Bukovica (Rozhajë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bukovica (Gjuha malazeze: Bukovica) është një vendbanim i populluar në Komunën e Rozhajës, Mali i Zi.

Vendbanimi Bukovica është selia e bashkësisë lokale me të njëjtin emër, e cila shtrihet në pjesën veriore të komunës së Rozhajës, përgjatë kufirit me Serbinë, dhe përfshin vendbanimet: Bllacë, Kaçare dhe Razdolje. Është 31 km larg qytetit të Rozhajës dhe lidhet me një rrugë të asfaltuar. Popullsia merret me blegtori dhe bujqësi. Nga objektet publike ka një ambulancë dhe një shkollë fillore, ndërsa nga objektet fetare ka dy xhami dhe një kishë ortodokse. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Mjesna zajednica Bukovica" (PDF) (në serbo-kroatisht). Općina Rožaje. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2019. Marrë më 8 qershor 2019.