Charlotte Katakuri
Charlotte Katakuri (シャーロット・カタクリ Shārotto Katakuri) është personazh fiktiv në anime dhe manga One Piece krijuar nga Eiichiro Oda. Ai është djali i dytë dhe fëmija e tretë e Familjes Charlotte[1] dhe një nga tre komandantët e Piratëve të Big Mom. Ai është Ministër i Miellit të Vendit Totto që qeverisë ishullin Komugi.
Personaliteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katakuri ka një sjellje shumë serioze, pa marrë kuptim, duke u kujdesur shumë për objektivat e ekuipazhit dhe familjes së tij. Me Ambicien e tij të Vëzhgimit që e lejon atë të shohë pak në të ardhmen dhe të bëjë thirrje të mençura për gjykim, ai është i përkushtuar që në mënyrë efikase të merret me të gjitha kërcënimet e mundshme brenda afërsisë së tij dhe kështu është mes disa fëmijëve të Charlotës që mund të shihen duke vepruar pa udhëzime nga vetë Big Mom. Kjo është treguar kur ai vrau shpejt Jigra pasi kishte parashikuar tentativën e tij për vrasjen e nënës së tij, ose kur ai menjëherë vendosi të vriste vetë Sanji kur parashikoi që plani fillestar i vrasjes dështonte, duke mos pritur që Big mom të vendoste se çfarë të bënte.
Ndryshe nga vëllau i tij Charlotte Cracker, ai nuk mburret me aftësitë dhe fuqitë e tij, por ai është i fokusuar të arrijë qëllimit të tij sa më shpejt që është e mundur. Kjo u tregua kur ai dëshironte ta eliminonte Luffy para se të bëhet kërcënim për nënën e tij në të ardhmen. Ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e tij, Katakuri nuk nënvlerëson armikun e tij siq shihet kur ai insistoi të shkoj në anijen e armikun si shancë e përkryer për të pritur, në rast nëse armiku i'a arrin me sukses të largohet nga ishulli.
Kur është fjala për luftën, Katakuri duket të jetë i bindur në aftësitë e vartësve të tij dhe të ndërhyjë vetëm kur e sheh atë absolutisht të domosdoshëm. Ky qëndrim ishte i pari i nënkuptuar kur i tha nënës së tij se as ai nuk mundi të parandalonte trazirat e ardhshme të shkaktuara nga kapelet e kashtës gjatë ceremonisë së dasmës. Katakuri është një persona i cili lavdëron aftësitë e armikut e tij siq shihet kur ai lavdëroi Brook që mposhti ushtarët e shahut. Në betejë ai është jashtëzakonisht i qetë pasi kjo e bën Ambicien e tij të Vëzhgimit të shoh të ardhmen dhe ai mund ta humb ambicien vetëm nëse humb kontrollin siq shihet kur Luffy pa fytyrën e vërtetë të tij.
Katakuri është gjithashtu një njeri i nderuar i cili nuk i pëlqen njerëzit e tjerë që ndërhyjnë në luftimet e tij. Edhe pse ai e konsideron Luffy armikun e tij dhe dëshiron ta eliminojë personalisht para se të bëhet kërcënim, ai dëshiron ta mposhtë atë në mënyrë të drejtë. Pas zbulimit se Flampe ishte ajo që sulmoi Luffy dhe ulte performancën e tij në luftë, Katakuri e lëndoi veten në të njëjtin vend që ai e plagosi Luffy për të kompensuar dhe me zell bërtiti në Flampe për ndërhyrjen në luftën e tij dhe zbuloi fytyrën e tij të plotë për të ndaluar ndërhyrjen e saj në duelin midis burrave edhe nëse kjo do të shkaktonte që Flampe të humbte respektin për të.
Aftësitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpërblimi i tij prej 1,057,000,000 beli tregon se Katakuri konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm nga Qeveria Botërore. Sipas shokëve të ekuipazhit, Katakuri është komandanti më i fuqishëm brenda ekuipazhit dhe asnjëhere nuk ka humbur në asnjë betejë. Lajmërimi i Brûlée për mposhtjen e Katakurit tronditi të gjithë ekuipazhin dhe vëllau i tij Oven e quajti Katakurin si një legjendë për rekordin e tij të fitores.[2] Daifuku e mban në konsideratë Katakuri, pasi shprehet se aftësia e Katakurit e bën atë të denjë për të pasuar Big Mom si kapiten i Piratëve të Big Mom nëse ajo vdes.[3] Edhe si një fëmijë, fuqia e tij u krahasua me atë të një "përbindëshi".[4]
Forca dhe saktësia e madhe e Katakurit i lejon atij të veprojë si snajper dhe gjuajtës. Katakuri është shumë i aftë për të hedhur një kokërr pelte si plumba të improvizuara me saktësi të madhe. Ai mund të godiste Jigra në kokë nga aq larg sa Bege nuk e vinte re, dhe më vonë do të kishte goditur Sanjin po ashtu sikur ky i fundit të mos shmanget në momentin e fundit. Ai mund edhe të xhirojë disa kokrra pelte në të njëjtën kohë për të goditur objektiva të shumëfishta në të njëjtën kohë.
