e luftës për mbrojtjen e trojeve të vetara fli edhe Bajraktari I Krajës, Ali Brahimi. Midis të zënëve robër ishte edhe udhëheqësi i forcave shqiptare Hasan Hoti, pastaj Hajdar aga (bimbash nga Shkodra), Myrta Smajli e Shaban Myrtja (bimbash nga Kraja), etj. Kurse nga ana e malazezve pati 45 të vrarë e 150 të plagosur.
Ushtria malazeze e fitoi këtë betejë, në radhë të parë, për shkak të mosorganizimit të forcave vullnetare shqiptare dhe për shkakte indiferentizmit të theksuar të njësive ushtarake osmane. Në këto rrethana, ajo hyri në Krricë, Shestan e Muriq, “I dogji këto fshatra dhe pastaj u tërhoq vazhdon.
LUFTA E MURIQIT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmet Xhevdet Pasha shkruante se banoret e Krajës dhe të Shestanit bëjnë vazhdimisht kundër malazezeve, ndërsa për banoret e Muriqit shton se ”Ata ndodheshin në konflikt të përhershëm gjakësore” me ata (malazezet).
Një nga luftërat e përgjakshme midis malazezeve dhe muriqanasve ishte edhe ajo e 15 nëntorit 1861. Kjo ndodhi me urdhrin e drejtpërdrejte të vojvodës MirkoPetroviq. Me angazhimin dhe urdhrin e tij u takuan në Virpazare, Joko Kusovac pop Gjoko Pejoviq dhe pop Ilia Pllamac, për të organizuar e realizuar një sulm të armatosur në Krajë. Ata vendosen që ta sulmonin Krajën, për të cilën bënë një plan të veçantë.
Sipas këtij plani parashikohej që malazezet e Selcës e të Krricës, në bashkëveprim me disa aradha të ushtrisë malazeze të sulmonin Krajën, gjegjësisht Muriqin e Poshtëm dhe Muriqin e Sipërm njëkohësisht. Kapetani pop Ilia Plamenac me rreth 200 luftëtare kishte për detyre të sulmonte Muriqin e Sipërm. Pjesëtaret e kësaj njësie grabitqare ishin nga Podgora, Sotoniqi etj. Ata kishin për detyrë të plaçkitnin, të vrisnin popullsinë e Muriqit të Sipërm dhe ta digjnin atë, përfundimisht.
Nga ana tjetër popo Savo Vujoviqi me rreth 400 luftëtare nga Dupillo, Bercela, Salca e Krrica mori për detyrë të sulmonte Muriqin e Poshtëm.
Ndërkaq pop Millo Vojvodiqi me njësitë e tij, të përbërë prej luftëtaresh nga Glluhidoli e Limnjani mori për detyrë që të bllokonte Shkallën e Tivarit në mënyrë që të pengohej arritja eventuale e ndihmës ushtarake nga tivari për Kranjanet.
Kësaj ushtrie planifikohej ti vihej në ndihmë edhe rreth 500 zaptues (neper Liqe) nga Nahia e Rijekës. Për jetësimin e këtij aksioni të planifikuar ushtarak bënë përgatitjet e nevojshme. Ata përfunduan qysh në fillim të nëntorit dhe prisnin momentin e duhur për të filluar luftën. Dhe, ai çast erdhi. Ishte mëngjesi i 15 nëntorit 1861.
Sulmin filluan njëkohësisht pop Ilia Plamenac dhe pop Savo vujoviq më njësitë e tyre. Në mëngjesin e 15 nëntorit 1861 pop Ilia Plamenac më njësinë e tije ushtarakë sulmoi Muriqin e Sipërm. Ishte ky një sulm i befasishëm dhe tepër barbarë por Muriqanesit më të shpejtë e morën vetin, u ngujuan nëpër shtëpitë e tyre dhe ja filluan mbrojtës. Lufta ishte e rreptë dhe e përgjakshme. Malazezët sulmonin më ashpërsi, luftëtarët e tyre përpiqeshin të thyenin sa më shum dyer, të vrisnin e të plaçkitnin e të digjnin sa më shum shtëpi. Muriqnasit, burra e gra, bënë një rezistencë të pashoqë. Forcat malazezë vranë, plaçkitën dhe dogjën fshatin e Rjepsit, por në atë luftë u vranë dhe u plagosën edhe shum malazez, kështu që pop Ilia Pllamenac më bashkëluftëtarët e vet, më të vrarët e të plagosurit, si dhe më plaçka të grabitura, u detyrua të kthehej prapa në Cermnicë.
