Eminem

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Marshall Bruce Mathers III' (I lindur ne 17 tetor, 1972) i njohur me emrin e tij te skenës Eminem (i modifikuar EMINƎM), është një reper amerikan, producent dhe aktor. Eminem fitoi famë menjëherë në 1999 me daljen e albumit kryesor të tij “Slim Shady LP”, me të cilin fitoi dhe çmimin për Rap Albumin më të mirë në Grammy Awards (Viti 2000). Albumi i radhës, The marshall Mathers LP, ishte albumi më shpejt i shitur në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ky i fundit e rriti famën e Eminem-it dhe produksionit të tij, Shady Records, dhe grupit te tij D12.

Albumi "The Marshall Mathers LP" dhe albumi i tij i 4-t "The Eminem Show" fituan gjithashtu çmimin Grammy për Rap Albumin më të mirë, duke e bërë Eminemin artistin e parë që fiton këtë qmim tre herë radhazi, gjë për të cilën Eminemi e ze një vend në librin "Genius World Records". Në vitin 2002, ai fitoi "Academy Award for Best Original Song" (Academy Awards për këngën origjinale më të mirë) me këngën "Lose Yourself", e cila njëkohësisht është edhe sigla e filmit ‘8 Mile’, fim ky i cili rrëfen për jetën e Artistit në fjalë. Lose Yourself u bë kënga #1 e llojit rap për kohën më të gjatë. Pas turneut në vitin 2005, Eminem vazhdoi një pauzë. Albumi i fundit që kishte nxjerrur ishte Encore në vitin 2004. Viti 2009 Shënoi kthimin e tij në Skenë, me albumin e tij ‘Relapse’. Eminem është artisti më i shitur i dekadës së fundit 1999 – 2009, duke thyer një rekord shitjesh me mbi 80 milion albume në mbare botën, me mbi 45 milion kopje të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është një nga më të artistët më të shitur në bote. Eminem është vlerësuar nga revista "Rolling Stone" si një nga "100 Artistët Më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave" si dhe "Artisti i Dekadës" po nga e njëjta revistë. Revista Vibe e nderoi atë me titullin "Reperi më i mirë i të gjitha kohërave" në vitin 2008. Albumi i fundit i artistit është "The Marshall Mathers LP 2", i cili doli në treg më 5 nëntor 2013. Kenga single "Rap God" nga albumi "The Marshall Mathers LP 2" hyri ne librin e rekordeve boterore "Guinness World Records" për hit këngën e cila kishte me shume fjale ne tekst, me rreth 1600 fjale, dhe ne pjesen ku Slim Shady thote 100 fjale për 14 sekonda, qe i bie 6,45 fjale për sekondë ne pjesën "Supersonic Speed". Albumi i ardhshëm i Eminem - Shady XV do te del ne treg me 24 Nëntor 2014, ne bashkëpunim me Shady Records, (Eminem, Slaughterhouse and Yelawolf).

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Marshall Bruce Mathers i treti u lind ne 17 tetor te 1972 ne Shën Josef Misuri. Ai është fëmija i vetëm i Marshall Bruce Mathers Junior dhe Debora Nelson. Debi ishte vetëm 14 kur ajo takoi Bruce-in 18 vjeçar dhe për pak vdiq gjate lindjes 73 oreshe te te voglit. Prindërit e tij ishin ne një bande te quajtur Daddy Warbucks, përpara se mardhenia e tyre te kthehej ne pluhur. Bruci e la familjen pak pasi ata u zhvendosen ne Kaliforni. Nga lidhje te tjera, Bruce pati dy fëmije te tjerë, Majkell dhe Sara, ndërsa Debbi një djalë te quajtur Natan Kejn Nejt Samara. Gjate fëmijërisë, Eminem dhe Debi levizen mes Misurit dhe Michiganit, duke ndenjur rralle ne një shtëpi për me shume se një vit ose dy dhe me shume ne te afërmit e tyre. Ne Misuri ata jetuan ne qytete te ndryshme duke përfshire Shen Josef, Savana, Kansas, deri sa u vendosen perfundimisht ne Warren Michigan kur Eminem ishte 11 vjeç. Si adoleshent, ai i shkruante letra babait e tij. Sipas mamase se tij, te gjitha këto "i ktheheshin dërguesit". Shokët dhe shoqëria e përcaktonin Eminem si një fëmije te lumtur por "pak te vetmuar" qe shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë. Njëherë një djalë me emrin Deangelo Bailey, e rrahu Eminemin aq keq sa ai pësoi një carje te madhe ne koke. Kështu Debi e hodhi ne gjygj shkollën ne 1982 por çështja u mbyll vitin tjetër.