Katakuri është një luftëtar dorë me dorë jashtëzakonisht i aftë. Kombinuar me frutin e tij të detit, ai luftoi duke kopjuar disa teknika të Luffy. Reflkesi dhe shpjetësia e tij kombinuar me Ambicien e tij të Vëzhgimit, ai mundi të shmang goditjet e Luffy në formën e tij Snakeman, edhe pse goditjet e këtij të fundit ishin më të shpejta.
Fruti i Detit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katakuri ka ngrënë frutat e mochi, një frut i llojit Paramecia që e lejon atë të krijoj, kontrolloj dhe transformohet në mochi sipas dëshirës. Me Ambicien e tij të Vëzhgimit, Katakuri transformohet në mochi për të shmangur goditjet e kundërshtarit duke menduar se fruti i tij është i llojit Logia. Mirëpo kjo aftësi për të shmangur shfuqizohet nëse Katakuri humb qetësinë e tij. Katakuri mund të transformojë çdo material inorganik në mochi.
Haki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katakuri është një nga personat që mund të përdorë tri lloje të Haki.
Kenbunshoku Haki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katakuri ka një zotërim të jashtëzakonshëm të Ambicies së Vëzhgimit, i aftë të përdorë një formë të përparuar, e cila i lejon atij të shohë pak përpara në të ardhmen. Ai ishte në gjendje të zbulonte dhe të shkatërronte menjëherë një atentat ndaj Big Mom dhe bashkëpunëtorët e saj që do të ishin kryer momente më vonë nga një ftues hakmarrës. Parashikimet e tij u treguan të sakta kur e justifikoi vrasjen e të ftuarit dhe dinte fjalë për fjalë se si do t'i përgjigjej Bege. Ai më vonë do ta përsëriste këtë aftësi gjatë betejës së tij një për një kundër Luffy, duke parashikuar me saktësi qëllimin e këtij të fundit për të vazhduar luftimet dhe përfundimisht duke iu drejtuar përdorimit të Gear Fourth. Ai madje parashikoi me saktësi që Pudding do të rrëzohet në gjunjë duke qarë gjatë ceremonisë së dasmës në altarin e dasmës dhe gjithashtu qëllimet e Luffy për të thyer portretin e Carmel. Bege e njohu atë si pengesën më të madhe për planin e tij të vrasjes.[5] Katakuri mund të përdorë paracaktimin e tij për të rritur saktësinë e sulmeve të tij në atë shkallë, sa që Luffy, i cili është një përdorues mjaft i aftë i Kenbunshoku Haki, vetë mezi mund të shmangej sulmet e tij.
Ngjarjet e ardhshme që Katakuri sheh mund të ndryshohen, gjë që ai shpesh përpiqet ta bëjë këtë vetë, siç tregohet kur ai e pengoi Jigrën të kryente komplotin e atentatit që parashikoi. Sidoqoftë, ndryshimi i së ardhmes mund të mos zgjidhë asgjë, ose madje mund t'i përkeqësojë gjërat, siç tregohet kur ai u përpoq të qëllonte Sanji. Njerëz të tjerë janë gjithashtu të aftë të ndryshojnë të ardhmen e parashikuar. Gjithashtu, ai nuk është në gjendje të shohë shkakun e largpamësisë së tij, pasi ishte i hutuar se pse Pudding po qante në altar.
Katakuri kombinon aftësinë e të shikuarit në të ardhmen me frutin e tij të detit, duke e bërë frutin të duket si një lloj i elementit (Logia). Me këtë ai shmang fizikisht sulmet dhe nuk lejon që ai të vihet në kontakt me të në radhë të parë, madje edhe sulmet e bëra me Ambicien e Armatimit do të kalojnë përmes tij pa e dëmtuar atë. Me këtë aftësi, Katakuri është gati i paprekshëm, dhe ai ka deklaruar se kishin kaluar vite që kur dikush e ka goditur, përpara se Luffy të arrinte ta bënte këtë. Ambicia e Katakuri mund të shfuqizohet vetëm nëse ai nuk është i qetë, ose nëse përballet me një kundërshtar, niveli i të cilit e rivalizon Ambicien e tij ose e tejkalon të vetin.