Po atë ditë, më 15 nëntor 1861, në mëngjes, pop savo Vujoviq, më njësinë e vet luftarakë sulmoi më rreptësinë më të madhe Muriqin e Poshtëm. Edhe këtu u zhvillua një përleshje e përgjakshme midis dy kundërshatve të pabarabartë. Forcat malazezë synonin të vrisnin e të pritnin sa më shum koka turqish (shqiptarësh) të plaçkitnin sa më shumë sende e objekte të ndryshme, gjëra ushqimorë etj. Luftëtarët edhe këtu e bënin punën e vet më egërsinë më të madhe. Por shumë shtëpi në Muriqin e Poshtëm u bënë fortesa të padyeshme, për mbrojtjen e të cilave gratë e Muriqit treguan heroizëm të veçantë. Dhe në këtë përleshje forcat malazezë u thyen keq dhe aty mbeti i vrarë edhe pop savo Vujoviq i cili i pat thënë princit Danillos së “në betejën e parë ose do pres krye turku ose do plagosët, ose do vritet” dhe i ndoshi kjo e fundit, u vra pikërisht në Muriq.
Lajmi për sulmin e forcave malazezë dhe për përleshje të përgjakshme në Muriq u përhapës në mbarë Krajën dhe Shkodrën prej nga erdhën edhe ndihmat (shkodranët më barka nëpër Liqenin e Shkodrës, ndërsa kranjanet nga ana e poshtme vrapuan më të shpejtë dhe arritën në Muriq). Përforcimet u ordhen edhe malazezëve. Lufta nuk vazhdoj, ra terri dhe malazezët e shfrytëzuan atë për tu tërhequr në Krricë e Cermicë.
Shestanasit nuk luftuan kundër sulmueve malazez edhe kur e sulmuan Muriqin, as kur u tëhoqën nga ai, por ata i vranë tetë malazez nga Orahova, të cilët kishin mbetur në Shestanin e Poshtëm.
Hajrullah Koliqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hajrullah Koliqi është pedagog, profesor universitar dhe historian i arsimit. U lind në vitin 1946 në Kështenjë të Krajës (Mali i Zi). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Prishtinë. Pas mbarimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1973, filloi punën si pedagog në Universitetin e Prishtinës. Doktoroi në temën "Aleksandër Xhuvani - Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike". Nga viti 1996 u angazhua si pedagog edhe në Universitetin e Tetovës. Ka qenë kryetar i Këshillit Botues të UP, dekan i Fakultetit të Mësuesisë në Prishtinë dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitet 1999/2000.[2]
Vepra
- Aleksandër Xhuvani (Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike), 1987;
- Andragogjia, 1987, 1990;
- Kraja ndër mote, 1993;
- Mbijetesa e Universitetit të Prishtinës 1991-1994, 1995
- Gjendja dhe pozita e arsimit shqip në Kosovë në periudhën 1990-95 dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë (bashkëautor), 1996;
- Das Uberleben der Universitat Prishtina 1991-1996, 1997;
- The Survival of the University of Prishtina 1991-1996, 1997;
- Historia e pedagogjisë botërore I, 1997;
- Historia e pedagogjisë botërore II, 1998;
- Historiku i arsimit në Krajë, 1999;
- Kraja e Shkodrës, 2001;
- Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, 2002;
- Sistemi i arsimit në Kosovë, 2004;
- Jashar Rexhepagiqi (Portret);
- Në kërkim të dijes dhe të lirisë (Searching for Knowledge and Freedom), bashkautor dhe redaktor,2004;
- Universiteti i Prishtinës 1970-2005 (University of prishtina 1970-2005) bashkautor, 2005;
- Thesar filoedukimi - Thesaurus of Philoeducation, 2007;
- Në një cep të Ilirisë, bashkautor, 2007;
- Jashar Rexhepagiqi (Figurë e shquar e arsimit dhe e shkencës),2009;
- Gruaja ndër shekuj/Arsimimi dhe emancipimi i saj, 2009;
- 40 vjet të tempullit tonë të diturisë/Shkrime për Universitetin e Prishtinës/,2010;
- Ata që jetën na e falën, 2010;
- Kosova - Vështrim monografik, bashkautor, 2011
- Kur Perëndia identifikohej me diturinë, 2011.
Në MBROJTJE Të VATANIT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kraja vazhdimisht ishte një nga zonat kufitarë më Malin e Zi. Ajo kufizohej më Cermnicën, e cila sipas Marjan Bolices, shtrihej “deri të Liqeni i Shkodrës dhe deri të Pashtroviqët”. Selca ishte në kuadër të Krajës. ”Cermnica në lindja, për fillim, shtrihej deri në majat Granica, Stankë e Srazhnicë. Granica është mbi lagjen Bataka, të dyja këto në fisin cermican të Limnjaneve. Kurse Strazhnica është mbi fshatin Gordenjë edhe Bolëviq, në fisin cermican të Boleviqit”.
Më vonë veçmas gjatë shek. XVII, këta dy fise të Cermnicës, të yshtur dhe ndihmuar nga sundimtarët e Cetinjës, nëpërmjet të luftërave më kranjanët, në radhë të parë, më shestanas, i zgjeruan dhe më shumë territoret e tyre të Cermnicës dhe të Malit të Zi. Si rezultat i këtyre luftërave, Limjanët i zgjeruan tokat e veta deri të mali Malë Silevicë, ndërsa Boleviqët e rrëmbyen pothuajse tërë “malin” Pepiq, deri të Malë Silevicë dhe Velë Silevicë, Boleviqët, me forcë e pak dukë blerë nga shestanasit, e përvetësuan tërë “malin” Pepiq.
Kofiri midis Perandorisë Osmanë dhe Malit të Zi u precizua dhe u zyrtarizua nga Komisioni teknik i Konferencës së Ambasadorëve në Stamboll, më 8.IX.1859. Komisioni në fjalë, vijën e kufirit në këto anë e vuri në këtë mënyrë : nga Vranina nëpër Liqenin e Shkodrës drejt majës së malit midis Godenjës dhe Selcës (e cila iu la Turqisë) e prej andej vazhdoi drejt majës së Sutormanit, duke ia lënë Pepiqin Mali të Zi. Vija e kufirit vazhdoi përgjatë majës së Sutormanit për të arritur deri në Versuta e prej andej shkoi drejtpërdrejt në kreshtën e malit mbi Spic dhe nga ajo vazhdoi deri të shenji kufitar malazezo-austriak, pranë të cilit më 28 nëntor 1859 u vu dhe shenji i fundit i kufirit (nr.83) midis Perandorisë Osmanë dhe Malit të Zi. Kufiri i ri nga viti 1859 i zgjeroi edhe tokat e Boleviqëve kah lindja.
Mali i Zi, më 1860 kishte 4.400 km katror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vrasjes më 31 korrik 1860 të princ Danillos, më 1 gusht 1860, në fronin malazias erdhi princi Nikolla. Ambiciet grabitqare-aneksioniste të Principatës malazezë jo vetëm që nuk u shuan, por përkundrazi, ato u intensifikuan. Mali i Zi ushqente aspiratë shoviniste e pushtuese në dëm të tokave shqiptare. Konfliktet kufitarë vazhduan qe nga viti 1860, në radhë të parë midis forcave malazezë e popullsisë vendase. Bartësi ideor dhe organizuesi i këtyre aktiviteteve luftarakë në këtë kohë ishte i ati i princ Nikollës, vojvoda Mirko Pëtroviqi. Ai personalisht organizoi shumë aktivitete luftarakë dhe në kufi më Krajën.
Vëllezërit Abdyl e Xhelal Hardolli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vëllazëri Abdyl e Xhelal Hardoll lindën më 13 tetor 1910 në fshatin Ostros i Vogël (Krajë) në familjen e intelektualit Bëqir Ali Hardolli. Fëmijërinë e hershme e kaluan në vendlindje. Shkollën fillorë e kryen në Krajë, ndërsa të mesmen në Institutin amerikano-shqiptar (Shkolla e Mesme Bujqësorë) në Kavajë, më 1931. Studimet i vazhduan në Robert's College në Turqi pranë të atit, Bëqirit, i cili kishte një post të rëndësishëm në Standard American.
Njëkohësisht u pajisën edhe më një kulturë perëndimorë. Zotëronin shumë gjuhë të huaja.
Pas studimeve, fillimisht, jepnin mësim në shkollën gjegjëse bujqësorë të Kavajës si dhe në shkollën e Shishtavecit të Kukesit. Më vonë punuan si agronomë në zonën e Anës së Malit. Organizonin kurse për mësimin e gjuhëve të huaja etj. Ndihmuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në Krajë dukë dërguar atje anëtarë shqip dhe mjetë të tjera didaktikë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërorë, vëllezërit Hardolli u shquan për botëkuptimin dhe veprimtari patriotikë e demokratikë. Ata ishin antifashistë dhe antikomunistë të vendosur. Luftuan më gjitha forcat për një Shqipëri etnikë e demokratikë. Qysh në atë kohë ishin vënë në shënjestër të fashistëve italian, ashtu edhe të komunistëve shqiptarë e jugosllavë.
