Epoka e artë e animacionit amerikan
Appearance
(Përcjellë nga Epoka e artë e animacionit amerikanë)
Epoka e artë e animacionit amerikan ishte një periudhë në historinë e animacionit amerikan që filloi me ardhjen e karikaturave me zë në vitin 1928 dhe vazhdoi deri në vitin 1960, kur animacionet e shkurta teatrale filluan të humbnin popullaritet kundër mediumit të ri televiziv. Animacioni pas kësaj epoke, sidomos në televizion, u prodhua në buxhet më të ngushtë dhe me teknika më të kufizuara me viteve 1950 dhe 1980.
Shumë personazhe të famshme sot hynë në skenë gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë:
- nga Walt Disney: Miushi Mickey, Rosaku Donald, Pata Daisy, Goofy, dhe Pluto
- nga Fleischer Studios: Popeye, Betty Boop, dhe Supermeni
- nga Warner Bros.: Bugs Bunny, Patoku Daffy, Porky Pig, Uilli I. Kojota dhe Zogu Vrapues, Tweety, Sylvester, dhe Djalli Tazmanian
- nga Walter Lantz: Woody Woodpecker dhe Chilly Willy
- nga UPA: Z. Magoo,
- nga DePatie-Freleng: Pantera Rozë dhe Inspektori
- nga MGM: Tom dhe Jerry e Droopy
Animacionet e gjata gjithashtu filluan gjatë kësaj periudhe, sidomos filmat e para të Walt Disneyt: Borëbardha dhe shtatë xhuxhat, Pinoku, Fantasia, Dumbo dhe Bambi.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |