Cosmin Moți
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Cosmin Iosif Moți | ||
Datëlindja | 3 dhjetor 1984 | ||
Vendlindja | Reșița, Rumani | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Ludogorets Razgrad | ||
Numri | 27 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2005 | Universitatea Craiova | 39 | (0) |
2005–2012 | Dinamo București | 177 | (6) |
2008–2009 | → Siena (Huazim) | 4 | (0) |
2012– | Ludogorets Razgrad | 52 | (4) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2003–2006 | Rumania U21 | 23 | (1) |
2008– | Rumania | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 05:35, 10 Gusht 2014 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 Tetor 2011 |
Cosmin Moți (lindur më 3 Dhjetor 1984) është një futbollist rumun i cili luan me skuadrën bullgare Ludogorets Razgrad në Grupin A të futbollit Bullgar. Ai më parë ka qënë lojtar i kombëtares rumune duke e përfaqsuar atë në pesë ndeshje, gjithashtu ka qënë pjesë e skuadrës që luajti në Euro 2008.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Moți filloi karrierën e tij profesioniste te Universitatea Craiova, përpara se të lëvizte te Dinamo București në vitin 2005. Ai bëri debutimin e tij zyrtar me klubin në Supercupa României 2005 kundër Steaua București më 31 Korrik. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta.
Në qershor 2008, ai ishte i lidhur për një kalim te Lazio. Presidenti i klubit italian, Claudio Lotito, erdhi në Rumani për të diskutuar me zyrtarët e Dinamo București për transferimin e mbrojtës, por marrëveshja nuk u arrit. Ai u huazua çuditërisht te klubi tjetër italian Siena më 1 Shtator 2008, dy ditë pasi ai tha se nuk do të largohej nga Dinamo București pavarësisht interesimit të anglezëve të Everton.
Më 2 shkurt 2009, huazimi i tij u prish nga Siena dhe ai u rikthye te Dinamo București.[1]
Ludogorets Razgrad
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 Qershor 2012, Moți firmosi me klubin bullgar Ludogorets Razgrad. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 18 Korrik, në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Dinamo Zagreb në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, duke hyrë si zëvëndësues në vend të Svetoslav Dyakov. Një muaj më vonë, më 19 Gusht, ai bëri debutimin e tij edhe në Grupit A të futbollit Bullgar në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Beroe Stara Zagora. Më qëndrimin e tij të përzemër dhe angazhim ndaj skuadrës, ai e fitoi shpejt vendin e titullarit në qëndër të mbrojtjes.[2]
Më 27 Gusht 2014, Moți u detyrua të luajë si portier për minutën finale të raundit play-off të Ligës së Kampioneve kundër Steaua București pasi portieri titullar Vladislav Stoyanov doli me karton të kuq pas një faulli taktik në minutat e fundit të kohës shtesë. Moți shënoi penalltinë e parë në gjuajtjet e penalltive dhe priti dy penallti me Ludogorets që u kualifikuan për në fazën e grupeve për herë të parë në historinë e tyre.[3]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Moți debutoi me kombëtaren nën-21 dhe deri në vitin 2006 regjistroi 23 paraqitje duke shënuar edhe 1 gol. Ai ka luajtur vetëm vetëm pesë herë me kombëtaren rumune dhe ka qënë pjesë e skuadrës që luajti në Euro 2008. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 6 shkurt 2008 në humbjen 1–0 kundër Izraelit. Ai luajti edhe në ndeshjen tjetër miqësore përgatitore para fillimit të Euro 2008 kundër Malit të Zi duke kontribuar në fitoren 4–0.