Lufta e Dytë Botërorë po përfundonte. Për nacionalist shqiptarë po vinin ditë të vështira. Ata ndiqeshin nga pushteti komunist. Abdyl dhe Xhelali u arratisën. U strehuan të të afërmit e miqtë në Krajë e në Anë të Malit. Në gusht të viti 1945 pushteti komunist iu sekuestroi tërë pasurinë.
Vëllezërit Hardolli e vazhduan veprimtarinë kundër regjimit në forma të ndryshme. Ndër të tjera, gjatë muajve gusht e shator 1945, hartuan dy trakte antikomunistë, të nënshkruara nga Organizata e Rinisë Demokratikë në Shkodër, dhe i shpërndanë nëpër Shkodër dhe në fshatra. Sigurimi i shtetit nuk arriti t’i zbulojë autorët.
Shpërthyen edhe lëvizjet e para të armatosura antikomunistë në Shqipëri. Në janar të vitit 1945 në Berdicë, pas një muaji në Bajzë e në Koplik. Pastaj edhe në Postribë. Ndërkohë u vendos që Shkodra të sulmohej më 16 shtator 1946. Vëllezërit Hardolli u përpoqën më ngulm për organizimin e kryengritjes në Anë të Malit.
Shkodra u sulmua, por mungoi koordinimi i forcave. Edhe nga Ana e Malit, nën drejtimin e vëllezërve Hardolli, kryengritësit iu drejtuan Urës së Buenës. Në përleshjet më forcat e pushtetit komunist, më 10 tetor 1946 në Zues u vra Abdyli. Xhelali kapët më vonë nga forcat e Sigurimit dhe pushkatohet më 3 shkurt 1948, së bashku më katër nacionalistë të tjerë : Cin Sërrëqi, Dulo Kali, Bilbil Hajmi dhe Imzot Gjergj Volaj.
Varri i Xhelalit nuk dihet ku është. Eshtrat e Abdyl u rivarrosën në Shkodër, më 20 nëntor 1993.
Ata ranë për të mos vdekur kurrë.
Historia e arsimit në Krajë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kraja e Shkodrës, ky shteg midis Lindjes e Perëndimit, kjo trevë shqiptarë midis Baltës (liqenit të Shkodrës) dhe Romanese (Rumisë) së shenjtë, është arkeologji vlerash të shumta.
"Nuk ishte rastësi fakti që autori i monumentit të parë në gjuhën shqipe (Mesharit) Gjon Buzuku, ishte nga Kraja, nga kjo trevë më traditë në fushën e kulturës dhe arsimit mesjetar". Në qendër të kësaj trevë, në Ostros, sot komuna e Tivarit, gjendët dhe vepron Shkolla fillorë "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu".
"Fillet e edukatës dhe arsimit në Krajë duhet kërkuar të të parët e shqiptarëve, të labeatët (ilirët), të cilët ishin kulm i kulturës evropianë, si dhe pedagogjinë (edukatën) popullorë albano-shqiptarë. Por, më sa dihet deri sot, format e para arsimorë në këtë trevë, sikurse edhe në treva të tjera veriorë albano-shqiptarë i organizuan urdhrat fetarë, fillimisht benediktinët, të cilët qëndruan dhe e zhvilluan veprimtarinë e tyre në këto treva nga shekulli VI-XIII, pas të cilëve erdhën dhe dominuan në këto vise pjesëtarët e urdhrit dominikan. Në këtë fushë ndikuan edhe faktorë e popuj tjerë fqinjë dhe pushtues, si helenët, romakët, venedikasit, sllavët, osmanët ëtj".
Në vitin shkollor 1928/29, saktësisht më 10 mars 1929 u hap shkolla e parë në Krajë (në gjuhën serbe) në Maxhuraj (Ostros), në shtëpinë e Smajl Maxhurit, e cila e vazhdoi veprimtarinë e saj deri në vitin 1941. Mësuesja e parë e saj ishte Milka Saviq, e cila punoi tre vjet në këtë shkollë. Këshilli i parë i kësaj shkollë përbëhej nga : Kasem Çeka_Gjençiqi, Sait Kanaqi dhe Met Alia-Kovaçi.
