Dasaretia
Dasaretia ishte një vendbanim i fisit ilir të dasaretëve, një krahinë ilire në luginën e liqenit Liknidos (Lyhnidos) dhe fushat e sotme të Korçës.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendi ishte malor në lindje ndërsa perëndimi ishte i sheshtë. Ndoshta përfshinte edhe qytetin e Beratit (ish-Antipatria) dhe zonën malore midis Beratit dhe Korçës; Prapa maleve jetonin taulantët, bylinët dhe kaonët e Epirit. Në veri jetonin eordejët dhe penestët dhe një pjesë e taulantëve, pastaj në lindje vinin viset malore si një lloj kufiri me vendin e Pellagonisë, brigët ose orestët.
Konsulli romak Sulpicius në fushatën e vitit 200 para Krishtit kundër mbretit Filip të Maqedonisë ishte nisur nga Apollonia, duke kaluar nëpër Dasaretia dhe arriti në rrethin e Linkestëve. Kur u nënshkrua paqja pas Betejës së Cynoscephalus, Dasaretia, me kryeqytetin e saj në Lyhnid, iu dha princit ilir Pleuratit, biri i Skerdilaidit, që ishte përballur me Filipin e Maqedonisë.
Qytetet kryesore ishin Liknidi, Gerunium, Antipatrea (që të tria nga fisi fobeatis), Orgesët (nga fisi i pisantinëve), Corragum, Codrion, Ilium, Creonium, Gerus, Enchelariae, Cerax, Sation dhe Boii.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cramer, John Anthony (1828). Clarendon Press (red.). A geographical and historical description of ancient Greece (në anglisht). Oxford.
- Políbi (Shek.II) Histórias (Políbio)
- Smith, William (1870). Little, Brown and Company (red.). Dictionary of Greek and Roman Geography (në anglisht). Londres.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Livi, Tit (27 - 25 p.e.s.) Ab Urbe condita libri
- Wilkes, John (1995). Blackwell Publishing (red.). The Illyrians (në anglisht). Oxford, UK. ISBN 0-631-19807-5.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)