Frekuenca
Frekuenca është numri i ndodhive, të një ngjarje të përsëritur, për njësi kohe. Asaj zakonisht i referohet si frekuencë kohore. Perioda është kohëzgjatja e një cikli në një ngjarje e përsëritur, kështu që perioda është e anasjellta e frekuencës. Si shembull, viti është perioda e orbitës së Tokës rreth Diellit.[1] [2]
Për shembull, nëse zemra rreh me një frekuencë prej 120 rrahjesh në minutë, perioda T- intervali i përsëritjes së rrahjes- është gjysëm sekonde, sepse në kaq kohë ndodh një rrahje. Frekuenca është një parameter i rëndësishëm i përdorur në shkencë dhe inxhinieri për të specifikuar shkallën e lëkundjes (oshilimit) dhe dukurive dridhëse (vibruese) si dridhjet mekanike, sinjalet audio (tingulli), valët e radios dhe drita.
Përcaktimi dhe njësitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një njësi tradicionale e matjes e përdorur me pajisje mekanike është rrotullim për minutë, e shkurtuar si RPM. 60 RPM janë të barabarta me një herc.[3]
Perioda, zakonisht e dhënë me simbolin T, është gjatësia e kohës e marrë prej një cikli , dhe është reciprokja e frekuencës f:
Njësia SI për periodën është sekonda. Njësia SI e frekuencave është herc (Hz), e cila përcaktohet si një cikël për sekondë.
Madhësitë e lidhura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Frekuenca këndore, zakonisht e shënuar me gërmën greke ω (omega) përcaktohet si shkalla e ndryshimit të zhvendosjes këndore (gjatë rrotullimit), θ (theta) ose shkalla e ndryshimit të fazës së një vale sinusoidale ose si shkalla e ndryshimit të argumentit të funksionit sinus:
Njësia e frekuencës këndore është radian për sekondë (rad/s), por për sinjale kohore diskrete, mund të shprehet edhe si radian për interval kampionimi, e cila është një madhësi pa dimension. Frekuenca këndore është frekuenca e shumëzuar me .
- Frekuenca hapësinore, e shënuar me , është analogia e frekuencës kohore, por me matjen hapësinore që zëvëndëson matjen kohore:
Përhapja e valës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për valët periodike në mjedise joshpërhapëse (pra mjedise në të cilat shpejtësia e valës është e pavarur nga frekuenca), frekuenca ka një lidhje të anasjelltë me gjatësinë e valës, (lambda). Edhe në mjedise shpërhapëse, frekuenca e një vale sinusoidale është e barabartë me shpejtësinë e fazës të valës thyer për gjatësinë e valës:
Në rastine valëve elektromagnetike në vakum, atëherë , ku është shpejtësia e valës në vakum, shprehja kthehet në:
Kur valët monokromatike (të një frekuence) kalojnë nga një mjedis në tjetrin frekuenca nuk ndryshon, ndryshojnë shpejtësia dhe gjatësia e valës.
Shikoni gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Giancoli, D.C. (1988). Physics for Scientists and Engineers (bot. 2nd). Prentice Hall. ISBN 013669201X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- ^ Sidereal year Shikoni percaktimin e vitit sideral.
- ^ The duration of the true solar day
- ^ Davies, A. (1997). Handbook of Condition Monitoring: Techniques and Methodology. New York: Springer. fq. 275. ISBN 9780412613203.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- National Research Council of Canada: Femtosecond comb; The measurement of optical frequencies
- Conversion: frequency to wavelength and back Arkivuar 11 mars 2012 tek Wayback Machine
- Conversion: period, cycle duration, periodic time to frequency
- Keyboard frequencies = naming of notes - The English and American system versus the German system
- Teaching resource for 14-16yrs on sound including frequency Arkivuar 13 mars 2012 tek Wayback Machine
- A simple tutorial on how to build a frequency meter
- Frequency - diracdelta.co.uk - javascript calculation.