Në vitin shkollor 1935/36 u hap shkolla e dytë fillorë në Krajë, në Martiq (poashtu në gjuhën serbe), në të cilën i vijonin mësimet nxënësit e Martiqit, të Kështënjës dhe të Boboshtit. Mësuese ishte Antonia Markoviq. Pushtimi fashist solli një realitet të ri politik e arsimor edhe në Krajë, kur më 22 korrik 1942 edhe Kraja iu bashkua Prefekturës së Shkodrës.
"Në vitin shkollor 1941/42 u çel Shkolla fillorë “Skënderbeu” në Ostros. Mësuesit e kësaj shkollë fillorë shqipe ishin nga Shqipëria : Prenke Gjakova, Nuhi Kiçi, Kaqe Pisha dhe Ilia Zhavori. Në muajin maj 1942 kjo shkollë kishte 74 nxënës, të gjithë djem".
Pas Luftës së dytë botërorë, Kraja përsëri u gjend brenda kufinjve administrativ e politik të Jugosllavisë së re socialistë. Në vitin shkollor 1945/46, për përgatitjen dhe mirëvajtjen e mësimit, qëndruan dhe punuan afro katër muaj në Krajë mësuesit nga Ana e malit, Fadil Avdiu dhe Mete Kurti.
Më 1 shtator 1946 u çel shkolla fillorë në gjuhën shqipe në Maxhuraj, në të cilën e vijonin mësimin nxënësit nga Ostrosi i Madh, Ostrosi i vogël, Arbneshi e nga Skjeja. Mësuesit e parë të kësaj kanë qënë : Veli Hoxha dhe Xhemal Avdiu. Në vitin e parë shkollor kjo shkollë kishte 161 nxënës.
Në vitin shkollor 1946/47 u çel edhe në Martiq shkolla në gjuhën shqipe më mësues : Mëtë Kurti, Hasan Hoxha (Gjeebritaj), Adem Gjokaj dhe Ali Cuku. Në atë vit shkolla kishte 64 nxënës nga Martiqi, Kështënja, Ftjani dhe Boboshti. Më vonë kjo shkollë kalon në Ramushaj.
Në vitin shkollor 1947/48 çelët shkolla fillorë në gjuhën shqipe në Dragoviq, më mësues Halil Avdiun. Shkolla kishte 49 nxënës. Më vonë kjo kaloi në Kështënjë. Shkolla fillorë e Maxhurajvë këtë vit kalon në mejtep të Ostrosit të Madh më mësuesin e parë kranjan Rexhep Lanin (Gjeçbritaj). Po këtë vit çelët edhe shkolla fillorë në Arbnesh, më mësues Janko Perkolen në të cilën ndiqnin mësimin 87 nxënës nga Arbneshi dhe Skjeja.
Prof. Dr. Hajrullah Koliqi : "Historiku i arsimit në Krajë", Prishtinë, 1999.
Në vitin shkollor 1948/49, u çel shkolla fillorë edhe në Ftjan, më 58 nxënës, më mësues Hysen Cukun si dhe shkolla fillorë në Bobosht më 70 nxënës, më mësues Ali Cukun. Në vitin shkollor 1951/52 si mësues punon edhe Salo Kurmemoviqi nga Ana e malit. Në vitin shkollor 1952/53 shkollës fillorë në Ostros iu shtua edhe klasa e pestë. Në vitin shkollor 1953/54 si mësues punon edhe Myrto Curoviqi. Në vitin shkollor 1955/56 u bë shkollë tetëklasorë.
Krajanet filluan të vazhdojnë shkollimin e mesëm, shumë prej të cilëve në shkolla normalë (shkolla profesionalë për mësues), në Nikshiq, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Shkup. Më 1960 doli mësuesi i parë Krajan Rexhep. Në vitin shkollor 1961/62 në Shkollën fillorë të Ostrosit erdhi edhe Ramazan Marku, mësuesi i parë i kualifikuar (mbaroi normalen në Nikshiq). Punon edhe mësuesi Smajl Hoxhiqi.
Në vitin shkollor 1962/63, kjo shkollë merr statusin e shkollës amë. Shkolla e Ftjanit, Kështënjës, Boboshtit dhe Arbneshit u bënë paralelë të ndara të Shkollës fillorë në Ostros. Kuadri mësimor në shkollat e Krajës fillimisht ishte plotësisht i pakualifikuar.
Për përgatitjen profesionalë të mësuesve shqiptarë në Mal të Zi, sikurse edhe për mësuesit tjerë u organizuan kurse pedagogjikë. Në këto kurse morën pjesë edhe mësuesit që punonin në shkollat e Krajës. Gjeebritaj i cili mbaroi shkollën normalë në Nikshiq. Këtij viti si mësues punon edhe Qamil Canoviqi.