Eminemi shpenzoi shumicen e viteve te tij te shkolles ne nje klase me njerez me ngjyre ne lagjet e Detroitit. Debi dhe djali i saj ishin nje ga tre të bardhet qe jetonin ne ate bllok, dhe Eminemit i eshte dashur te perballet dhe te rrihet nga Afro-Amerikanet disa here. Si femije, Eminemi zhvilloi nje interes ne tregimin e historive dhe donte te behej nje shkrimtar librash komike, perpara se te zbulonte hip-hopin. Eminemi degjoi kengen e pare rrep Reckless te Ice-T ne moshen nente vjecare ne albumin "Breakin", te cilin e mori si dhurate nga gjysme vellai i Debit, Ronald Polikinghorn. Roni kryeu vetevrasje 10 vjet me vone. Humbja ndikoi aq shume te Eminem saqe ai nuk fliste per disa dite dhe rrinte tek varri i tij. Jeta e tij ne shtepi ishte shume e paqendrueshme dhe Eminem disa here zihej me nenen e tij, e cila ishte pershkruar nje here nga nje psikolog sikur kishte „ nje personalitet shume te dyshimte dhe paranojak“. Debi iu kunderpergjigj cdo mendimi qe ajo nuk ishte mamaje ideale per Eminem kur i biri u be i famshem, duke thene se ajo ishte pergjegjese per suksesin e tij. Ne 1987, Debi lejoi Kim Skot te rrinte ne shtepine e tyre ; disa vjet me vone Eminem dhe Kim do te kalonin ne nje mardhenie te lekundur. Pasi kaloi tre vjet ne klasen e 9 si pasoje e notave te tij te keqija, ai e la Shkollen e mesme Linkoln ne moshen 17. Gjithsesi ai ishte shume i interesuar ne Anglisht dhe ne literature, duke lene pas dore matematiken dhe lendet e tjera. Ai ka punuar ne pune te ndryshme per te ndihmuar mamane e tij te paguante faturat. Kur ajo ikte per te luajtur Bingo, Eminem e ngrinte zerin e majtofonit ne maksimum dhe shkruante tekste.

Ne moshe 14 vjecare, ai filloi te bente rrep me shokun e tij te shkolles Mike Ruby, duke mbajtur emrat Manix Dhe M&M, e cila me vone u shnderrua ne Eminem. Eminem u rrit dhe ishte gati per te provuar aftesite e tij ne lagje Osborn, me shokun e tij Proof per beteja rrepi. Te shtunave, dy shoket merrnin pjes ne garen e Hip HOP Shop, e cila ndodhej ne West 7 Mile. Kjo pike konsiderohej si tabani i skenes se rrepit ne Detroit. Duke u munduar te terhiqte vemendje ne indrustine "e zeze“ ai morri audience te hip hopit Underground. Qe te vendoste strofa te bukura, Eminem donte te rimonte cdo fjale ndaj shkruante fjale dhe shprehje te medha kudo, siper poshte dhe ne cdo cep te fletes. Edhe pse gjerat zakonisht dukeshin pa kuptim, stervitja e ndihmoi ate te permiresohej. Duke u bazuar ne ritjen e profilit dhe reputacionit te tij, ai iu bashkua disa grupeve te rrepit. I pari ishte New Jacks, dhe pasi e perjashtuanai iu bashkua Soul Intent, qe leshoi nje single ne 1995. Single ishte edhe me proofin, dhe dy rreperat iu bashkuan D12, nje grup me 6 veta.

