Cvetko Veljkoviq
Cvetko Veljkoviq (Cirilik serb: Цветко Вељковић Cvetko Veljković) është një politikan serb i Kosovës që shërben si deputet i Kuvendit të Kosovës që nga 17 nëntori 2022.[1] Ai është anëtar i Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO).
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veljkoviq ka lindur në Shtërpcë, KSA e Kosovës, RS Serbi, RSF Jugosllavi.[2] Ai është diplomuar në ekonomi.[3]
Në maj 2020, Veljkoviq u emërua shef i Zyrës për Komunitete nga Kryeministri Albin Kurti, duke zëvendësuar Nenad Rashiqin i cili dha dorëheqjen më herët.[2][3][4] Pas emërimit të tij, u zbulua se disa vite më parë Veljkoviq kishte postuar këngë kushtuar Ratko Mlladiqit në llogarinë e tij në Facebook, duke ngritur polemika.[5]
Veljkoviq ishte kandidat për deputet i Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO) në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 2021.[6] Më 3 shkurt 2021, Veljkoviq u ndalua nga policia e Kosovës në Shtërpcë për shkak se anëtari i Komisionit Zgjedhor Lokal Emran Avrdi e akuzoi atë për kërcënime me vdekje ndaj tij.[7] Gjatë fushatës zgjedhore, Veljkoviq dhe Rashiq së bashku me Albin Kurtin vizituan Shtërpcen.[8] GI SPO fitoi vetëm 1,508 vota ose 0.17% të votave popullore, prandaj Veljkoviq nuk arriti të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës.[9] Veljkoviq, megjithatë, arriti të hyjë në Kuvend më 17 nëntor 2022 si zëvendësues i njërit prej deputetëve të Listës Serbe (SL), i cili dha dorëheqjen më 7 nëntor 2022.[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "120 deputetët". Kuvendi i Kosovës. Marrë më 2023-03-11.
- ^ a b "Šta su portali pisali o Cvetku Veljkoviću pred izbore 2021: Sa Kurtijem u poseti Štrpcu - Politika - Dnevni list Danas" (në serbisht). 2022-11-10. Marrë më 2022-11-18.
- ^ a b "Cvetko Veljković šef Kancelarije za pitanje zajednica". NOVOSTI (në serbisht). Marrë më 2022-11-18.
- ^ "Kurti appoints Cvetko Veljković as political adviser". KosovaPress (në anglishte amerikane). 2020-05-05. Marrë më 2022-11-18.
- ^ "Kurti e bëri këshilltar, kush është Cvetko Vejlkoviq, 'patrioti i flaktë' shpërndante këngë për Radko Mlladiqin". DOSJA.AL. Marrë më 2022-11-18.
- ^ "Podrška Beograda glavni izborni adut Srpske liste". Radio Slobodna Evropa (në serbo-kroatisht). Marrë më 2022-11-18.
- ^ "Kandidat za poslanika GI SPO Cvetko Veljković iz Štrpca priveden zbog pretnji smrću članu OIK-a". www.tvmost.info (në serbisht). Marrë më 2022-11-18.
- ^ KoSSev (2021-02-09). "Trajković iz Mitrovice: Građani biraju između dobra i zla, moguća koalicija sa Kurtijem". KoSSev (në serbisht). Marrë më 2022-11-18.
- ^ IZBORI ZA SKUPŠTINU KOSOVA 2021
- ^ "U Prištini novih deset srpskih poslanika". Politika Online (në serbisht). Marrë më 2022-11-18.