Jump to content

Diskutim:Shpërthimet në Bejrut (2020)

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shpërthimet në Bejrut (2020). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Është e vërtetë se shpërthimi ka ndodhur në portin e Bejrutit, Bejrut, Liban, por mendoj se do të ishte më mirë të bëhej një diskutim për emrin e artikullit. Në disa gjuhë, në të cilat ekziston ky artikull, titulli i artikullit është i formatit: Shpërthimet në Bejrut 2020/Shpërthimet e Bejrutit 2020, p.sh. enwiki, eswiki, trwiki. Disa gjuhë të tjera janë sipas formatit: Shpërthimet në portin e Bejrutit/Shpërthimet në portin e Bejrutit 2020, p.sh. dewiki, frwiki, ruwiki. Në grupin e fundit përfshihet edhe sqwiki. Unë e mbështes formatin e parë. Mendoj se nuk është e nevojshme të përfshihet "porti" në titull. Kjo e bën titullin goxha të gjatë.

Ju lutem përfshihuni në diskutim! @Qendrimi15, @Sadsadas, @Klein Muçi, dhe të tjerë. - Berishasinan (diskutimet) 5 gusht 2020 10:56 (CEST)[përgjigjuni]

@Berishasinan, unë si fillim njëherë kam dilemën nëse duhet viti apo jo. E kuptoj që ngjarjet aktuale i shoqërojmë zakonisht me vit për të treguar që janë moderne por do të vijë një kohë që s'do të jenë më të tilla dhe atëherë... :/ S'është se ne kemi artikuj të tjerë me shpërthime në Bejrut që të përdorim vitin për t'i dalluar. Për sa i përket pyetjes pastaj, unë jam për Shpërthimet në portin e Bejrutit. Mbase në ditët në vijim kjo mund të marrë dhe një emër tjetër të tipit "Katastrofa e portit në Liban" a ndonjë gjë të ngjashme por për momentin, më duket më mirë "Shpërthimet në portin e Bejrutit". E kuptoj shqetësimin tënd për gjatësinë e titullit por "Shpërthimet në Bejrut" është më i përciptë si titull dhe mund të krijojë ide të gabuara si, për shembull, shpërthime në tërë Bejrutin, sulme terroriste në pjesë të caktuara të tij apo dhe bombardime nga fuqi të tjera. Megjithatë shkaqet e shpërthimeve janë ende të paqarta plotësisht kështu që besoj se do të vendosim më mirë në ditët në vijim. Por hëpërhë unë jam për "Shpërthimet në Portin e Bejrutit" (në të shquarën, ndryshe nga si është tani dhe mbase pa vitin shoqërues). - Klein Muçi (diskutimet) 5 gusht 2020 12:03 (CEST)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, pajtohem për heqjen e vitit, por sërish jam i mendimit se nuk ka nevojë të jetë i shkruar edhe porti. Të paktën për këtë periudhë. Pastaj siç the edhe ti, shohim se si bëjnë edhe me gjuhët tjera. Në të shquarën gjithqysh.
Sa i përket asaj se në sqwiki s'ka një artikull që mund të ngatërrohet me këtë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me artikullin Tërmeti në Shqipëri (2019). Ndonëse nuk ka një artikull tjetër në shqip që ka një emër të ngjashëm, është shkruar edhe viti, duke marrë parasysh se në të ardhmen mund të ndodhë edhe një herë tjetër, larg qoftë. Megjithëse, është shumë e lehtë kjo punë. Thjesht i zhvendos artikujt që nuk u përshtaten titujt. :D
Mund të jetë edhe veç "Shpërthimet në portin e Bejrutit", ashtu siç the. Të presim deri nesër e nëse s'ka një propozim tjetër nga ky diskutim, e zhvendosim nën këtë emër, nëse pajtoheni. - Berishasinan (diskutimet) 5 gusht 2020 14:38 (CEST)[përgjigjuni]
Shpërthimet në portin e Bejrutit (2020) nëse duam ta vendosim dhe vitin (argumentimi yt më lëkundi pak në kundërshtimin e tij). Mendimi im. Por dhe versioni tjetër s'më duket aq keq kështu që, cilindo të pranojë shumica. Edhe pse unë votoj për atë në krye të këtij komenti. - Klein Muçi (diskutimet) 5 gusht 2020 16:09 (CEST)[përgjigjuni]
Personalisht mendoj se viti duhet te shenohet ne cdo ngjarje qe ndodh n bote. Ashtu si te termeti qe ra ne Shqiperi, ashtu si sulmet te Charlie Hebdo etj etj.– Sadsadas (diskutimet) 5 gusht 2020 23:48 (CEST)[përgjigjuni]
Pasi shikova artikullin në gjuhët tjera, gati të gjithë e kanë shtuar vitin. Kështu që ndryshoj mendimin tim në “Shpërthimet e Bejrutit 2020” - Qendrimi15 (diskutimet) 6 gusht 2020 00:05 (CEST)[përgjigjuni]
Shpërthimet në portin e Bejrutit (2020) apo të mos vendoset hiç fjala "port", [Shpërthimet në Bejrut (2020)] se siç e ceka më lart, titulli duket pastaj tepër i gjatë, ndonëse është në diskutim e sipër nëse duhet të jetë në shumës apo në njëjës fjala "shpërthim/e", sepse nuk është e qartë nëse ka qenë veç një shpërthim masiv, apo një shpërthim i vogël dhe pastaj shpërthimi masiv. Diskutimin e gjeni këtu.
Nëse nuk ka kundërshtime të tjera, unë propozoj të zhvendoset nën titullin Shpërthimi në Bejrut (2020) ose Shpërthimet në Bejrut (2020). - Berishasinan (diskutimet) 6 gusht 2020 00:46 (CEST)[përgjigjuni]