Jump to content

Futbolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Futbollist)
Loja e futbollit
Në futboll, qëllimi themelor i tifozëve është të inkurajojnë skuadrën e tyre gjatë ndeshjes

Futbolli i shoqatës, njohur zakonisht si futboll, është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë (10 lojtarë dhe nga një portier) me një top sferik për 90 minuta apo një orë e gjysëm. Kjo lojë luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën dhe më të preferuarin. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët e fundit të saj. Qëllimi i kësaj loje është të shënosh sa më shumë gola në portën kundërshtare.

Portierët janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohës që janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të pasuar ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nëse rezultati është i barabartë deri në fund të ndeshjes, ndeshja ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në gjuajtjet e penalltisë duke zbatuar formatin e kompedicionit. Rregullat e futbollit janë vendosur në derin e anglisë ne Angli nga Federata Angleze e Futbollit në vitin 1863. Organi qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit e cila organizon Kupën e Botës një herë në katër vite.[1]

Historia e futbollit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas FIFA-s, loja konkurruese kineze cuju (蹴鞠, fjalë për fjalë "goditje e topit") është forma më e hershme e futbollit për të cilën ka prova. [4] Lojtarët e Cuju mund të përdorin çdo pjesë të trupit përveç duarve dhe qëllimi ishte të gjuante një top përmes një hapjeje në rrjetë. Ishte jashtëzakonisht e ngjashme me futbollin modern, megjithëse ndodhi ngjashmëri me rugby. [15] [16] Gjatë dinastisë Han (206 para Krishtit - 220 pas Krishtit), lojërat e cuju u standardizuan dhe u vendosën rregulla. [15]

Informacione të rëndësishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një skuadër Futbolli përbëhet nga 11 lojtarë në fushën e blertë. Për herë të parë është luajtur më 19 dhjetor 1863. Futbolli për meshkuj si lojë olimpike është zhvilluar më 1900 ndërsa për vajza më 1996. Kohëzgjatja e një loje është 90 minuta plus minuta shtesë. Për të shënuar një gol duhet të çosh të gjithë topin brenda portës kundërshtare. Çdo skuadër duhet të ketë lojtarë dhe trajner.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "2002 FIFA World Cup TV Coverage". FIFA (në anglisht). 5 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2006. Marrë më 6 janar 2008.