Energjia diellore e përqendruar




Energjia diellore e përqëndruar e njohur gjithashtu edhe si energjia diellore termike është sistem i gjenerimit të energjisë diellore duke përdorur pasqyra ose lente të përqëndruara në një fushë të madhe të diellit mbi një marrës.[1] Energjia elektrike gjenerohet kur drita e përqendruar konvertohet në nxehtësi (energjia termike diellore), e cila drejton një motor ngrohjeje (zakonisht një turbinë me avull) të lidhur me një gjenerator të energjisë elektrike[2][3][4] ose që fuqizon një reaksion termokimik.[5][6][7]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Energjia e përqëndruar kishte një kapacitet total të instaluar global prej 5,500 MW në vitin 2018, nga 354 MW në vitin 2005. Spanja përbënte pothuajse gjysmën e kapacitetit të botës, në 2300 MW, pavarësisht se asnjë kapacitet i ri nuk ka hyrë në funksionim tregtar në vend që nga viti 2013.[8] Pasojnë Shtetet e Bashkuara me 1740 MW. Interesi është gjithashtu i dukshëm në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, si dhe në Indi dhe Kinë. Tregu global fillimisht u dominua nga impiantet parabolike, të cilat përbënin 90% të impianteve të energjisë diellore termike.[9] Që nga viti 2010, sistemi me kulla qendrore të energjisë diellore termike është favorizuar në impiantet e reja për shkak të funksionimit të saj me temperaturë më të lartë - deri në 565 °C (1,049 °F) kundrejt maksimumit prej 400 °C (752 °F) – që premton efikasitet më të madh.
Ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore termike janë Impianti i Energjisë Diellore Ivanpah (392 MW) në Shtetet e Bashkuara, e cila përdor teknologjinë e kullave të energjisë diellore pa ruajtje të energjisë termike, dhe Stacioni Diellor i Energjisë Diellore Ouarzazate në Marok, i cili kombinon teknologjitë e lugëve dhe kullave për një total prej 510 MW me disa orë ruajtje të energjisë.
Si një termocentral gjenerues i energjisë termike, energjia diellore e përqëndruar ka më shumë të përbashkëta me termocentralet të tilla si qymyri, gazi ose edhe impiantet gjeotermale. Një impiant i përqëndruar mund të inkorporojë ruajtjen e energjisë termike, e cila ruan energjinë ose në formën e nxehtësisë së ndjeshme ose si nxehtësi latente (për shembull, duke përdorur kripë të shkrirë), e cila u mundëson këtyre impianteve të vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike sa herë që nevojitet, ditën ose natën. Kjo e bën sistemin e pëqëndruar termik një formë të energjisë së dispeçueshme diellore. Energjia e rinovueshme e dispeçueshme është veçanërisht e vlefshme në vendet ku tashmë ka një depërtim të lartë të fotovoltaikëve (PFV), si për shembull Kalifornia[10] sepse kërkesa për energji elektrike arrin kulmin afër perëndimit të diellit, ashtu si kapaciteti PFV zvogëlohet (një fenomen i referuar si kurba e rosës).[11]
Energjia e përqëndruar termike shpesh krahasohet me diellin fotovoltaik (PFV) pasi që të dy përdorin energji diellore. Ndërsa PFV diellore përjetua rritje të madhe në vitet e fundit për shkak të çmimeve në rënie,[12][13] Rritja e impianteve të energjisë së përqëndruar termike diellore ka qenë e ngadaltë për shkak të vështirësive teknike dhe çmimeve të larta. Në vitin 2017, elektranat termike përfaqësonin më pak se 2% të kapacitetit të instaluar në mbarë botën të impianteve të energjisë diellore.[14] Megjithatë, ky sistem mund të ruajë më lehtë energji gjatë natës, duke e bërë atë më konkurrues me gjeneratorët e dispeçueshëm dhe impiantet e ngarkesës bazë.[15][16][17][18]
Projekti DEWA në Dubai, në ndërtim e sipër, në vitin 2019, mbante rekordin botëror për çmimin më të ulët të energjisë së përqëndruar termikje në vitin 2017 me 73 USD për MWh[19] për projektin e tij të kombinuar 700 MW lugje dhe kulla: 600 MW lugë, 100 MW kullë me 15 orë të ruajtjes së energjisë termike çdo ditë. Tarifa e energjisë diellore të përqëndruar e ngarkesës bazë në rajonin jashtëzakonisht të thatë Atacama të Kilit arriti nën 50 dollarë/MWh në ankandet e vitit 2017.[20][21]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baldizon, Roberto (2019-03-05). "Innovations on Concentrated Solar Thermal Power". Medium (në anglisht). Marrë më 2020-01-18.