Në ndeshjen e parë të Grupit C, Moți ishte një zëvëndësim i papërdorur me Rumaninë që barazoi pa gola me Francën.[4] Në ndeshjen e dytë më 13 Qershor, Moți ishte sërisht një zëvëndësim i papërdorur me Rumaninë që barazoi me rezultatin 1–1 kundër kampionëve të botës Italisë.[5] Ai nuk luajti as në ndeshjen e tretë me Rumaninë që u eleminua nga Hollanda pasi kjo e fundit fitoi me rezultatin 2–0.[6]
Pas Euro 2008, Moți luajti në miqësoren 1–0 të fituar kundër Letonisë dhe një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2010 kundër Ishujve Faroe ku Rumania fitoi 1–0. Ai luajti për herë të fundit me kombëtaren më 7 Tetor 2011 në ndeshjen vlefshme për kualifikueset e Euro 2012 kundër Bjellorusisë duke kontribuar në barazimin 2–2. Që nga ajo ditë, ai nuk ka luajtur më me kombëtaren.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 24 gusht 2014[7]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Universitatea Craiova | 2002–03 | Liga I | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
2003–04 | 17 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 18 | 0 | ||
2004–05 | 20 | 0 | 4 | 0 | 0 | 0 | 24 | 0 | ||
Total | 39 | 0 | 5 | 0 | 0 | 0 | 44 | 0 | ||
Dinamo Bucureşti | 2005–06 | Liga I | 27 | 0 | 3 | 0 | 7 | 0 | 37 | 0 |
2006–07 | 29 | 1 | 1 | 0 | 10 | 0 | 40 | 1 | ||
2007–08 | 23 | 1 | 2 | 0 | 1 | 0 | 26 | 1 | ||
2008–09 | 21 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 23 | 0 | ||
Siena (Huazim) | 2008–09 | Serie A | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 |
Dinamo Bucureşti | 2009–10 | Liga I | 24 | 0 | 3 | 0 | 4 | 0 | 31 | 0 |
2010–11 | 28 | 0 | 4 | 1 | 3 | 0 | 35 | 1 | ||
2011–12 | 25 | 2 | 4 | 0 | 4 | 1 | 33 | 3 | ||
Total | 177 | 4 | 19 | 1 | 29 | 1 | 225 | 6 | ||
Ludogorets Razgrad | 2012–13 | Grupi A | 21 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | 23 | 1 |
2013–14 | 29 | 3 | 9 | 3 | 13 | 0 | 51 | 6 | ||
2014–15 | 2 | 0 | 1 | 0 | 5 | 0 | 8 | 0 | ||
Total | 52 | 4 | 10 | 3 | 20 | 0 | 82 | 7 | ||
Karriera në total | 272 | 8 | 34 | 4 | 49 | 1 | 355 | 13 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reduktuar më 29 Gusht 2014
Kombëtarja rumune | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2008 | 4 | 0 |
2009 | 0 | 0 |
2010 | 0 | 0 |
2011 | 1 | 0 |
2012 | 0 | 0 |
2013 | 0 | 0 |
2014 | 0 | 0 |
Total | 5 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dinamo București
- Liga I (1): 2006–07
- Cupa României (1): 2012
- Supercupa României (1): 2005
Ludogorets Razgrad
- Grupi A Bullgar. (2): 2012–13, 2013–14
- Kupa Bullgare. (1): 2013–14
- Superkupa Bullgare (2): 2012, 2014
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Radu Avram vine la contraatac de la ora 21:00" (në rumanisht). DinamoVisti.ro. Marrë më 25 gusht 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "(Website zyrtar – në Bullgarisht)" (në bullgarisht). Ludogorets.com. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2013. Marrë më 25 gusht 2014.
- ^ Jeton Stamolla (28 gusht 2014). "Vetëvritet Napoli, Italia me 2 ekipe". Panorama Sport. Marrë më 28 gusht 2014.
- ^ "Romania vs France 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 9 qershor 2008. Marrë më 28 gusht 2014.
- ^ "Italy vs Romania 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 13 qershor 2008. Marrë më 28 gusht 2014.
- ^ "Netherlands vs. Romania 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 17 qershor 2008. Marrë më 28 gusht 2014.
- ^ "Cosmin Moți" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 28 gusht 2014.
Lidhje të jashtëme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Cosmin Moți. |
- Profilul lui Moti pe site-ul oficial
- RomanianSoccer.ro – Statistikat e karrierës
- Historia e karrierës Arkivuar 20 shkurt 2012 tek Wayback Machine te National Football Teams
- Lindje 1984
- Futbollistë rumunë
- Futbollistë në kombëtaren rumune
- Futbollistë në FC Universitatea Craiova
- Futbollistë në FC Dinamo București
- Futbollistë në A.C. Siena
- Futbollistë në PFC Ludogorets Razgrad
- Futbollistë në Liga I
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Grupi A i futbollit Bullgar
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Njerëz që jetojnë