Në vitin shkollor 1963/64 si mësimdhënës punon Omer Çobi nga Krytha. Në vitin shkollor 1964/65 në shkollën qendrorë punojnë edhe : Adlije Canoviq-Luka, Munire Gjullameroviq, Petar Saviq Hazir Kuçi dhe Petar Mirdita. Në vitin shkollor 1965/66 kthehen nga studimet dhe japin mësim arsimtarët e diplomuar Ismail Doda, e Tahir Perazaj. Këtij viti fillojnë punën Ibrahim Luka dhe Musa Gjoni. Si mësues punon edhe Nezir Koliqi.
Po këtij viti fillon punën mësuesi i diplomuar Ismail Doda (në Arbnesh), pastaj Tahir Perezi e më vonë Selatin Gjenashi. Në vitin shkollor 1966/67 si mësues punojnë edhe (mësues të posadiplomuar) Hajrullah Koliqi, Brahim Canoviqi dhe Beqir Haxhimuratoviqi. Për mungesë kuadri këtij viti shkollor punësohen : Rexhëp Vata (nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjeter Gorvokaj (nga Malësia e Madhe). Këtij viti punoi edhe Bajram Berisha.
Në vitin shkollor 1967/68 filluan punën mësimorë në Krajë edhe dy mësueset e para krajane : Nazire Curaj (në Ostros) dhe Fatime Gjeçbritaj (në Arbnesh). Po këtij viti në këtë shkollë fillon punën edhe Mehmet Bardhi. Në punë u pranuan edhe Adëm Hajdari (më shkollë të mesme bujqësorë), Nëzir Milla, Qazim Haxhimurati dhe Fatime Tuta me kualifikim të mesëm ekonomik.
Për mungesë kuadri këtij viti shkollor punësohen : Rexhep Vata (nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjeter Gorvokaj (nga Malësia e Madhe). Më 10 mars 1968 shkollës i jepet emri i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Në këtë vit hapët edhe paralelja e ndarë në Skjë më 32 nxënës. Kuadrot vazhdimisht plotësohen më mësues vendas. Kështu në vitin shkollor 1968/69 erdhën më diploma mësuesie : Aishe Maxhuri, Sulltana Gjenashi, Osman Kaca dhe Hysejn Hajdari. Më kohë të caktuar punë u pranua edhe Nuo Gjokaj nga Malësia.
Tërmeti i 3 nëntorit 1968 dëmtoi edhe objektin e shkollës. U ndërtua objekti i ri i përkohshëm i tipit "montazhe". Më 1 prill 1969 drejtor shkollë zgjidhët Ismail Doda (edhe nëntë muaj më parë ishte ushtrues i kësaj detyrë).
Në vitin shkollor 1969/70 punën fillojnë edhe Ibrahim Berjashi, Zija Bardhi, Abullah Vukoviqi, Fadil Kaciqi. Poashtu u punësua edhe Hajrullah Hajdari me kualifikim të mesëm ekonomik.
Në vitin 1970 Universiteti i punëtorëve nga Tivari hapi paralelen e vet për arsimin e të rriturve edhe në shkollën tonë më qëllim zhdukjeje të analfabetizmit. Më 11 qershor 1971 u vu gurthemeli i godinës së re shkollorë në Bishtigvozd. Në vitin shkollor 1971/72 më diploma të mësuesisë punësohen : Xhevdet Marku, Sanije Bardhi, Bajram Demiri dhe Mujo Koliqi. Poashtu fillon punën Ramazan Bardhi. Punësohet edhe Dragolub Gjokiqi nga Malësia e Madhe.
Në vitin shkollor 1972/73 punojnë edhe : Lime Berjashi dhe Ali Gjeebritaj. Punon edhe Mehmet Bardhi i vetmi profesor i diplomuar. Në vitin shkollor 1973/74 kalohet më punë në godinën e re shkollorë në Bishtigvozd, godinë më një sipërfaqe prej 1070 m².
Në këtë vit shkollor numri i nxënësve ishte : të regjistruar 520, në fund të vitit 516. Po këtij viti më aksione vullnetarë banorët e Skjesë ndërtojnë godinën e re shkollorë. Këtij viti për të parën herë punësohen : Qamil Maraj, Smajl Draga dhe Isa Draga.