- Boerema, Nicholas; Morrison, Graham; Taylor, Robert; Rosengarten, Gary (1 nëntor 2013). "High temperature solar thermal central-receiver billboard design". Solar Energy (në anglisht). 97: 356–368. Bibcode:2013SoEn...97..356B. doi:10.1016/j.solener.2013.09.008.
- Law, Edward W.; Prasad, Abhnil A.; Kay, Merlinde; Taylor, Robert A. (1 tetor 2014). "Direct normal irradiance forecasting and its application to concentrated solar thermal output forecasting – A review". Solar Energy (në anglisht). 108: 287–307. Bibcode:2014SoEn..108..287L. doi:10.1016/j.solener.2014.07.008.
- Law, Edward W.; Kay, Merlinde; Taylor, Robert A. (1 shkurt 2016). "Calculating the financial value of a concentrated solar thermal plant operated using direct normal irradiance forecasts". Solar Energy (në anglisht). 125: 267–281. Bibcode:2016SoEn..125..267L. doi:10.1016/j.solener.2015.12.031.
- "Sunshine to Petrol" (PDF) (në anglisht). Sandia National Laboratories. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 shkurt 2013. Marrë më 11 prill 2013.
- "Integrated Solar Thermochemical Reaction System" (në anglisht). U.S. Department of Energy. Marrë më 11 prill 2013.
- Wald, Matthew L. (10 prill 2013). "New Solar Process Gets More Out of Natural Gas". The New York Times (në anglisht). Marrë më 11 prill 2013.
- Boerema et al. 2013, fq. 356–368
- Deign, Jason (24 qershor 2019). "Concentrated Solar Power Quietly Makes a Comeback". GreenTechMedia.com (në anglisht).
- Chris Clarke. "Are Solar Power Towers Doomed in California?". KCET (në anglisht).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "How CSP Works: Tower, Trough, Fresnel or Dish". SolarPACES (në anglisht). 12 qershor 2018. Marrë më 29 nëntor 2019.
- ↑ Boerema et al. 2013, fq. 356–368
- ↑ Law et al. 2014, fq. 287–307
- ↑ Law, Kay & Taylor 2016, fq. 267–281
- ↑ "Sunshine to Petrol" (PDF) (në anglisht). Sandia National Laboratories. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 shkurt 2013. Marrë më 11 prill 2013.
- ↑ "Integrated Solar Thermochemical Reaction System" (në anglisht). U.S. Department of Energy. Marrë më 11 prill 2013.
- ↑ Wald 2013
- ↑ "Concentrated Solar Power increasing cumulative global capacity more than 11% to just under 5.5 GW in 2018" (në anglisht). Marrë më 18 qershor 2019.
- ↑ Sawin, Janet L. & Martinot, Eric (29 shtator 2011). "Renewables Bounced Back in 2010, Finds REN21 Global Report". Renewable Energy World (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2011.
- ↑ "New Chance for US CSP? California Outlaws Gas-Fired Peaker Plants" (në anglisht). Marrë më 23 shkurt 2018.
- ↑ Deign 2019
- ↑ "As Concentrated Solar Power bids fall to record lows, prices seen diverging between different regions" (në anglisht). Marrë më 23 shkurt 2018.
- ↑ Chris Clarke. "Are Solar Power Towers Doomed in California?". KCET (në anglisht).
- ↑ "After the Desertec hype: is concentrating solar power still alive?" (në anglisht). Marrë më 24 shtator 2017.
- ↑ "CSP Doesn't Compete With PV – it Competes with Gas" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 4 mars 2018.
- ↑ "Concentrated Solar Power Costs Fell 46% From 2010–2018" (në anglisht). Marrë më 3 qershor 2019.
- ↑ "UAE's push on concentrated solar power should open eyes across world" (në anglisht). Marrë më 29 tetor 2017.
- ↑ "Concentrated Solar Power Dropped 50% in Six Months" (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2017.
- ↑ Reuters (20 shtator 2017). "ACWA Power scales up tower-trough design to set record-low CSP price". New Energy Update / CSP Today (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2020. Marrë më 29 nëntor 2019.
{{cite web}}:|last=ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ↑ "SolarReserve Bids CSP Under 5 Cents in Chilean Auction" (në anglisht). Marrë më 29 tetor 2017.
- ↑ "SolarReserve Bids 24-Hour Solar At 6.3 Cents In Chile" (në anglisht). CleanTechnica. 13 mars 2017. Marrë më 14 mars 2017.