Busoshoku Haki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katakuri është një përdorues jashtëzakonisht i fuqishëm i Ambicies së Armatimit, siç tregohet kur ngurtësoi këmbën e tij mochi që të plagosë Luffy. Sulmet e tij të zgjeruara në Haki janë mjaft të fuqishme për të kundërshtuar dhe mposhtur sulmet e veta të Ambicies së Luffy, dhe ai është mburrur se Ambicia e tij e Armatimit është superior ndaj Luffy-it. Ngjajshëm si Big Mom dhe Luffy, ngurtësimi i Haki të Katakuri merr formën e një flake.
Haoshoku Haki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katakuri është në gjendje të përdorë Ambicien e Pushtimit, siç tregohet kur lëshoi një breshëri të madhe së bashku me vetë Ambicien e Pushtimit të Luffy në mënyrë që të rrëzoj Charlotte Flampe dhe vartësit e saj si ndëshkim për ndërhyrjen e tyre.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë fëmijërisë së tij, zakonet e ngrënies së Katakurit bëri që madhësia e gojës së tij të zgjerohej shumë dhe të shqyej faqet, duke lënë plagë të thella në anët e gojës së tij. Si rezultat ai u shmang dhe u largua nga të tjerët për shkak të paraqitjes së tij, por ai ishte mjaft i fortë për t'i shmangur dhunuesit, duke i bërë ata të iknin nga frika. Disa nga vëllezërit e motrat e tij si Perospero, Oven, Daifuku dhe Brûlée nuk e përqeshin atë, ndonëse Perospero dikur i tha Katakurit se do të ishte në gjendje të bënte miq në qoftë se ai fsheh gojën e tij. Në një rast, disa djelmosha u rrahën nga Katakuri si shenjë hakmarrje për prerjen fytyrës së Brûlée. Duke fajësuar naviete e tij për sulmin në Brûlée, Katakuri vendosi të bëhej një njeri i pamëshirshëm dhe i ftohtë për t'i bërë të gjithë të frikësoheshin në mënyrë që të mbronte vëllezërit e motrat dhe familjen e tij. Katakuri hëngri frutin e mochi kur ishte pesë vjeç.
Pasi Brûlée morri gërvishtje në fytyrën e saj nga disa djelmosha, Katakuri vendosi të bëhej një njeri i pamëshirshëm dhe i ftohtë për t'i bërë të gjithë të kenë frikë prej tij, në mënyrë që të mund të mbronte vëllezërit dhe motrat e tij, të cilat përfshinin fshehjen e gojës së tij me një shall që nga ajo kohë.
Dublimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në japonisht, zëri i Katakurit bëhet nga Tomokazu Sugita.
Kuriozitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Katakuri është emër japonisht për Erythronium japonicum.
- Paraqitja e Katakurit, goja e tij, ngjyra e flokëve dhe ana e pangopësisë, është e ngjajshme me personazhin Zebra nga seriali i animuar Toriko.
- Katakuri ndan të njëjtin dublues, Tomokazu Sugita, i cili poashtu bën zërin e Joseph Joestar nga Jojo's Bizarre Adventure, i cili ka aftësi të parashikoj fjalët e kundërshtarit; dhe poashtu bën zërin e Gintoki Sakata nga Gintama, i cili është i pangopur për ushqimet e ëmbëla.
- Stili i veshjeve nga Katakuri mund të frymëzohet nga moda e bandave amerikane të çiklistëve, e cila shpesh dallohet nga përdorimi i jelekëve prej lëkure të prerë, tatuazhe, rripa dhe motive për motoçiklistët.
- Katakuri fillimisht ishte menduar të kishte fuqitë e frutit të miellit, një lloj i Logias, që e lejonte atë të shndërrohej në miell. Kjo përfundimisht u ndryshua në frutin e mochit, një Paramecia speciale. Katakuri që mban postin e Ministrit të Miellit të Vendit Totto mund të ketë qenë një mbetje e këtij koncepti.
- Racioni i lehtë i Katakurit është një ushqim i lehtë nga jeta reale që popullarizohet në Evropën Jugore, veçanërisht Spanjë, Portugali, Brazil, Itali, si dhe Amerikën hispanike dhe Filipinet. Zakonisht që merret pasdite ose për drekë, plotëson hendekun e ushqimit midis kohës së mesditës dhe të mbrëmjes, duke qenë ekuivalent i çajit të pasdites në botën anglishtfolëse ose midis mëngjesit dhe drekës.