Eminem u lancua me nje kenge te paperfunduar ne label-in e DR DRE. Pasi DRE vuri retalentin e pamase te Eminem, ai vendosi te firmoste kontraten me te. Eminem regjistroi dy albumet e tij te para INFINITE dhe THE SLIM SHADY LP, e cuan rreperin nga detroiti drejt suksesit. Ne vitin 2000-02 Eminem arriti kulmin e karrieres se tij me albumet "THE MARSHALL MATHERS LP" dhe "THE EMINEM SHOW". Fama e tij arriti nderkombetarizimin.

Gjate viteve 2004 2009 Eminem pati caste depresive te cilat u pasqyruan ne albumin e tij "Relapse". Per shkak te problemeve te tij me drogat, ai u mundua disa here te vriste veten por kurre nuk e coi deri ne fund. Sot Eminem esht absolutisht nje nga rreperat me te medhenj te te gjitha koherave. Me 10 albume te suksesshme dhe mbi 90 milion albume te shitura ne mbare boten, Eminem akoma i cmend fansat e tij sa her del me ndonje kenge. Albumi i tij i fundit i lançuar ne nentor te 2013 i quajtur THE MARSHALL MATHERS LP 2, eshte me te vertet albumi qe çdo Stan e priste.

Jeta private[redakto | redakto tekstin burimor]

Marshall Mathers ështe bere shpesh here subjekti i shume mbikeqyrjeve ne jeten personale. Ai është martuar dy here me Kimberley Anne Scott, te cilen e njohu ne shkolle te mesme. Ata filluan marredhenien e tyre shpesh here te nderprere ne 1989, dhe u martuan ne 1999. Divorci i pare ishte ne 2001. Ne vitin 2000, Scott tentoi vetvrasje dhe e paditi repistin per nje pasqyrim te shpikur te vdekjes se saj ne kengen “Kim”. Ata u martuan ne 2006 duke u divorcuar perseri ne ne me pak se 3 muaj, duke rene dakord per te ndare kujdestarine e vajzes se tyre, Hailie Jade Scott (e lindur ne 25 dhjetor 1995). Hailie Scott është bere shpeshhere referimi dhe tipari kryesor ne shume kenge te Eminem-it, si “97 Bonnie & Clyde”, “Hailie’s Song”, “My Dad’s Gone Crazy”, ”Mockingbird”, “Forgot About Dre”, “Cleanin’ Out My Closet”, “When I’m Gone”, “Déjà Vu” dhe “Beautiful”.

Mathers ka adoptuar edhe dy vajza : Alaina Lainey Mathers, vajzen e motres se Kim-it, dhe Whitney Mathers, vajzen e gruas se tij (thjeshtren e tij).

Probleme me ligjin[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne 1999 mamaja e Eminem, paditi ate per 10 milione dollare amerikan duke pretenduar se e ka pergojosur ne tekstet e tij te Slim Shady LP, ajo fitoi vetem US$ 1.600 si demshperblim ne vitin 2001.

Mathers është arrestuar me 3 qershor 2000 gjate nje zenke ne nje dyqan makinash ne Royal Oak, Michigan, me Daglas Dail, ku ai nxorri nje arme te pambushur dhe e drejtoi ate ne toke. Diten ne vazhdim, ne Warren, Michigan ai tha se kishte pare gruan e tij Kim, duke puthur mburravecin John Guerrera ne nje parking te Hot Rock Café prandaj Eminem e sulmoi ate. Atij ju dhane dy vjet liri me kusht per te dyja ngjarjet.

Ne veren e 2001, telashet ligjore te Mathers-it vazhduan, kur atij ju dha stazh per akuza me arme te provuara nga nje punonjes I Psychopatich Records, duke i dhene atij gjobe prej $ 2000 si edhe disa ore sherbime individuale te komunitetit.

Ne 2007 muzika e Eminem publikoi kompanine Eight Mile Style LLC se bashku me Martin Affiliated, kunder Apple, Inc dhe Aftermath Entertainment duke thene se ai nuk kishte autoritetin e duhur per te negociuar me Apple per nje shkarkim dixhital te 93 kengeve te Eminem ne sherbimet iTune te Apple. Ceshtja e Apple shkoi ne gjyq ne fund te shtatorit dhe u zgjidh disa dite me vone ne favor te Eminem.