Në vitin shkollor 1974/75 fillojnë punën në shkollën tonë : Muharrëm Ardolli dhe Xhevat Kanaqi. Numri i nxënësve : 517. Këtij viti shkollor marrin diplomat e përgatitjes së lartë : Ismail Doda, Qamil Maraj dhe Nezir Milla. Ibrahim Luka dhe Ramazan Bardhi diplomojnë në Shkollën e lartë pedagogjikë.
Në vitin shkollor 1975/76 numri i nxënësve ishte : në fillim të vitit 511, në fund të vitit 510. Në vitin shkollor 1976/77 punësohet arsimtari i biologjisë Beqir Berjashi. Në vitin shkollor 1977/78 drejtor i shkollës zgjidhët Adem Hajdari (mësues). Kuadër i ri vjen Sabahet Hoxhiqi nga Ulqini. Një kohë të shkurt këtë vit punoi edhe Xhafer Perashi.
Më 15 prill 1979 tërmeti dëmton objektet shkollorë në Ftjan, Kështënjë, Bobosht dhe Arbnesh. Më vonë zëvendësohen më objekte të rijnë të tipit "montazhe". Këtij viti fillojnë të punojnë edhe Aishe Çobaj dhe Imer Draga. Më 12 gusht 1981 për drejtor shkollë zgjidhët Ramazan Marku. Këtij viti në këtë shkollë punësohet edhe Bejto Myrta Draga.
Më 23 gusht 1982 për herë të parë shkolla jonë zgjedhë ndihmësdrejtorin, Rexhep Gjeçbritaj, mësues veteran i kësaj shkollë. Fillon punë si arsimtar i diplomuar i matematikës Tahir Bajraktari. Këtë vit shkollor (1982/83) fillon punën Sabri Kanaqi, arsimtar i arsimit teknik. Më 24 shkurt 1984 ndihmësdrejtor zgjidhët Qamil Canoviqi, mësues veteran.
Në vitin shkollor 1984/85 pranohen në punë : Skender Cuca (nga Sukobina),arsimtar i edukatës fizikë, Skender Nasradini (nga Krytha) arsimtar i matematikës dhe Nebojsha Rajciq (nga Tivari) si arsimtar i edukatës muzikorë. Këtij viti punëtori i kësaj shkollë Ismail Doda morri titullin magjistër.
Më 31 korrik rizgjidhet për drejtor shkollë Ramazan Marku. Në vitin shkollor 1985/86 për mungesë kuadi pranohet në punë Stanisllava Rojeviq, arsimtarë e edukatës së artit figurativ. Këtij viti për të parën herë fillon mësimi i gjuhës anglezë në shkollën tonë.
Më 11 nëntor 1986 fillojnë punimet në fazën e dytë të objektit të shkollës qendrorë më një sipërfaqe prej 750 m² më sallë të edukimit fizik. Në vitin shkollor 1986/87 si kuadro të rijnë pranohen Hasan Cukoviq dhe Anto Luliqi. Këtë vit u pru telefoni në shkollën qendrorë.
Në vitin shkollor 1987/88 për arsimtar të gjuhës anglezë pranohet Agim Bajraktari, arsimtar i diplomuar për këtë lëndë. Këtë vit përfundojnë punimet në fazën e dytë të shkollës. Shkolla pajisët më orendi të raja. U rregullua poligoni i shkollës dhe u përfundua rrethimi i oborrit. Numri i nxënësve :
Në vitin shkollor 1988/89 pranohen në punë : Nezir Perashi, arsimtar i matematikës dhë Selman Haxhimurati, arsimtar i edukatës së artit figurativ. Në vitin shkollor 1989/90 punësohet Fikret Juleviq, profesor i edukatës fizikë. Pas pensionimit të drejtorit të deritashëm Ramazan Markut, më 15 qershor 1991 ushtrues i detyrës emërohet Ali Gjeçbritaj.
Më 4 janar 1992 për drejtor të shkollës Ministria për arsim dhe shkencë e malit të Zi emëron Fadil Kaciqin, arsimtarin e deritashëm të gjuhës serbokroatë. Këtë vit u bë edhe konstituimi i Këshillit të shkollës në baza të raja ligjorë. Pranimi i kuadrove të reja u bë nevojë e sidomos për gjuhën anglezë (arsimtari i deritashëm i kualifikuar emigroi në SHBA).
Si mësimdhënëse e gjuhës anglezë pranohet Aishë Koliq, arsimtarë e grupit klasor kurse për edukatë muzikë Kadri Doda nga Shasi. Nga shtatori i këtij viti gjuhën serbokroatë e jep Kasem Alloviqi nga Katërkolla. Më 1994 punëtorë të rijnë në procesin mësimor pranohen Skënder Ramusheviq dhe Xhafer Cukoviq, të dy arsimtarë të edukatës fizikë.