Problemet me drogen[redakto | redakto tekstin burimor]

Shoku i tij i grupit D12, Proof tha publikisht se Mathers nuk ishte ne varesi te alkoolit dhe droges qe ne 2002. Megjithate ai iu kthye pilulave te tij te gjumit ,,zolpidem,, qe te lehtesohej nga problemet me gjumin. Kjo i shkaktoi Eminem-it pezullimin e turneut te tij ne Europe, Anger Managament, pasi ai u trajtua per rehabilitim nga nje “varesi e medikamenteve te gjumit”. Ne 2009, ne intervisten e talk-show-it me britanikun Jonathan Ross, Mathers pranoi se ne nje faze te larte “drogimi” ai kishte tentuar vetvrasje, duke thëne : “Unë nuk isha duke u kujdesur mjaft për veten, prandaj doja thjesht ti jepja fund”. Ai gjithashtu konfirmoi se tani është rehabilituar dhe duke thëne : “Rapi është droga ime... prandaj unë u detyrova tju drejtohesha gjerave te tilla qe te me bënin te ndjehesha mire. Tani rap-I ma bën këtë serish. ”EMINEM (the best)

Konflikti me Mariah Carey[redakto | redakto tekstin burimor]

Eminem ka shkruar disa kenge duke ju referuar nje marredhenieje me Mariah Carey, megjithese ajo e mohon kete. Kenget qe kan ate ne qender te vemendjes perfshijne “Superman”, “Jimmy Crack Corn”, “Bagpipes from Baghdad”, “The Warning”. Kur Eminem nxori ne treg “Superman” ne 2003, Mariah nxori nje kenge ne albumin e saj Charmbracelet te titulluar “Clown” dhe te ngjahme me hitin e 2009 “Obsessed”.

“Bagpipes from Baghdad” e Eminem nga albumi I tij Relapse ndoshta esht diss-I I tij me I mire ndaj Mariah per polemikat qe shkaktoi. Kenga I drejtohet Mariah dhe bashkeshortit te saj Nick Cannon. Ai iu pergjigj Eminem-it duke thene se karriera e tij esht bazuar ne nje “fanatizem racist” dhe se ai mund te hakmerrej ndaj Eminem duke u tallur se ai mund ti kthehej rappit. Me vone Eminem konstatoi se cifti e kishte keqiterpretuar kengen e tij. Cannon tha se ai thjesht shprehu mendimin e tij per kengen.

Ne 2009 Mariah Carey nxori ne treg kengen “Obsessed” te cilën ja kushton një burri te fiksuar për te pasur një marrëdhënie me te. Cannon tha se kënga nuk ishte një fyerje drejtuar Eminem, ndërsa ky i fundit ne fund te korrikut 2009 publikoi këngën ”The Warning” e cila ishte një fyerje direkte për Nick-un dhe Mariah dhe përmbante mostra zëri qe nuk ishin te Mariah, por te një aktoreje kompetente.

Ego të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Eminem përdorte edhe emra të tjerë në këngët e tij. Emri i tij tjetër më i njohur ishte Slim Shady, ashtu si emri i albumit të tij të dytë (Slim Shady LP). Ndërmjet këtij personaliteti bëhej i dhunshëm dhe komik.

Një tjetër karakter i tij ishte dhe Ken Kaniff. Personaliteti i Ken Kaniff është një homoseksual që Eminem e pëdorte në këngët e tij për të talluar personazhe të tjerë. Ky personalitet është përdorur në albumet e Eminem përveç albumit të parë (Infinite) dhe albumit të fundit (Recovery).

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

Eminem[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Infinite - 1996
  • The Slim Shady LP - 1999
  • The Marshall Mathers LP - 2000
  • The Eminem Show - 2002
  • Encore - 2004
  • Relapse - 2009
  • Recovery - 2010
  • The Marshall Mathers LP 2 - 2013

Grupi D12[redakto | redakto tekstin burimor]

  • The Underground EP - 1997
  • The Devils Night - 2001
  • D12 World - 2004
  • Bad Meets Evil:
  • Hell: The Sequel

External[redakto | redakto tekstin burimor]