Më 16 korrik 1997 për drejtor shkollë emërohet Beqir Berjasheviq, arsimtar i biologjisë. Gjendja materialë e shkollës ishte e palakmueshme e sidomos gjendja e objekteve shkollorë. Nga mungesa e mjeteve materialë nuk ishte investuar farë një periudhë mjaftë të gjatë. Në paralelë të Ftjanit dhe Boboshtit nga inspektori gjegjës ndalohet organizimi i mësimit. Mjetë për objekte të reja nuk kishte.
Drejtori organizoi aktivitete të gjithëanshme për sanimin e objektit në paralelen e Boboshtit dhe ndërtimin e objektit të ri në Ftjan. Poashtu u punua në sanimin dhe përmirësimin e gjendjes së objekteve shkollorë në Arbnesh, Skjë dhe Kështënjë. U bënë adaptime edhe në objektin e shkollës qendrorë e sidomos në sallën e edukatës fizikë. Montohen të gjitha rekvizitet sportivë të cilat vite më radhë ishin jashtë funksioni.
Duhet cek së në këtë ndihmuan në mënyrë humanitarë (pa pagesë) mjeshtërve të portit të Tivarit. Poashtu mjetet e komunikacionit (dy kombibus) u prunë në gjendje të rregullte teknikë. Patjetër duhet cekur së edhe kety pa pagesë ndihmuan mjeshtrit ë portit të Tivarit.
Më ndihmën e Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe donatorëve tjerë e sidomos komunës së Tivarit, vehen dritare të reja nga alumini në objektin e shkollës qendrorë.
Më 10 mars 1999 behët promovimi i numrit të parë të revistës së shkollës "Valët". Këtij viti doli nga shtypi monografia "Historiku i arsimit në Krajë" të cilin shkollës ia dhuroi autori prof. dr. Hajrullah Koliqi, ish nxënës dhe punëtor i kësaj shkollë.
Gjatë kësaj periudhë paraqitët nevoja për kuadër të kualifikuar për ciklin e lartë për shkak të migrimit të shumë punëtorëve nga kjo shkollë në SHBA e gjetiu. Këtë vit në shkollën tonë vie të punoi edhe Hajdar Mujeziqi (në Ftjan).
Duhet cekur patjetër së dhjetëvjetëshi i fundit i shakullit të kaluar ishte dekadë e sukseseve dhe të arriturave të mëdha të këtij institucioni. Në vërën e viti 2001 shkollën tonë e vizitoi Xhevat Koliqi, ish nxënës i kësaj shkollë e tani banor i ShBA, më të cilin rast shkollës sonë i dhuroi kompjuterin e parë më të gjitha pjesët përcjellëse (1.200 dollarë).
Më 15.07 po të këtij viti, në oborrin e shkollës, u bë përurimi i bustit të Skënderbeut emrin e të cilit mbanë shkolla jonë. Në korrik ti vitit 2002 Imer Beqiri Hoxhaj, nga Qyrjani, që jeton në ShBA, shkollës sonë i dhuron 3.000 dollarë amerikan për të blerë 5 kompjutera.
Dic më vonë edhe dy të tjerë i fituam nga Sekretariati për zhvillim të RMZ dhe kështu formojmë në shkollë kabinetin e informatikës. Në prag të festës së ditës së shkollës, Banka Komercialë e Beogradit i dhuroi shkollës sonë orendi më vlerë prej 8.000 Eurash ndërsa "Verano Motors" poashtu nga Beogradi 5 kompjuter (të përdorur). Ishin këto dhurata pas një vizitë rasti i drejtorëve të ndërmarrjeve në fjalë.
Më 24.11.2004 Komuna vendosi që shpërblimin e sivjetëm, "24 Novembar" më 2.000 Eura ta marrë kolektivi i shkollës sonë, si kolektiv më i dalluari këtë vit në komunë.
Urime për këtë shpërblim, shkollës i arriti edhe nga kryetari i Kuvendit republikan. Më 5 10.2005 Shkollën tonë e vizituan 25 student të mësuesisë më pedagog nga Cirihi. Sanimi i pullazit të objektit të shkollës në qendër ishte përpjekje e përditshme e drejtorit të shkollës. Kjo u arrite në këtë vit shkollor, kur shkolla jonë u integrua në reformën shkollorë-mësimi fillor nëntëvjeçar.
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mjesne zajednice Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – barinfo.me
- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, (vëllimi II), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1212 ISBN 978-99956-10-28-9